Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Tuesday, January 22, 2013

NJERIU I MADHE NE BOT !! Ne vitin 2004 nje ekip i arkeologeve te Indise kishte pretenduar se ka zbuluar skeletin e nje figure mitologjike te Indise - Mahabharatha. Ekipi lokal i National Geographic,e paraqet kete lajm si zbulim te rendesishem dhe fotot e ketij skeleti 13 metra te gjate shperndahen me te shpejte ne gjithe boten dhe zgjone debate te shumta.Shume televizione fillojne te bejne programe se a kane ekzistuar me pare njerez te ketille gjigante si elefantet Mamute apo jo?! Debatojne per kete teme teologe,arkeolog,historian... P. Deivamuthu kur e sheh se lajmi mori dhene,dele dhe pranon se fotografija eshte e rrejshme dhe se e ka pregatitur me nje artist te fotografise digjitale per te bere shaka dhe se nuk ka besu se edhe National Geographic dhe shume media tjera boterore do ta mernin seriozishte lajmin e tyre te bere per shaka.Perkunder deklarates tyre,ende ka njerez qe vazhdojne te mendojne se keto foto jane te verteta dhe se lajmi eshte i vertete! Une nuk e di se sa eshte e vertete kjo foto,por e di qe ka pas njerez edhe me te medhenje se ky skelet i paraqitur ne foto! Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë :" Allahu e krijoi Ademin dhe gjatësia e tij ishte gjashtëdhjetë parakrahë.( rreth 27-30 metra. shenim i yni) ...Secili prej bijve të Ademit që do të hyn në xhenet, do të hyn në formën e Tij dhe krijesat ende vazhdojnë të shkurtohen deri tash." Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Ky hadith madheshtor na tregon ne menyre te qarte se njeriu i pare ka qene shume i gjate. Allahu na tregon per popullin e Hudit alejhi selam Adin se kane qene shume te fuqishem gje qe i bente te mendonin se s'ka kush i mposhte ne ftyre te tokes.Thote Allahu teala:" Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhënj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të fortë se ne?” A nuk e diten ata se All-llahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona." Fussilet, 15. Sa do qe je i fuqishem,apo i pasur,apo ne pozita te larta,kur mos e larteso veten mbi Krijuesin tende,dije se Ai te ka dhene gjithe te mirat dhe se te Ai do te kthehemi.Adhuro Allahun dhe respekto urdherat e Zotit tende i Cili te krijoi ne formen me te mire dhe t'i dha gjithe keto te mira. O Allah,mos lejo qe pozita ,shendeti dhe pasuria jone te na mashtroj dhe largoj nga perkujtimi i Yte. O Zoti yne,na tako ne xhenet me baben tone te pare Ademin alejhi selam dhe pejgamberleret tjere dhe pejgamberin tone Muhamedin alejhi selam.