Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Saturday, January 12, 2013

Sejjid Kutbi një shembull para vdekjes! " Mirë se vjen oj vdekje në rrugën e Allahut xh.sh " Një prej gjykatësve që e merrte në pyetje Sejjid Kutbin, në një rast e kishte pyetur për domethënien e fjalës ‘’Shehid ’’ ( dëshmor ), ndërsa Sejjid Kutbi i ishte përgjigjur se kjo fjalë do të thotë:’’ Të dëshmosh se ligji i Allahut xh.sh është më i shtrenjtë se vetë jeta jote ‘’?. Ndërsa njëri prej miqve të tij e kishte pyetur në formë kritike se pse ishte aq i prerë dhe aq i qartë në të shprehur pasi që kishte mundësi të shprehej në mënyrë të tërthortë sidomos në një gjykatë të tillë e cila e zotëronte jetën e tij dhe mund ta ekzekutonin në çdo çast ! Ndërsa Sejjid Kutbi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, iu përgjigj:’’ Nuk lejohet të bëhet lajka me çështjet që ndërlidhen me besimin e po ashtu udhëheqësit nuk i lejohet që të pasojë lehtësimet ‘’. Ndërsa me rastin e marrjes së vendimit për ekzekutimin e tij, ai kishte thënë:’’ Falënderimi i takon Allahut xh.sh që më mundësojë të vdes si dëshmorë pasi që për këtë kam punuar për 15 vite me radhë’’. Para ekzekutimit të tij, i ishte ofruar një shans të kërkojë falje si kompromis për tu liruar nga ekzekutimi, ndërsa ai ishte përgjigjur:’’ Nuk mund të kërkojë falje nga të punuarit për Allahun xh.sh ‘’. E po ashtu iu kërkua që të shkruaj një letër të kërkonte në të falje nga Kryetari i saja kohe, Xhemal Abd En-Naser. Ndërsa ai tha:’’ Me të vërtetë gishti që dëshmon se s’ka Zot tjetër përveç Allahut xh.sh në namaz refuzon që të shkruaj qoftë edhe vetëm një shkronjë të vetme në pranim të udhëheqjes së tagutëve ! Përse të kërkojë falje? Nëse jam burgosur më të drejtë atëherë unë jam në gjendje që të pranojë vendimin e gjykatës së drejtë e nëse jam burgosur me të padrejtë atëherë unë jam më i ngritur se të kërkuarit falje nga gjykata e padrejtë ‘’. Ditën që e nxorën për ta ekzekutuar dhe pak para tërheqjes së litarit, njëri prej gjeneralëve iu afrua afër dhe i tha:’’ Shkruaj disa fjalë kërkim faljeje dhe fitoje lirinë’’. Ndërsa fjalët që ishin si synim të shkruheshin ishin: Isha gabim dhe kërkojë falje. Ndërsa Sejjid Kutbi me një gjakftohtësi të pa parë deri në atë kohë iu përgjigj:’’ Zotëri, mund të filloni kur të doni sepse unë nuk e kam ndërmend që ta blejë këtë botë të kotë me një gënjeshtër që nuk më bënë dobi ‘’. Gjenerali ishte këmbëngulës në të bindurit e tij për të kërkuar falje, dhe përsëri ia përsëriti se kjo kokëfortësi e qon drejtë vdekjes. Sejjid Kutbi prapë me të njëjtën gjakftohtësi ia ktheu:’’ Mirë se vjen oj vdekje në rrugën e Allahut xh.sh ‘’. Përgatiti: Artan Musliu