Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, January 13, 2013

Ngjarje interesante: Një djalë i vogël iu afria nënës së tij në kuzhuinë një natë derisa ajo po bënte gati drekën dhe ia dorëzoi një copë letre ku ky kishte shkruar diçka në të, nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante: për kositjet e kullosës 5euro, për pastrimin e dhomës sime këtë javë 1euro, për atë që kam shkuar në dyqan për ty 0.50euro, për atë që e kam ruajtur vëllain e vogël derisa ti ishe në shitblerje: 0.25euro, për hedhjen e mbeturinave në kontenjer: 1euro, për sjelljen e një dëftese të mirë: 5euro, për fshirjen e oborrit dhe rregullimin e oborrit: 2euro, gjithësej më ke borxh: 14.75 euro. Hmmm! Nëna filloi ta shikonte të birin derisa ai rrinte pranë saj dhe sikur ia lexonte kujtimet që i silleshin asaj nëpër kokë. Ajo e kapi lapsin, e ktheu së prapthi letrën që e kishte shkruar i biri dhe shkroi: Për nëntë muaj që të kam bartur në bark derisa ti rriteshe: Falas, për të gjitha netët që kam ndenjur pa gjumë, jam kujdesur dhe jam lutur për ty: falas, për të gjitha kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: falas, për të gjitha netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: falas, për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjet e hundëve tua: falas, bir. Kur t’i mbledhësh këto krejt këto, çmimi i dashurisë sime për ty është falas. Kur përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë iu mbushën me lotë dhe duke e shikuar drejt në sy të ëmën i tha: “ Nënë, vërtet të dua shumë”, e mori lapsin dhe me germa të mëdha e shkroi në letër