Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Friday, January 4, 2013

Thënie të mençura nga Aliu radiallahu anhu.

Ali ibën Ebi Talibi (radiallahuanhu) djali i axhës i Muhamedit (salallahualejhiveselem) është i pari prej djemve që pranoi Islamin, është një nga dhjetë shokët të përgëzuar me xhennet, është halifeja i katërt (Hulefai-Rashidin) dhe udhëheqësi i muslimanëve disa vjet pas vdekjes së Muhamedit (salallahualejhiveselem). Ishte njëri prej imamëve të Ehlu Sunetit dhe Xhematit, dhe një nga udhëheqësit e selefit, gjithashtu ishte edhe dhëndër i Muhamedit (salallahualejhiveselem) ngase Fatimja (radiallahuanha) vajza e Muhamedit (salallahualejhiveselem) ishte martuar për Aliun (radiallahuanhu).

Duke patur parasysh një njeri i cili prej moshës shum të re u rit përeth Muhamedit (salallahualejhiveselem) prej fillimit të shpalljes, u shoqërua me një kur’an që ecën nëpër tokë, u rit në mesin e haditheve të vërteta dhe ishte njëri nga ajo gjeneratë e artë. Në këtë rast nuk do të flasim për hadithet që i ka transmetuar Aliu (radiallahuanhu), por këtë herë do të fokusohemi në thëniet e tij, mendimet dhe konkluzionet që ai i ka bërë në raste të ndryshme, ne vetëm do ta ilustrojmë thellësinë dhe forcën e mendimeve të tij të sakta dhe perceptimin e islamit.

Do të fillojmë me etapat e thella të besimit dhe kuptimit të fesë dhe përjetimin e tij të sinqertë.

Çdo herë kur ka ardhur koha e namazit, fytyra e Ali ibën Ebi Talibit (radiallahuanhu) ndonjëherë ishte e verdhë e ndonjëherë e kuqe, dhe kur u pyet për këtë, ai u përgjigjë: “Ju patë ofruar mbajtja e këtij amaneti: tokës, qiellit dhe maleve, por ata refuzuan që ta pranojnë, nga frika e peshës së saj, ndërsa unë e pranova këtë amanet për veten time, por nuk e dij se a do ta kryej këtë detyrë në mënyrë të drejtë apo në mënyrë të gabuar. “[1]

Kushdo që i mer këto gjashtë këshilla, do të hyjë në xhennet dhe do të shpëton nga xhehennemi:

1. Ai që e njeh Allahun (azzevexhel) dhe i bindet Atij.

2. Ai që e njeh iblisin (lenetallahualejh) dhe nuk i bindet atij.

3. Ai që e njeh të vërteten dhe e pason atë.

4. Ai që e njeh gënjeshtrën dhe nuk e pason atë.

5. Ai që e njeh dunjanë dhe nga ajo tërhiqet.

6.Ai që e njeh xhennetin dhe e kërkon atë.[2]

“Dituria e përjeton veprën, nëse vepra nuk i përgjigjet, dituria e braktisë”.[3]

Në një rast Aliu (radiallahuanhu) e ndëgjoi një njëri, i cili pas përfundimit të namazit në shpejtësi ka thënë: “O Allahu im, kërkoj nga Ti falje dhe pendohem tek Ti”, Ali (radiallahuanhu) e dëgjoi dhe i tha: “O ti njeri, shprehja e istigfarit dhe pendimit në shpejtësi, është kërkim i istigfarit (faljes) dhe pendimit të rrejshëm, kështu që “pendimi” yt kërkon një pendim tjetër! Ky njeri e pyeti: Çfarë pendimi është ky? Ali (radiallahuanhu) i tha: Ky pendim është:

1. Nga e kaluara e mëkateve të shumta

2. Nga Farzet e ikura që është dashtur ti kompenzosh, të drejtat dhe hakkun e huaj ta ktheshë prapë.

3. Ngritja e shpirtit ti bindet Allahut (azzevexhel) ashtu siç janë sjellë në mosbindje ndaj Allahut (azzevexhel)!

4. Të veprosh që shpirti ta shijon “ithtësinë”e bindjes në të njejtën mënyrë sikur që shpirti yt ka shijuar bindjen e “embëlsirës” në mosdëgjueshmëri”

5. Të përiftosh në ibadetet ndaj Allahut (azzevexhel), ashtu siç ke pëfituar në mosbindjen ndaj Allahut (azzevexhel).

6. Dhe çdo buzqeshje që e ke bërë me zë të lartë, ta zavendësosh me lotë në sy. [4]

Mos u shoqëro me:

1. Njerëz të prishur, sepse ai bukur do ti paraqet veprat e tija të këqija dhe do të kënaqet nese bëhesh edhe ti si ai. Dije që hyrja dhe dalja tek ai është turp për ty.

