Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip
♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥
Post Comment
Saturday, March 9, 2013
SULMOHET IMAMI NË XHAMINË E TIJ
INFO:Lajmi është marrë nga mesazhi.com andaj ky lajm nuk përfason politiken e Radiopendimit
Në xhaminë e dytë të qytetit në Podujevë e cila gjendet në rrugën “Llapi” eshte sulmuar Imami i xhamise gjate sherbimit.
Në xhaminë e dytë të qytetit në Podujevë e cila gjendet në rrugën “Llapi” eshte sulmuar Imami i xhamise gjate shërbimit. Imami Besim Arbanashi derisa kryente shërbimin e faljës së xhumasë u sulmua nga njerëz të organizuar të cilët kishin ardhur në xhami për të bërë rrëmujë.
Të pajisur me armë zjarri në xhami erdhën mbështetës të imamit të caktuar nga Keshilli i BI – në Podujevë, Këshill ky që doli me shumë probleme nga zgjedhjet e kaluara të BI-së. Deri tek kjo ka ardhur pasi në këtë xhami imam është emëruar një hoxhë të cilin banoret e kesaj xhamie nuk e mirëpritën dhe nuk deshën ta lejojnë që të hynë në xhami.
Problemin e bënë edhe me të madh kur forca policore në vend që ta zbusin situatën ata futen me dhunë imamin e dhunshëm dhe familjarët e tij. Njerëzit e futur me mbeshtetjen e policise ishin te armatosur, dhe njeri nga ta shtiu me armë zjarri i cili me pas u arrestua nga policia. Burime nga xhemati thonë se personi që shtiu me armë është i njohur për huligan trafikant droge, vjedhes dhe ishte denuar disa here per vepra te tilla, por që në xhami kishte ardhur me mision ngatërrese.
Ndonëse për imam kishin konkurruar pesë kandidat njëri kandidat, Besim Arbanashi i cili ka përkrahjen e xhematit ku ditë më parë kanë dorëzuar një peticion të nënshkruar nga 627 familje të kësaj pjese të qytetit që i kryejnë ritualet fetare në këtë xhami, e qe njeherit eshte edhe banor i po te njejtes lagje.
Imami Besim Arbanashi ka sherbyer ne kete xhami per me shume se 14 vite duke nxjerrur me shume se 500 nxenes me lexim Kurani, dhe me pregaditje elementare Islame. Mirëpo BIK ka vendos që imam të jetë një hoxhë tjetër i sjellur dhe jo i mirëpritur nga xhemati.
Imri Llugaliu imam i padeshiruar per xhematin tentoi ta fillon diten e pare te sherbimit në xhami me mbeshtetesit huligan, e sa kariere e mire mund te jete kjo per nje hoxhe te ri mbetet te shihet ne vijm./mesazhi/