Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Saturday, January 12, 2013

Femija qe bertiste ne NAMAZ: A e dini pse? Këtë ngjarje na e rrëfen imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë. Ai thotë: Ishte një fëmijë që nuk i kishte mbushur ende dhjetë vjeç, sa herë që falej në xhami qëndronte në rreshtin e parë mbas imamit… Gjatë leximit e ngrinte zërin lart, sidomos kur imami këndonte kaptinën Fatiha-Elhamin. Fëmija me zë të lartë thoshte –Amiiiiiiiiin…- saqë i nevrikoste edhe namazfalësit. Imami nuk e ndërronte metodën e tij, me të përfunduar namazi e nxirrte fëmijën nga xhamia dhe as që i fliste. Një herë sapo përfundoi imami namazin e kapi fëmijën e vogël përdore dhe e pyeti: -Pse vepron në këtë mënyrë? Si mendoni ju, se iu përgjigj fëmija? Fëmija ia ktheu imamit: Shtëpia ime është afër xhamisë dhe dy prindërit e mi nuk falin namaz asnjëherë, kështu që unë e ngre zërin lart, që ata ta kuptojnë, se unë po falem e të vijë të falet edhe ai.- Imami tha: M’u rrëqeth trupi kur dëgjova fjalët e atij fëmije.- Imami dhe disa namazli u morën vesh, që sa herë të shkojnë, edhe ta këshillojnë atë njeri për faljen e namazit… Shkuan dhe e këshilluan njeriun, e njoftuan për rëndësinë e namazit, për rrezikun e mos-faljes dhe për ndëshkimin në botën tjetër. Imami thotë: -Pasha Allahun, prindi i fëmijës pas asaj këshille nuk i ka ikur asnjë namaz, dhe çdo obligim e falte në xhami me xhemat. SubhanAllah, në vend që prindi ta këshillojë fëmijën për namazin, ndodh e kundërta. -O Allah, furnizoji të gjithë muslimanët me fëmijë të hajrit, të cilët do të bëhen shkak për futjen e familjarëve të tyre në Xhenet. Allahumme Amin.