Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, February 3, 2013

Në Osllare të Bujanocit dëmtohen varrezat e shqiptarëve

Në fshatin Osllare, komuna e Bujanocit, mbrëmë në varrezat shqiptare të familjeve Selmani, Rashiti dhe Shabani janë dëmtuar disa nga gurët e përmendores, njofton policia e Vranjës.

"Në këtë moment kemi vetëm të dhënat se janë dëmtuar disa përmendore në fshatin Osllare. Më shumë të dhëna do të kemi më vonë, duke pasur faktin se organet e hetuesisë dhe policia gjenden në teren" ka thënë zëdhënësi i policisë së Vranjës Dragan Stamenkoviq.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Osllare Naser Bajrami ka thënë se asnjëherë nuk mbahet në mend se jo vetëm në Osllare po edhe në Bujanoc të ndodh një gjë e tillë, pasi tek shqiptarët varrezat janë të shenja dhe askush nuk i prek.

"Janë dëmtuar 10 varreza të familjeve Selmani, Rashiti dhe Shabani. Në këtë vend të gjithë jemi habitur me këtë ngjarje. Ne në bashkësinë lokale e denojmë rëndë kët akt barbar dhe ftojmë organet kompetente që sa më të parë të zbuloj ata që kanë kryer këtë vepër dhe ti denoj sa më rëndë" ka thënë Bajrami për presheva.com.

Fshati Osllare gjendet rreth 5 kilometra në jugperëndim të Bujanocit.

Sç ka thënë kryetari i Bashkësisë lokale, në këtë fshat jetojnë 1300 banorë, prej tyre 900 shqiptarë dhe 400 serb.