2. Ahmaku - i cili do të jetë çdo herë në dispozicion por nuk ke aspak dobi prej tij, ndonjëherë ai don që të ndihmon por do të pengojë. Heshtja e tij është më e mirë se fjala e tij, largësia e tij është më e mirë se afërsia e tij, vdekja e tij është me e mirë se jeta e tij.

3. Gënjeshtari – jeta me të nuk mund të ketë vlerë, do ti bjerë fjalët e të tjerëve, por edhe fjalët e tua do tju dërgoj tjerëve, edhe kur ta flet të vërtetën atij nuk i besohet.

Në Teurat është shkruar: “Kush është i mirë me Ahmakun, ai ka kryer një mëkat të madh që do ti regjistrohet.[5]

Allahu (azzevexhel) ka në mesin e krijesave që ju ka dhënë varfërinë si shpërblim dhe varfërinë si dënim. Varfëria si shpërblim është kur një njeri i varfër është i mirë, ka ahlak (sjellje) dhe moral të mirë, i është bindur Allahut (azzevexhel), nuk ankohet për gjendjen e tij, dhe e falënderon Allahun xh.sh për varfërinë, kurse shenja e varfërisë si dënim është kur i varfëri është i pamoralshëm, me sjellje të shëmtuar, nuk i bindet Allahut (azzevexhel), tepër ankohet për hallet dhe gjendjen e tij dhe zemërohet me kaderin (caktimin) e Allahut (azzevexhel) që e ka përcaktuar për të. [6]

Hakku dhe e drejta e jonë ndaj Ulemave (dijetarëve) është: kur ti afrohesh ta përshëndesësh veçanërisht, të ulesh para tij, mos ta drejtosh dorën drejt tij, mos të shprehesh ndaj tij me mimika apo tja bësh me një sy, mos të thuash para tij: Ky dhe ky qëndrim janë në kundërshtim, mos ta ngrehish për jake apo për këmishe (apo tjetër veshje), mos ti parashtrosh pyetje të tepërta, ngase Ai është një palmë me hurma të freskëta, pra ke kujdes se si i mbledh ato. [7]

Kur është pytja e diturisë dhe paditurisë, njerëzit ndahen në tre grupe:

1. Alim rebbani – njeri i shkolluar i cili me dituri vepron në rrethin e tij.

2. Mute`alim – një person i cili ka dëshirë ta meson rrugën e shpëtimit.

3. Dhe masa e thjeshtë e botës, të cilët motivohen në zërin e gjithkujt, që nuk ju ka ndriçuar dituria e dritës, dhe të cilët nuk janë nën strehim të sigurtë.[8]

“O ju të cilët e konsideroni veten të ditur, veproni me dituri, sepse dijetarë është personi i cili vepron me diturinë e tij. Do të vjen një gjeneratë që do të kenë dituri por ajo dituri nuk do të jetë çelësi kalimtar, veprat e tyre do të jenë në kundërshtim me diturinë e tyre. Mbrendshmëria e tyre do të jetë në kundërshtim me pamjen e tyre të jashtme. Dhe kur të qëndrojnë në mekteb, njëri ndaj tjetrit do të behët mendjemadh, dhe njëri me tjetrin do të hidhërohen dhe nuk do të dëshirojnë të qëndojnë njëri me tjetrin në atë mekteb. Të tillëve Allahu (azzevexhel) nuk do t’ua rritë punën e mirë.[9]

