Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, February 3, 2013

Mblidhet shuma e kërkuar për Naronin e vogël

Prishtinë, 02 shkurt 2013
Për një javë janë mbledhur 150 mijë euro. Krejt kjo fal solidaritetit dhe mbështetjes së jashtëzakonshme për t’i dal në ndihmë Naronit, vogëlushit 5 muajsh i cili kishte nevojë për t’u operuar jashtë vendit, ngase vuan nga një sëmundje në mëlçi.Këto para tashmë janë mbledhur dhe mjaftojnë për të kryer operacionin dhe për mbuluar shpenzimet e hospitalizimit.Me gjithë vështirësitë e mëdha ekonomike, qytetarë të shumtë, biznese dhe organizata të ndryshme nga Kosova dhe diaspora nuk kanë kursyer për të mbështetur Naronin që të vazhdoj buzëqeshjen. Ekipi i mjekëve në Gjermani ka nisur përgatitjet dhe operacioni pritet të bëhet gjatë javëve në vijim.Koordinatori i iniciativës, Zgjim Sojeva ka pohuar për Kosovapress, se në ditët në vijim do të bëjmë publike gjendjen përfundimtare të llogarisë bankare, si dhe dëshminë e transferimit të mjeteve drejtpërdrejt në spitalin gjerman.“Gjithashtu, ju sigurojmë që çdo cent i mbledhur për Naronin, që tejkalon shumën e shpenzimeve për operacionin e tij, do të dedikohet për ndonjë rast tjetër të ngjashëm ose do t’i jepet si donacion jetimores së qytetit. Edhe për këtë do sigurohemi që të bëjmë publik transaksionin bankar”, ka thënë Sojeva.Miqtë e familjes së Naronit të cilët kanë marrë iniciativën që të angazhohen me aq sa kanë mundësi për të kërkuar ndihmë që të sigurojnë mjete e nevojshme, dhe shprehin besimin se ky rast por edhe shumë fëmijëve të tjerë, të shërbej si thirrje për të nisur një peticion qytetar drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të rritet presioni për krijimin e Sistemit të Sigurimeve Shëndetësore, si zgjidhje e qëndrueshme e këtij problemi.Naroni i vogël është i ekzaminuar se ka ngushtimin e kanaleve biliare, kështu që bila toksike, e cila prodhohet në mëlçi nuk mund të rrjedhë dhe dëmton mëlçinë. Diagnoza tregon për “cirozë të mëlçisë”.Dëmtimi i mëlçisë tashmë ka filluar dhe është i pandalshëm dhe kërcënues për jetën e tij. Atij duhet t’i bëhet transplanti i mëlçisë, procedurë kjo që duhet të bëhet brenda vitit të parë të lindjes për të qenë i suksesshëm. Tashmë doktorët kanë filluar përgatitjet për operimin e tij. /Kosovapress/