14-vjeçari Maxim i ka kërkuar shefit të Kremlinit që të lejojë adoptimin e tij nga një familje amerikane.
Veprimi në fjalë u bllokua nga ligji kontrovers përmes të cilit Moska ka ndaluar të gjitha adoptimet në favor të shtetasve amerikanë, si kundërpërgjigje ndaj ligjit Magnitski.
Ky i fundit u ndalon hyrjen në SHBA politikanëve rusë që konsiderohen nga Uashingtoni fajtorë për vdekjen e dyshimtë të avokatit me të njëjtin emër, pasi kishte denoncuar një mashtrim.