Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, January 13, 2013

Allahu e ruajti trupin e tij pasi ai vdiq Allahu e ruajti trupin e Talha Ibn Ubejdullahut, radiallahu anhu, pasi ai vdiq. Varri i tij u hapë më tepër se tridhjetë vite më vonë për ta varrosur në një vend tjetër dhe asnjë pjesë e tij nuk kishte ndryshuar, përveç disa qimeve në njërën anë të mjekrrës. Është transmetuar se Muhethenne Ibn Seid, ka thënë: ''Një njeri erdhi tek Aishe Bint Talha dhe i tha: ''E kam parë Talhanë në një ëndërr dhe më tha: ''Thuaj Aishes, të më zhvarrosë nga ky vend, pasi lagështia ose uji po më bezdisin.'' Kështu ajo shkoi me përcjellësit e saj dhe e ngriti një tendë mbi varrin e tij dhe e zhvarrosi atë. Asnjë pjesë e tij nuk kishte ndryshuar, përveç disa qimeve në njërën pjesë të mjekrrës ose kokës. Kjo ndodhi tridhjetë vjetë (pas vdekjës së tij).''1 Allahu qoftë i kënaqur me Talhanë dhe me shokët e tij. Autor: Dr. Ali Muhamed Sallabi Marrë nga libri: سيرة امير المؤمنين علي بن ابي طالب Përgaditi: Ehlul Hadith