Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Monday, February 18, 2013

Rënja nga pushteti i shtatë kryetarëve të vendeve arabe është prej shenjave të mëdha të Kijameti''


Pyetja:
E kam lexuar në internet një temë për shenjat e mëdha të Kijametit dhe dëshiroj t'ua tregoj hadithin që të më tregoni vërtetësinë e tij.
Në hadith përmenden dhjetë shenjat e mëdha të Kijametit:

1 - Rënja nga pushteti i shtatë kryetarëve të vendeve arabe
2 - Ardhja e Imam Mehdiut
3 - Dalja e Dexhxhallit
4 - Zbritja e Isës alejhi selam
5 - Dalja e Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve
6 - Lindja e diellit nga perendimi
7 - Mbyllja e derës së pendimit
8 - Dalja e kafshës e cila do t'i vulos bësimtarët
9 - Shfaqja e mjegullës për dyzet ditë, nga e cila do të vdes çdo besimtar
10- Dalja e një zjarri të madh shaktërrues.
Presim përgjigje në menyrë që të mos përhapen hadithet e paskata e që nuk janë transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi we selem?!
Përgjigjja:
Falënderimi i takon vetëm Allahut subhanehu we te'Ala, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin salAllahu alejhi we selem, mbi familjen e tij, mbi shkoët e tij dhe mbi gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari vëlla Allahu të shpërbleftë me të gjitha të mirat për kujdesin tënd që ke ndaj kuptimit të vërtetës dhe xhelozisë ndaj sunnetit të Pejgamberit salAllahu alejhi we selem.
Shenjat e mëdha të Kijametit janë çështje të mëdha dhe janë argument se është afruar Kijameti, ato vijnë njëra pas tjetrës: P.sh. nëse është shfaqur një shenjë, tjetra vjen menjëherë pas saj. Shenjat e Kijametit janë dhjetë: Dalja e Dexhxhallit, zbritja e Isës alejhi selam, Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët, tri shafitjet e tokës (një në lindje, një në perendim dhe tjetra në xhezirën arabe), Tymi, Lindja e diellit nga perendimi, kafsha që del nga toka, dhe shfaqja e zjarrit i cili do t'i tubojë njerëzit.
Është transmetuar në 'Sahih' nga Hudhejfe bin Esed el-Gafarij, se ka thënë: „Doli një ditë Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ndërsa ne ishim duke biseduar dhe tha: Ç’farë po bisedoni?“ Thamë: „Po bisedojmë për Kijametin“ Tha (Pejgamberi salAllahu alejhi we selem): „Kijameti nuk do të ndodhë, derisa të shfaqen dhjetë shenja para tij“ dhe i përmendi: „Tymi, Dexhxhalli, lindja e diellit nga perendimi, kafsha, zbritja e Isës alejhi selam, Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët , tri shafime në tokë dhe zjarri, i cili do të dalë në Jemen dhe do t'i tubojë të gjithë njerëzit.
Kurse në një transmetim tjetër: ”Zjarri do të shfaqet nga Adni”, kurse sipas Ebu Davudit ”Zjarri do të shfaqet në Jemen nga thellësia e Adnit dhe do t'i tubojë njerëzit”.
Ka thënë Imam Neveviu në 'Sherh Muslim': Zjarri do të shfaqet nga thellësia e Adnit kurse Jemeni do të jetë vendëtubimi i njerzëve, sikurse është sqaruar në hadith, kurse sa i përket fjalës së Pejgamberit salAllahu alejhi we selem “Nuk do të ndodhë Kijameti, derisa të shfaqet zjarri në Tokën e Hixhazit, i cili është sikur qafa e deves në shikim”
Për këtë Kadi el-Ijaad ka thënë: „Ka mundësi që të jenë dy zjarre, të cilat do t'i tubojnë njerëzit, mundet që fillimi i tij të jetë në Jemen dhe përfundimi në tokën e Hixhazit.“ Kjo është fjala e Kadi el-Ijaad, kurse në hadith nuk përmendet që vendtubimi të jetë Hixhazi.
Këto ishin disa nga hadithet që janë transmetuar rreth shenjave të mëdha të Kijametit, nëse dëshiron të mësosh më tepër rreth tyre, atëherë të këshilloj që të lexosh 'Kutubu Es-Sunen' apo ndonjë libër tjetër siç është 'Nihajetu fi el-Fiten vel melahim' të Ibni Kethirit apo 'Kijametu es-Sugra', librin 'Eshratu es-Sea' të Jusuf el-Vebil etj.
Ndërsa hadithi i cili u përmend në pyetje, ky hadith nuk gjindet në librat e sunnetit dhe as koleksionet e Islamit, poashtu hadithi rreth rënjes se kryetarëve të vendeve arabe nuk është i vërtetë dhe nuk është transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi we selem.
Gjithashtu nuk lejohet të transmetohen hadithe të cilat janë lexuar nëpër internet derisa ta dish sa është i vërtetë ai hadith apo sa i dobët.
Nëse e tregon apo shpërndan një hadith të vërtetë atëherë ke bërë një punë të mirë, e nëse e shpërndan një hadith, i cili nuk është transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi we selem, kjo nuk lejohet ngase Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë “Kush transmeton ndonjë hadith duke e ditur se nuk është i vërtetë, atëherë edhe ai është prej gënjeshtarëve!“ (Transmeton Muslimi)
Poashtu ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi we selem: ”I mjafton robit vetëm ky mëkat, transmetimi i gjithëqkaje që ndëgjon” (Transmeton Muslimi).