Se tortura nuk duhet gjithmonë të nënkuptojë shkaktimin e dhimbjes fizike, tregon fakti se ushtria amerikane për tortura përdorë muzikën e grupit heavy metal të krishterë, Demon Hunter.
Ushtria nisi përdorimin e muzikës së tyre, pasi grupi Metallica kërkoi që gjatë torturimit të të burgosurve të mos përdoret më muzika e tyre.
Forcat speciale amerikane që janë përfshirë në vrasjen e Osama bin Ladenit, për revistën Esquire kanë thënë se para përdorimit të muzikës së Demon Hunter, për marrjen e informatave kanë përdorur muzikën e Metallicas.
"Kur nisi lufta në Irak e përdornim Metallican për marrje më të lehtë të informatave nga të burgosurit”, tha një zëdhënës i njësiteve speciale. "Bendi Demon Hunter na i dërgoi CD-të e tyre. Ata thanë se mbështesin atë që bëjmë dhe se këndojnë për këtë.
"Një pjesë e imja ishte krenare që ata zgjodhën Metallican, ndërsa pjesa tjetër ishte e trishtuar. Ne jemi kundër dhunës. Ne nuk kemi të bëjnë asgjë me këtë dhe nuk duam të përzihemi në politikë. Politika dhe muzika nuk përzihen", tha James Hetfield, lider i Metallicas.
Telegrafi ka raportuar më parë për një dokumentar të televizionit “Al Jazeera”, që tregon se si përmes torturimit me muzikë, merren informatat nga të burgosurit në bazën amerikane Guantanamo në Kubë.
Dokumentari i titulluar “Këngët e luftës” tregonte se si punëtorët e burgut i detyrojnë talebanët dhe anëtarët e rrjetit Al Qaeda ta dëgjojnë pandërprerë versionin e modifikuar të temës së serialit të njohur për fëmijë, “Rruga Sesam”, në mënyrë që ata të tradhtojnë bashkëpunëtorët e tyre.
Të burgosurit kalojnë orë e madje ditë me kufje në veshë, nga të cilat arrin muzika e zëshme, e cila përsëritet pandërprerë.
Christopher Cerf, i cili e kompozuar temën e këtij seriali, kishte thënë për “Al Jazeera” se është i shokuar nga fakti se muzika e tij që i dedikohet edukimit të fëmijëve, tashti përdoret si mjet torture.
Atij i dukej interesant fakti se si në Guantanamo “muzikën e kanë zvetënuar për t’i shërbyer së keqes”.
Dokumentari shfaq një dokument të CIA-s i cili titullohet: "Udhëzues për metodat e hetimit”, në të cilat përshkruhet se sa gjatë duhet të lëshohet muzika.
Për torturë, siç shkruan në dokument, pos “Rrugës Sesam” përdoren edhe këngët e Britney Spears, Bruce Springsteen, Eminem, "Metallica", "AC / DC", "Nine Inch Nails"etj.
Këngët e përdorura për torturë, sipas dokumentarit, janë:
"Baby One More Time" - Britney Spears
"Killing In The Name" - Rage Against The Machine
"Don't Gimme No Lip" - Pearl Jam
"Somewhat Damaged" - Nine Inch Nails
"Enter Sandman" - Metallica
"Bodies" - Drowning Pool
"Shoot to Thrill" - AC/DC
"Hell's Bells" - AC/DC
"I Love You" - Barney & Friends
"Born in the USA" - Bruce Springsteen
"Babylon" - David Gray
"White America" - Eminem
Tema nga seriali “Rruga Sesam”.
"Killing In The Name" - Rage Against The Machine
"Don't Gimme No Lip" - Pearl Jam
"Somewhat Damaged" - Nine Inch Nails
"Enter Sandman" - Metallica
"Bodies" - Drowning Pool
"Shoot to Thrill" - AC/DC
"Hell's Bells" - AC/DC
"I Love You" - Barney & Friends
"Born in the USA" - Bruce Springsteen
"Babylon" - David Gray
"White America" - Eminem
Tema nga seriali “Rruga Sesam”.
/Telegrafi/