Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Wednesday, January 9, 2013

"Djali qe nuk rrespektonte nenen e tij" Ishte nje djale mosmirenjohes ndaj nenes se tij, gruaja e tij gjithmone e nxiste ate kunder nenes se tij qe kishte qendruar nete te tera duke u perkujdesur per te kur ai isht i vogel... Kishte lene gjumin e saj per t'u perkujdesur per kete femije por ky djale vaxhdonte ne rrugen e tij te gabuar... Nje dite vendosi qe t'i japi fund kesaj ceshtje dhe vendosi qe ta vrasi nenen e tij... Subhanallah sa i humbur eshte njeriu kur del prej rruges se drejte! E mori me makine nenen e tij dhe i tha : Do te dalim shetitje, u gezua nena e shkrete dhe menjehere pranoi. Rruges ndali makinen dhe i tha nenes: Zbrit! I'u pergjigj nena: A arritem ne vendin e caktuar? I tha: Une deshiroj te vras sepse nuk mund te duroj me. I'a ktheu nena: Me ler vetem dhe mos u perkujdes fare per mua dhe mos me vrit. I tha: A deshiron qe te flasin njerezit keq per mua?! Une do te vras dhe do te rehatohem prej teje... Harroi i mjeri qe Allahu vonon por nuk neglizhon... Mori nje gure te madh dhe deshiroi te godasi nenen e tij... Papritur ndodhi nje gje e cuditshme: U hap toka dhe Allahu i Lartesuar e fundosi ate djale ne toke. Vazhdoi nena e shkrete te qaje dhe te thote: O djali im! Pse deshirove me e bere kete gje me mua?! Me mire te kisha vdek une dhe ti te ishe gjalle. Dhe keshtu ishte perfundimi i ketij djali mosmirenjohes ndaj nenes se tij... __________________________________ Mesimet qe marrim nga kjo ngjarje: Muslimani duhet te sillet mire me prinderit e tij , dhe duhet ti japi prioritet atyre ndaj njerezve te tjere sidomos nenes se tij. Thote Allahu i Lartesuar ne kur'anin famelarte: (( Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lndi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më mundeso mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me myslimanët.)) Ahkaf ajeti 15 . Se fundi lusim Allahun qe te na beje nga ata qe sillen mire me prinderit e tyre...