Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Friday, January 11, 2013

Moter per ty qe ende nuk ke vendosur per MBULESEN kam disa Pyetje:

"Nëse i parashtron këtë pyetje ndonjë femre muslimane, që ende nuk ka vendos të mbulohet, sigurisht se i ka disa arsye, që i duken se janë të shumta dhe janë të pranueshme, por harron se ato “arsyetime” shpeshherë janë mësime të shejtanit edhe nëse ajo nuk i heton. Andaj në vazhdim do t’i paraqes disa arsyetime ndër më të përmendurat dhe, me ndihmën e Allahut, do të jap përgjigjet adekuate të atyre arsyeve.


Arsyetimi i parë:
”Ende nuk më është mbushur mendja.”


A je e bindur në vërtetësinë e fesë Islame? - Padyshim, e bindur plotësisht.Deklaratën e Dëshmisë, se, s’ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut, e konsideron si bindje ndaj Zotit, ndërkaq, deklaratën se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, bindje në besueshmërinë e rrugës së tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.


Motra ime!
Po a je e bindur se mbulesa është kod i veshjes islame për vajzën muslimane në programin hyjnor?
Motra ime, ti duhet të nxitosh e të shqyrtosh atë që thotë Zoti yt, të Cilin e beson, dhe atë çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, të cilin e pranove, për të qenë prej atyre, për të cilët Allahu i Urtë thotë:

”Vërtetë, besimtarët kur thirren të gjykojë mes tyre Allahu dhe i Dërguari i Tij, fjala e tyre padyshim është: dëgjuam dhe u nënshtruam! Këta njëmend janë të shpëtuarit.” (En-Nurë, 51) 

Motër! 
Nëse ke pranuar për Zot tëndin, Allahun, e për të Dërguar të Tij, Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, atëherë pse nuk iu bindesh edhe fjalëve të tyre?!!


Arsyetimi i dytë:

”Jam e bindur se mbulesa është urdhër i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, por nëna ime më pengon, nuk më përkrah, e nuk kam se si t'ia kthej shpinën.”

Motra ime!
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”Nuk respektohet krijesa në gjëra që kundërshtohet Krijuesi.” 

Respekton prindin? Sa bukur po respekton një ndër urdhrat më të rreptë të Zotit tënd, Allahut.
A e di moj motër mos harro t'i thuash këtë edhe të ëmës sate, se Allahu e ka ngritur aq lartë pozitën e prindërve, e posaçërisht të nënës, sa që e konsideron dëgjueshmërinë ndaj tyre në një shkallë të afërt me njësimin në adhurim ndaj Tij

”Adhurojeni Allahun, mos i shoqëroni Atij asnjë send dhe jini të mirësjellshëm ndaj prindërve...” (En-Nisa’, 36)

O motër! Dëgjueshmëria ndaj prindërve vetëm në një rast nuk mund të jetë i pranueshëm e as i arsyeshëm: në mos-dëgjueshmëri ndaj Allahut!

“Nëse të shtyjnë (prindërit) ty që të më shoqërosh Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos iu nënshtro atyre dyve...” 
(Lukman, 15)


Por, mos harro motër se, të mos i respektosh prindërit kur kundërshtohet Allahu, nuk do të thotë që të mos jesh e mirësjellshme ndaj tyre!

”... Jeto (qëndro) me ata (prindërit) në këtë jetë si është më së miri...” (Lukman, 15)

Motër, si mund të jesh e dëgjueshme ndaj nënës sate ndërsa kundërshton Atë që të ka krijuar ty dhe nënën tënde?!!


Arsyetimi i tretë:

”Mundësitë e mia financiare nuk më mjaftojnë që të vishem me mbulesë.”


Motra ime, vendose dorën në zemër dhe ji e sinqertë, sepse Allahu di në hollësi atë që fshehin zemrat!
Nëse je e sinqertë në atë që thua, atëherë mendo pak më shumë, sepse të jesh e mbuluar do thotë të kursesh prej pasurisë tënde, pasi të duhet vetëm një mbulesë koke dhe një pallto ta vësh në trup, ndërsa kështu si je e pambuluar, të kushton më shumë! 
Jo vetëm rrobe, por trendi i rrethit "të detyron" t'i ndërrosh bluzat çdo stinë, madje çdo muaj, e "të detyron" të ndërrosh pantallonat e fustanet, madje edhe të vësh stoli e bizhuteri, që të mos "përqeshesh" nga të tjerat.

Të themi kështu:
Mund të jesh e sinqertë se, të pëlqen të vishesh si vishet rrethi ku gjendesh, por pse lejon që rrethiyt të ushtrojë influencë ndaj teje në diçka që prej asaj (vepre) varet Lumturia e Përhershme?

