Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, January 13, 2013

Tema: PSE PO NA URRENI?! Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton askush tjetër të adhurohet përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është rob dhe i Dërguar i Tij. Thotë Allahu i Madhëruar: "Thuaj: “O ithtarët e Librit! – a mos na urreni neve për shkak se besojmë në Allahun dhe atë që na është shpallur, dhe atë që është shpallur më parë, e shumica prej jush jeni mëkatarë?” Thuaj: “A t’ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij...