Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Tuesday, December 25, 2012

A Lejohet muslimanja Te martohet me Krishter/?

Alejkum selam ue rrahmetullah

Nuk i lejohet nje muslimaneje te martohet me nje person te fes joislame.

Ne kete rast nese ky djal ka pranuar islamin sinqerisht e jo vetem per sy e faqe, atehere lejohet te martohet dhe prinderit nuk ben te ja ndalojne kesaj vajzeje te martohet me kete djal perveq nese kan ndonje arsyje per ndalimin e marteses.

Ne e kemi shembullin më të mirë tek Ummu Selimi, të cilën ka shkuar për ta kërkuar për martesë Ebu Talha, i cili nuk ka qenë musliman në atë kohë. Ummu Selimi i tha: -Burrë si ti nuk refuzohet, mirëpo ti je qafir (jobesimtar), kurse unë jam një grua muslimane. Nëse ti e pranon Islamin, ky do të jetë mehri im dhe nuk dëshiroj diçka tjetër përveç kësaj. (Mehri është një kërkesë e gruas ndaj burrit të saj, kjo kërkesë mund të jetë para, mësim i ndonjë diturie të dobishme, ari, argjendi etj.) Ebu Talha e pranoi Islamin dhe u martua me të.
Në një transmetim tjetër, Ummu Selimi i tha: -A e di se Zotin që po adhuron ti është një dru i gdhendur nga një "habeshij" (njeri i zi), nga filan fisi? Tha: -Po. Ummu Selimi i tha: -A nuk të vjen turp të adhurosh një dru, i cili del nga toka, të cilën e ka gdhendur një "habeshij" (njeri i zi), nga filan fis? Nëse ti e pranon Islamin, nuk do të kërkoj sadaka (lëmoshë apo mehër) përveç kësaj.
Ebu Talha i tha: -Do të mendohem dhe do të të tregoj.
Shkoi dhe pas një kohe erdhi dhe tha: - Eshhedu en La ilahe il-laAllah ue eshhedu enne Muhammeden resulullah. (Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut subhanehu ue teala dhe se Muhamedi salallahu alejhi ue selem është i Dërguar i Tij.)
Ummu Selimi i tha djalit të saj: -O Enes, martoje Ebu Talhan me mua.

Në një transmetim tjetër, Ebu Talha i tha Ummu Selimit: -O Rumejsa, ku janë ari dhe argjendi? Ummu Selimi i tha: -Unë nuk dëshiroj ar dhe argjend, nuk dëshiroj përveç Islamit asgjë, nuk dua mehër tjetër përveç Islamit. I tha Ebu Talha: -Si ta pranoj Islamin? Tha: -Shko te Pejgamberi salallahu alejhi ue selem dhe pranoje Islamin përpara tij.
U nis Ebu Talha dhe si e pa Pejgamberi salallahu alejhi ue selem Ebu Talhan, u tha të pranishmëve: "Po ju vjen Ebu Talha, po shkëlqen Islami në mes të dy syve të tij."
Pastaj ia tregoi Ebu Talha ngjarjen e tij me Ummu Selimin dhe i martoi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem me mehrin që kishte caktuar Ummu Selimi.