Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, February 3, 2013

Qumështi i nënës është një përzierje e pakrahasueshme që shërben si burim ushqimor i shkëlqyeshëm për foshnjen e porsalindur dhe rrit rezistencën ndaj sëmundjeve. As ushqimi artificial për fëmijë i prodhuar nga teknologjia e ditëve tona nuk mund ta zëvendësojë këtë burim ushqimi të mrekullueshëm. Çdo ditë zbulohen dobi të reja që përmban qumështi i nënës për fëmijën. Një prej argumenteve që shkenca ka zbuluar rreth qumështit të nënës është se pirja e tij gjatë dy viteve të para të jetës ka dobi mjaft të madhe. 19 Në Kuran jepet një lajm mjaft i rëndësishëm 14 shekuj më parë në lidhje me këtë fakt të zbuluar nga shkenca vetëm kohët e fundit: ”Nënat duhet t’i ushqejnë foshnjat e tyre për dy vjet me radhë…” (El-Bekare 233) ”Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit, sepse nëna e vet e mbajti në barkun e saj, me vështirësi pas vështirësie dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Ji mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, sepse tek Unë është kthimi juaj.” (Lukman 14) ADM A-B