'
Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip
Hyrje
Kuran MP3
Falja Namazit
Emra Musliman
Radio Deshmia
Pyetje&Pergjigje
Radio Pendimi
♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥
Post Comment
Tuesday, December 25, 2012
A lejohet te ja urojm nenes ditelindjen ?
Selam alejkum!
Nena ime kishte sot ditlindjen, ajo eshte hidheruar qe ne femijet nuk ia kemi uruar ditlindjen, sepse ajo akoma nuk e ka kuptuar islamin si duhet.
A lejohet ne ket rast te ja urojm nenes ditelindjen, ne menyre qe te mos prishen raportet mes neve femijve dhe nenes.
All-llahu ju ruajt e ju shperbleft me te mira!
Përgjigje
Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.
Transmetohet nga Aishja se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“ Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk është prej saj ajo është e refuzuar”. Festat e ditëlindjeve me llojet e tyre nuk janë prej udhëzimit të Pejgamberit e as prej udhëzimit të shokve të tij dhe nuk kanë qenë të njohura këto festime përveqëse pas tre shekujve të art të muslimanve. Kjo tregon se një gjë e tillë është e ndaluar dhe nuk ka bazë në fe. Njeriu në vend që të festoj ditëlindjen e tij do të ishte më e drejtë që të përkujtoj se çdo ditë e tij që kalon ajo të afron afër përfundimit, afër vdekjes. Atëherë le të jetë përkujtimi i lindjes së tij një përkujtim për kalimin e ditve dhe viteve të tij.
Urimi i ditlindjes së prindërve apo ofrimi i dhuratave për fest të dit
ëlindjes janë zakone dhe tradita të futura në mesin e muslimanve të cilat nuk kan qenë në kohët e arta të muslimanve. Veprimi i këtyre është pasim i armiqve të Allahut dhe përgjasim në ta. Ndërsa ai që i përgjason një populli ai është prej tyre.
Mirësia ndaj prindërve duhet të jetë e vazhdueshme gjithmonë, në çdo ditë e jo të veçohet ajo vetëm në një ditë.
Andaj si do që të jetë nuk
lejohet që muslimani ti ofroj ndonjë dhuratë gruas së tij, prindërve të tij, fëmive të tij në këto festa që nuk janë prej islamit dhe nuk lejohet që ai ti festoj ditëlindjen e tyre apo të marr pjesë në këto festime.
Këshilla ime do të ishte që ju si fëmijë të jeni shumë të sjellshëm ndaj prindërve tuaj, sidomos ndaj nënës. Të jeni bëmirës ndaj tyre, ti rrespektoni dhe ti ndëgjoni ata jashtë asaj që nuk hidhërohet Zoti juaj.
Dhuratat janë gjëra për të cilat ka nxit i Dërguari i Allahut e sidomos mes bashkëshortëve dhe të afërmëve. I Dërguari i Allahut thotë: “Jepni dhurata që të duheni më shumë mes veti”.
Nisur nga kjo muslimani duhet të shkëmbej dhurata me gruan e tij dhe anasjelltas po ashtu me prindërrit e tij dhe me të afërmit e tij, por kjo nuk duhet të bëhet duke i pasuar pabesimtarët në festat të cilat i kanë shpik por kjo duhet të bëhet në festat e muslimanve dhe çdo herë edhe jasht festave.
Allahu e di më së miri.
Newer Post
Older Post
Home