Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Monday, December 31, 2012

Ndikimi i babait në zhvillimin e shëndosh të fëmiut


Çka duhet të bëjë babai, për një zhvillim të shëndosh të fëmiut? Nuk ka kohë më shumë se sa të punoj në punën e tij? Atëherë ja 4 këshilla për baballarët që dëshirojnë të ndihmojnë në zhvillimin normal të fëmiut të tyre, njëkohësishtë pa i marrë shumë kohë!

1. Merrni pjesë edhe ju në kujdesin ndaj fëmiut tuaj
Sipas shumë hulumtuesve shkencore, prezencën e babait femiu e vëren edhe sa është në barkun e nënës. Poashtu pas ardhjes në këtë botë, ndjen prezencën e babait të vet, sidomos në rastet kur nëna lind me prerje sezariane, ai që do e kap i pari fëmiun është babai. Kështu afërsia bëhet më e madhe kur babai vazhdon duke e mbajtur në krah, duke biseduar duke e ushqyer, duke e pastruar,etj. Ky kujdes nga ana e babait do të ndikoj pozitivishtë në zhvillimin e shëndosh të tij njëkohësishtë babai do të jetë më i çliruar nga streset e ditës pra do të jetë më i qetë shpirtërishtë dhe më i lumturë!. Vijon neser !...