Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, January 13, 2013

C'fare E Shtyri Kete Femije Te Falet Naten? Ebu Jezid el Bestami u ngrit të falë namaz nate kur ja e pa fëmijën e tij te vogël pranë. Meqë ishte i vogël, nata ishte e ftohte dhe pagjumësia ishte e vështirë, e mëshiroi dhe i tha: O biri i babait, fle ngase nata është e gjate. E perse ti u ngrite te falesh- ia ktheu djaloshi. O biri im, mua me duhet te ngrihem ngase kështu ka kërkuar preje meje Allahu- shtoi Ebu Jezidi. Kam mbajtur mend një ajet kur'anor -u arsyetua fëmija- ku Allahu thotë: 20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj.". (el Muzzemmil, 20) …tash po të pyes: Kush janë ata qe u falen me Muhammedin, alejhi's selam?- pyeti fëmija. Janë shokët e tij - iu përgjigj Ebu Jezidi. Nëse kështu qenka puna atëherë mos me privo nga nderi i shoqërimit tënd për adhurimin për Allahun. Ebu Jezidi i mahnitur tha: O biri im, ti je ende fëmijë dhe nuk ke arritur moshën madhore?! O babai im, unë e kam pare nene time kur donte ta ndezte zjarrin fillonte me drunjte e vegjël ne mënyrë qe te ndezën edhe te mëdhenjtë- u justifikua fëmija. Kam frike se ndoshta Allahu ne Ditën e Llogarisë do te filloj se pari prej neve te vegjëlve nëse ne nuk e adhurojmë Atë. Babait iu mbushen sytë lot nga frika prej Allahut, e lejoi te birin te falej me te dhe i tha: Ngrihu o biri im e falu ngase ti ke me shume merita tek Allahu se sa unë. Qështja e namazit te natës është duke përjetuar një kurbet te vërtetë tek muslimanët. Të rrallë dhe te pakte janë ata qe e falin namazin e natës ndërsa i dashuri jone, Muhammedi, alejhi's selam na ka porositur: Faleni namazin e nates ngase ai është tradite e njerëzve te mire para jush, është afrim tek Allahu, ndalese nga mëkatet, shlyerje e te këqijave dhe largues i sëmundjes nga trupi". (Hadithin e transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani hadithin e ka cilësuar autentik) Pejgamberi, alejhi's selam, edhe pse i ishin falur te gjitha mëkatet, falej tere natën saqë edhe këmbët nga qëndrimi i gjate ne namaz i ishin ënjtur. Falej madje edhe kur ishte i sëmure. Kjo jo për tjetër por për rëndësinë dhe shpërblimin e madh që ka falja e namazit te natës. Ndërsa ne; te forte, te shëndoshë, por prape namazin e natës e kemi lënë anash dhe përtojmë, edhe pse kemi mëkate te shumta. Pejgamberi, alejhi's selam nxiste dhe stimulonte shokët e vet për faljen e namazit te natës. Abdullah b. Umeri, Allahu qofte i kënaqur me të dy, transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam i kishte thënë: Njeri i mirë është Abdullahu sikur të falej edhe natën". (Transmetim unanim) Ebu Malik el Esh'arijj transmeton se Muhammedi, alejhi's selam ka thënë: Në Xhennet ka dhoma, brendësia e të cilave duke nga jashtë dhe anasjelltas, të cilat i ka përgatitur Allahu per ata që japin ushqim, flasin butë, përcjellin agjërimin dhe falen natën kur njerëzit janë fjetur". Vëlla musliman! Dije se namazi i natës ka një kënaqësi te madhe, për hire të së cilës të parët tanë gëzoheshin kur vinte nata për te falur namaz dhe pikëlloheshin kur shkonte ajo e humbnin lezetin dhe kënaqësinë e atij adhurimi. Ali b. Bekari ka thënë: Ka dyzet vite që përveç lindjes së diellit asgjë nuk më pikëllon. Ebu Hazimi ka thënë: Asnjë natë nuk kam mundur të ngopem me kënaqësinë e namazit të natës. E lusim Allahun që të na bëjë neve dhe juve prej atyre që falin namaz nate dhe shijojnë kënaqësinë e tij. Cituar nga: Kisasun min hajati's selef Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami Read more