Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Wednesday, January 9, 2013

Mbaji mend dhjetë këshilla dhe burri yt do të jetë i yti përgjithmonë

Mbaji mend dhjetë këshilla dhe burri yt do të jetë i yti përgjithmonë

Umameh Bint El-Harith Taghlibija ishte një ndër zonjat më të rrespektuara të Arabisë. Ajo ishte e njohur për moralin dhe këshillat e saj.
Kur bija e saj, Ijas Bint Auf u martua me mbretin e Kindit, El-Harith Ibën Amër dhe kur ishte gati për të filluar jetën e saj të re, ajo i dha disa këshilla të çmuara.

Umameh Bint El-Harith i tha bijës së vetë:

''O bija ime! Nëse ndokush nuk pranon këshilla për shkak të vlerave morale dhe prejardhjes fisnike, unë nuk do të bezdisë të të këshillojë, por kjo është përkujtim për atë që mendon dhe qortim për atë që është i pakujdesshëm.

O vajza ime! Nëse gruaja nuk do të kishte nevojë për burrin për shkak të pasurisë së babait të saj, unë do të isha më e pasura nga të gjithë njerëzit, mirëpo ne jemi të krijuara për meshkujt, ashtu siç janë krijuar ata për ne.

Bija ime! Tani do të ndahesh nga shtëpia në të cilën je rritur dhe do të shpërngulesh në një çerdhe tjetër që nuk e di dhe burrë të cilin nuk e njeh. Tani do të jesh nën kontrollin e burrit, pra, ndaj tij duhet të sillesh si robëreshë dhe ai do të bëhet robi yt.

Mbaji mend dhjetë këshilla dhe burri yt do të jetë i yti përgjithmonë.

E para dhe e dyta: Shoqërim të mirë dhe ndëgjueshmëri, sepse aty qëndron lumturia e zemrës, bindja dhe kënaqësia e Krijuesit.

E treta dhe e katërta: Asnjëherë mos vepro diç që nuk i pëlqen atij dhe çdoherë përdorë parfum me erë të mirë. Duhet ta dijsh bija ime se kuhli (syrmeja që përdoret si zbukurim dhe mjekim të syve) është bukuria më e shkëlqyeshme, ndërsa uji është gjëja më e mirë për pastërti.

E pesta dhe e gjashta: Asnjëherë mos u bëjë e pakujdesshme kur ai është i uritur dhe mos e prishë gjumin e tij.

E shtata dhe e teta: Kujdesu për shtëpinë, të hollat dhe fëmijët e tij.

E nënta dhe e dhjeta: Kurrë mos i zbulo sekretet e tij dhe asnjëherë mos u bëjë e pandëgjueshme ndaj urdhërave të tij, sepse nëse ia zbulon sekretet do të jesh e paaftë ta rikthesh besimin e tij dhe nëse nuk i ndëgjon urdhërat e tij, do të ngjallësh zemërimin e tij.
Aq më shumë, asnjëherë mos shfaqë gëzim në vuajtjet e tij, e as pikëllim në gëzimin e tij, sepse e para është mungesë e vëmendjes ndaj burrit tënd, ndërsa kjo e fundit është mosrrespektim.

Sa më shumë ta rrespektosh atë, aq më tepër do jetë i dashur me ty dhe sa më shumë që pajtohesh me të, aq më gjatë do të qëndrojë me ty.

Duhet ta dijsh, bija ime, se nuk ke mundësi ta arrish këtë, vetëm nëse iu jep përparësi kënaqësive të tij përpara kënaqësive të tua dhe dëshirave të tij përpara dëshirave të tua, në atë që e pëlqen apo në atë që e urren.

E lusë Allahun, subhanehu ue teala, të të udhëzojë dhe të dhurojë lumturi! Allahu qoftë me ty!

Autor: Shejh Ahmed El-Hisin.
Marrë nga: ''El-Mar'ah El-Muslimah Amama Et-Tahadijat.''
Përgaditi: Ansar
Për Forumin