Tregim fantastik Një djalosh i vogël, kishte hyrë në një lokal dhe kish marrë gajben e plastikës për të hipur mbi të që të arrijë të shtypë numrin ku dëshironte të flasë... Kjo ia tërhoqi vëmendjen pronarit dhe u fsheh për ta dëgjuar bisedën që do ta bënte ky alamet djaloshi... Filloi bisedën: “Zonjë e nderuar, a mund të punoj te ju, të mirëmbaj gjelbërimin e parkut tuaj? Ajo i tha: “Unë kam një punëtor që e kryen atë punë! Vazhdoi djaloshi: “Unë do ta bëj të njëjtën gjë për gjysmën e çmimit që e bën punëtori që keni!! Ajo i tha se ishte e kënaqur me punën e punëtorit dhe nuk kishte ndërmend ta ndërronte.. Por djaloshi këmbëngulte akoma: “unë gjithashtu do ta pastroj vendkalimin e njerëzve, bile edhe trotoarin përpara shtëpisë, oborri juaj do jetë më i bukuri në qytet” Por sërish ajo zonjë e refuzoi... Buzëqeshi djaloshi dhe mbylli telefonin! Pronari i dyqanit, i cili dëgjoi bisedën, iu afrua djaloshit dhe i tha: Më pëlqeu këmbëngulja dhe ambicja jote, e respektoj këtë moral pozitiv te ti dhe ja tani po ta ofroj një vend pune në këtë lokal! Djaloshi i vogël e habiti me fjalët: “Jo, falemnderit për ofertën tënde! Sepse unë tashmë punoj te ajo zonjë, por vetëm desha të sigurohem nëse po e kryej punën siç duhet!”