“Mos u bëni si ata që shpresojnë se do të arrijnë në ahiret pa bërë vepra të mira, dhe ata që e vonojnë pendimin dhe teuben për shkak të ndonjë shprese tjetër, të cilët për botën tjetër (ahiretin) flasin me fjalët e asketit (zahidit), ndërsa për këtë botë vrapojnë si njeriu më i dashuruar për dunja. Nëse i jepet nga kjo botë, nuk i duket e mjaftueshme, a nëse nuk i jepet atij prej saj, bie në dëshpërim në lidhje me të. Nga njerëzit kërkojnë që të veprojnë diçka që ai vet nuk e bën, i don të devotshmit por nuk e bën atë që ata e bëjnë, i urren të prishurit a vetë është njëri nga ata. Ai e urren vdekjen për shkak të mëkateve të shumta, dhe ende vazhdon të bën atë prej së cilës nuk është e preferuar të vdesësh. Nëse sëmuret fillon të pendohet, a kur është i shëndosh bie në harresë, pasi që të sherohet bëhet serioz. E lejon shpirtin që ta bindë atë në dyshim, dhe nuk është në gjendje për ta bindur për atë që është e sigurtë! Nuk ka mbështetje në riskun dhe nafakën e cila është e caktuar për të, dhe nuk i pëlqen ajo për të cilën është urdhëruar. Nëse vepron kështu i pamvarur ai bëhet trim, nëse e kap varfëria bjen në dëshprim dhe mjerim. Kur është në mëkat ndjehet si me qenë në ndonjë nimet të bekuar. Çdo herë kërkon më tepër, dhe nuk është i kënaqur me atë që i është dhënë. Nga njerëzit e kërkon atë që nuk e ka të caktuar. Vdekja ja pengon trurin, dhe nuk ngutet që të veprojë atë që e ka patjetër para se të vdesë. Të tjerëve ua bën të mëdha atë që mendon për vete se është e vogël. Ta kalon një nat me gëzim me të pasurit është më e dashur për të, se sa të kaloj një natë me një njeri që e përmend Allahun (azzevexhel) në varfëri. Të tjerët i gjykon vetëm për kënaqësinë e shpritit të vet, kurse shpirtin e vet nuk e gjykon për kënaqësitë e njerëzve”.[10]

Imani-feja e vërtetë fillon duke e njollosur një pikë të bardhë në zemër, kështu që sa më shumë që rritet imani, aq më shumë rritet njolla e bardhë dhe e përfiton zemrën, dhe kur imani të arrij në kulminacion, atëherë zemra bëhet plotësisht e bardhë. Gjithashtu edhe nifaku (hipokrizia, dyfytyrësia) fillon në një lloj njolle të zezë në zemër, pra sa më shumë që ritet nifaku, aq më tepër e përfiton zemrën, dhe kur nifaku të arrijë në kulminacionin e vetë, zemra i bëhet plotësishtë e zezë. Pra, nëse do të mundeshit ta hapni zemrën e besimtarit të vërtet do ta gjenit të bardhë, nëse do të kishit mundësi ta hapnit zemrën e nifakut (hipokritit) do ta gjenit atë të zezë’[11]

Dunjaja kalon shpejt, kurse ahireti na vjen shpejt, edhe dunjaja dhe ahireti kanë fëmijët e tyre, pra ju bëhuni fëmijët e ahiretit, dhe mos u bëni fëmijë të dunjasë. Sot ka pun pa llogari, kurse nesër ka llogari pa punë.! [12]

Fekihu (Dijetar) i vërtetë është ai që nuk i bën njerëzit të dëshpëruar ndaj mëshirës së Allahut (azzevexhel), dhe nuk ju jep lehtësime kur është në pytje harami dhe mosdëgjushmëria ndaj Allahut (azzevexhel), dhe nuk i bën ata që të mendojnë që dënimi i Allahut (azzevexhel) nuk do ti kapë, dhe ai i cili nuk e lëshon Kur`anin për dëshirat e të tjerëve. Nuk ka hajr dhe mirësi në ibadetet e fesë që nuk i ka temelet në dituri, dhe nuk ka dituri nëse nuk bazohet në një kuptim të thellë dhe të saktë, dhe ska përfitim nga leximi i kira`eteve që nuk është i përcjellur nga të menduarit.[13]

Zahid (sipas përkthimit tonë) është një person që është i udhëzuar mirë në dituri, vepron dhe punon sipas asaj diturie që ka, i cili thërret në të mirë dhe nga e kundërta është i kujdesshëm dhe ruhet, të cilin e zë gjumi në vështirësi dhe bezdi dhe e lavdëron dhe e falënderon Allahun (azzevexhel) deri në agim. Ky është zahid i vërtetë! [14]

Ni`met – Begatia është e ndërlidhur me falënderimin, a në falënderim jepet edhe më shumë, dhe kështu këto ndërlidhen mes vete, pra Allahu (azzevexhel) nuk do të ndalet asnjëher që tju jep njerëzve, përderisa njerëzit nuk ndalen duke ju falënderuar Allahut (azzevexhel)!.[15]