O motër! Të gjitha hijeshitë dhe stolitë e kësaj jete janë të përkohshme, sado tërheqëse të jenë kurrë nuk mund të krahasohen më bukuritë e jetës tjetër jetës së vërtetë, në të cilën ka çka syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar e as mendja nuk mund të arrijë t'i imagjinojë.


Motra ime! 
Mendo pak, ti je në gjendje t'i përshtatesh rrethit, po vallë, pse nuk i lejon vetvetes t'i përshtatet një mënyre jetese, e cila të ruan nga dënimi dhe hidhërimi i Zotit tënd?

“... Pyesni dijetarët nëse nuk dini.” (En-Nahl, 43)

Mësoje këtë mënyrë jetese, që nëpërmjet saj ta fitosh kënaqësinë dhe shpërblimet e Zotit tënd!
Motra ime, kur kërkon zgjidhje me sinqeritet, pa dyshim që Allahun e ke në ndihmë.

“... Kush ka devotshmëri (sinqeritet, respekt) ndaj Allahut, për të bën zgjidhje (hap rrugë) dhe e furnizon atë nga nuk e kujton fare...” 
(Et-Talak, 2 dhe 3)

Për atë motër që dëshiron të jetë "e pranuar" prej shoqërisë dhe rrethit, i themi se, nderi dhe pozita nuk ngritët duke e zbuluar trupin dhe duke i ndërruar ngjyrat e rrobave, por nderi dhe pozita të rëndohet në atë shoqërie rreth duke iu përmbajtur asaj që të ka mësuar Zoti yt dhe i Dërguari i Tij.

“Vërtet, tek Allahu më i ndershmi ndër ju është më i devotshmi prej jush.” (El-Huxhuratë, 13)


Motra ime në Islam!

Për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe Xhenetin e Tij, ia vlen të sakrifikosh gjërat më të shtrenjta në sytë e tu"


Andaj po te drejtohem ty moter !Ende e pa vendosur per mbules .beje ket per hir te All-llahut e per aske tjeter.Mos lejo qe shejtani te ngacmon me shum mendime ...drejtohu All-llahu e All-llahu do te sjell lehtesime.

Te duam shum moter per hire te All-llahut ,por ti nese Don All-llahun andaj mbushe dhe kete obligim qe ka caktu per nje moter qe te jete e Respektuar nga ana e All-llahut nga KRIJUESI e nga Krijesat do te respektoshesh shum me shum.

All-llahu te ruajt ty moj moter andaj vendos dhe bindu ne vete ...Parashtoi vetes disa pytje ...?kur do te mbulohesh...
Ke harru se sot ndoshta nuk do te kishte lindur dita per ty..dhe do te kishe qene ne ndonjren prej Tabuteve.Duke te pergaditur per Xhenaze duke te lare dhe duke te drejtuar ne Vorret e Lagjes tende ku Banon.Ke deshir qe ne keto momente ta takosh All-llahun pa mbules ?

Ku do te gjesh arsyetimin tend ,kur do te pyet All-llahu pse nuk u mbulove ne kete dunja? Athua do te perballosh kete gjendje ?Si do te ishe ndjer ti ?Pasi dhe aryetimet e tua nuk do te ken dobi para All-llahut .Ke respektuar Krijesat e KRIJUESIN E HARROVE ?

Andaj moter ...All-lahu te don ty ...ngase te la dhe sot te gjall,Nuk porostit melekun qe te vije dhe ta mar shpiritin !Te la te mendosh dhe pak kohe ...andaje e jotja nuk mbete asgje tjeter qe permbushe kete Obligim qe All-llahu tqe e ka n garkuar per asgje me shum pos kjo eshte ne te miren tende dhe nga ata qe te rrethojn .

Moter ...tani mbetet tek ti ..Ditet po Ikin ...e kete dit te sotme nuk ke mundesi sa zesh me andaj shfrytezoje ne hajr ne pune te mira ne Namaz ,Lexim Kur'ani.keshillo njerzit e mos harro ,asesi mos e harro Shamin ...permbushe dhe kete urdher dhe neser po te vie meleku i vdkejes tani kur do te dalesh para All-llahut do te jesh shum ne ndryshe nga ajo qe ishe ma Shami..

te therrasim nga Larg moter e Nderuar ...Roberesh e All-llahut -Mbulohu qe te gjesh kenaqesi ne kete Dunja dhe ne Ahiret All-llahu te shperbleft dhe shkallet e Larta e ate me Xhennet FIRDEUS .Amin.