PLAKA MUSLIMANE DHE ATEISTI Një grua e moshuar jetonte vetëm, nuk kishte të afërm dhe ishte e varfër. Përreth saj nuk kishte askënd t’i ndihmonte përveç një fqinji i cili nuk besonte në Zot. Kur ajo dilte në oborrin e saj shpesh lutej me zë: "Allahu Ekber! O Allah! Unë besoj në Ty, të lutem më ndihmo!" Ndërsa ateisti kur e dëgjonte e nxirrte kokën nga dritarja dhe bërtiste: "Nuk ka Zot! Zoti nuk ekziston! " Një ditë, ajo doli përsëri në oborr dhe duke u lutur tha zëshëm: "O Allah, unë e di, se këtë javë Ti do të më furnizosh me ushqim të mjaftueshëm! " Ditën tjetër kur ajo doli jashtë gjeti katër çanta të mëdha të mbushura me gjëra ushqimore në pragun e shtëpisë. I mori ato, i futi brenda dhe doli përsëri dhe tha: "Të falënderoj o Allah! Isha e bindur se Ti ma plotëson lutjen time!’’ Atëherë ateisti i cili tërë kohën kishte qenë i fshehur tek një shkurre kërceu jashtë dhe i tha: "Ahaaa! Allahu nuk t’a solli ushqimin aty! Unë kam qenë ai! Pra, kjo dëshmon se nuk ka Zot!" Gruaja e vjetër duke e shikuar ateistin buzëqeshi dhe tha: ’’O Allah të dua shumë! Ti jo vetëm se më dhurove ushqime por madje e paske detyruar shejtanin t’i paguajë ato!’’ / E MARRË NGA PROFILI I NJË VËLLAU /