Mos e duaj dikë shumë, sepse mund që ndonjëher ta urresh, dhe mos e urrej dikë shum sepse mund që ndonjeherë të bëhet i dashur për ty. (Adabul-Sahbet el-Sulemi nr: 182)

Allahu (azzevexhel) ka bërë marëveshje me njerëzit e ditur (dijetarët Ehlul-Ilm), që ti mësojnë njerëzit e paditur para se ai të ketë bërë marëveshje me të paditurit për mësim të detyruar. (Edebul Dunja vel Din El mevredi 1/91)

Karakteristika e njeriut të ditur është që kur ta pyes dikush për një çështje që ai se din të thotë: “Allahu e`alem – Allahu e di më së miri .(El-Adab El-Serijjah, Ibnu Muflih- El Makdisi 2/132).

Kush e fillon mëngjesin e tij me diçka të kripur, Allahu (azzevexhel) nga ai do ti largojë sëmundjet, ai i cili i ha 21 kokra rrush të thatë nuk do të ndjej në barkun e tij asnjëher dhimbje. Mishi e lind mishin, kurse qulla (miell e përzier me ujë ) është ushqim arab. Mishi i viçit është sëmundje, kurse gjalpi dhe qumështi janë ilaqë. Gjithashtu dhe yndyra e mishit të viçit është e dëmshme. (El-Adab El-Serijah.Muflih el Makdisi ibn 3/235)

Lumturia e një njeriu është që të ketë grua të mirë, fëmijë të dëgjueshëm, shokë të mirë, dhe të ketë shtëpinë afër familjes së tij. (El Adeb El Sherijja, Ibnu Muflih El makdisi 3/435)

Kur vdes një dijetarë, në islam mbetet një gropë që nuk mund të mbyllet deri sa të vijë një dijetarë i njejtë si ky që ka vdekur. (El Tazkira Fil Va`az, Aburrahman el Kuresi 1/56)

Udhëheqësi zullumqar i mer paratë qofshin ato hallall apo haram, sepse ato që atij i jepen, i mer sepse ato që dikush i jep janë hallall.

Varri është si sandëk postal në të cilën hyjnë veprat e tua, pas vdekjes ju do të mereni në përgjegjësi për veprat që i bëni.

Pasha Atë Në dorën e të cilit është shpirti im, 1000 shpata janë më të lehta, se vdekja në krevat.

Kur vdes besimtari, për të qanë vendfalja ku ai e ka falur namazin, dhe për të qanë vendi ku ai ka rrënë dëshmor, vendi në të cilin janë ngritur veprat e tij.

Varri është një humnere e xhehnemit ose xhennetit. Varri tre herë në dit thotë un jam një krimb i mëriztur dhe i vetmuar.

Çdo dua që nuk fillon me salavatet mbi Pejgamberin (salallahualejhiveselem) dhe familjen e tij, është e bllokuar.

Njerëzve foljuni aq sa mund të kuptojnë. A doni që ta mohojnë Allahun (azzevexhel) dhe të Dërguarin e Tij (salallahualejhiveselem)?

Nëse feja do të interpretohej sipas logjikës, dhe mendimit personal, atëherë mestet duhet që ti veshim prej lart (kokës) e jo prej këmbëve.

Përktheu dhe përshtati: Teuhid.NET

Teuhid

[1](Edebul Dunja Vel-Din 1/105).

[2](Bustanul-Vi-izin, 1/9)

[3]”.(Kitab Takribu:Iktida`ul`ilmil-Amel,Muhamed Halef Selameh 1/6)

[4](El-al-Sahih Allele-Mevti Muhtasar vel-vel-Hasri Kabra 1/13)

[5](Giza-ul-Elbab 2/376)

[6](Avariful-Me`arif, El-Sehreverdi,1/151)

[7](Kejfe Tahfizul-Ilme,1/30)

[8](Seb`u Mesa`il fi Ilmil-Hilaf 1/12).

[9](Kejfe Tahfizul-Kur`an el-Kerim 1/16)

[10](Miftahul-Efkar, Ebu Muhammed el-Selman 1/375)

[11](Nadretul-Ne`im ,3/746)

[12](Neretul-Ne`im ,6/2232)

[13](Nadretul-Ne`im 8/3149)

[14]Takribu Kitab: Iktida`ul-Ilmil-Amel,Muhammed Halfe Selameh 1/8)

[15](Uddetul-Sabirin 22/10)