Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Thursday, January 10, 2013

LEXONE KET THENJE SE ESHTE SHUME E MIRE Derguar nga : Arjan Kapitaj


LEXONE KET THENJE SE ESHTE SHUME E MIRE.- Njëzet e dy pyetje dhe përgjigje që më kanë çuditur dhe më kanë shtangur me shkathtësinë dhe mprehtësinë e personit që përgjigjet, andaj po ua sjell këtë temë.  Ka qenë një musliman shok me një të krishter. Ky i fundit (krishteri) insistoi që shokun e tij musliman ta marrë në kishë për të prezantuar në ligjëratën priftit dhe pastaj te japë mendimin e tij. Muslimani pranoi dhe shkuan.  Prifti e njohu dhe tha: A ka në mesin tuaj muslimanë?  U ngrit muslimani dhe i tha: Unë. Si e dite? Prifti tha: Ke shenja në fytyrë, nga të rënat (shpesh) në sexhde.  Muslimani buzëqeshi.  Prifti i tha: Dua t’i bëj 22 pyetje? 1- Kush është një, që nuk e ka të dytin? 2- Kush janë dy, që nuk e kanë të tretin? 3- Kush janë tre, që nuk e kanë të katërtin? 4- Kush janë katër, që nuk e kanë të pestin? 5- Kush janë pesë, që nuk e kanë të gjashtin? 6- Kush janë gjashtë, që nuk e kanë të shtatin? 7- Kush janë shtatë, që nuk kanë të tetin? 8- Kush janë tetë, që nuk kanë të nëntin? 9- Kush janë nëntë, që nuk e kanë të dhjetin? 10- Kush janë dhjetë, që pranojnë shtesë? 11- Kush janë njëmbëdhjetë, që nuk kanë të dymbëdhjetën? 12- Kush janë dymbëdhjetë, që nuk e kanë të trembëdhjetën? 13- Kush janë trembëdhjetë, që nuk e kanë të katërmbëdhjetën? 14- Çfarë është ajo gjë që frymon dhe nuk ka shpirt? 15- Cili është varri që ka udhëtuar me pronarin e tij? 16- Kush janë ata që kanë gënjyer dhe kanë hy në Xhennet? 17- Çfarë është ajo që e ka krijuar Allahu dhe e ka mohuar? 18- Kush janë ata që i ka krijuar Allahu pa babë dhe nënë? 19- Kush është ajo krijesë prej zjarri, kush e shkatërroi me zjarr, dhe kush e ruajti me zjarr? 20- Kush është ajo që është krijuar nga guri, është shkatërruar me gurë, dhe është ruajtur me guri? 21- Çfarë është ajo gjë që e ka krijuar Allahu dhe e ka llogaritur madhështore? 22- Cila është ajo pemë që i ka dymbëdhjetë degë, e në çdo degë tridhjetë fletë, në çdo fletë pesë fryte, tri prej tyre me hije e dy me diell?  Buzëqeshi muslimani, me buzëqeshjen e atij që është i bindur në Allahun dhe tha:  Bismilahi-Rrahmani-Rrahim Përgjigjet: 1- Allahu i Lartësuar është Një, që nuk e ka të dytin. 2- Dy që nuk e kanë të tretin, janë: Nata dhe dita. “ …natën dhe ditën i kemi bërë dy argumente..” (Isra, 12) 3- Tre që nuk kanë të katërtin, arsyet e Musaut me Hidrin: Shpimi i anijes, mbytja e fëmisë dhe drejtimi i murit. 4- Katër që nuk e kanë të pestin: Kur’ani, Inxhili, Tevrati dhe Zeburi. 5- Pesë që nuk e kanë të gjashtin: Pesë kohët e namazit. 6- Gjashtë që nuk e kanë të shtatin: Ditët në të cilat Allahu e ka krijuar gjithësinë. 7- Shtatë që nuk e kanë të tetën: Shtatë palë qiej. “… I cili krijoi shtatë qiej në kate dhe nuk sheh kurrfarë kontrastesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit…” (Mulk, 3) 8- Tetë që nuk e kanë të nëntin: Bartësit e arshit të Allahut. “…Atë ditë e bartin fronin e Allahut tetë engjuj…” (Hakkah, 17) 9- Nëntë që nuk e kanë të dhjetin, janë mrekullitë e Musaut: Shkopi, dora ndriçuese, përmbysjet, thatësira, bretkosat, gjaku, karkalecat, rriqrat, dhe çarja e detit. 10- Dhjetë që pranojnë shtesë: Punët e mira, ai që bënë një të mirë shpërblehet me dhjetë, e Allahu ia shumëfishon atij që do. 11- Njëmbëdhjetë që nuk e kanë të dymbëdhjetën: Vëllezërit e Jusufit. 12- Dymbëdhjetë që nuk e kanë të trembëdhjetin: Janë mrekullia e Musaut, kur i ra me shkop gurit dhe shpërthyen dymbëdhjetë burime uji. “Dhe kur Musa, për popullin e vet u lut për ujë, e Ne i thamë: “Bjeri me shkopin tënd gurit! Prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime…” (Bekare, 60) 13- Trembëdhjetë që nuk e kanë të katërmbëdhjetin: Vëllezërit e Jusufit, babai dhe nëna e tij. 14- Ajo që frymon dhe nuk ka shpirt: Mëngjesi. “…dhe agimi kur frymon…” (Tekvir, 18) 15- Ndërsa varri që ka udhëtuar me pronarin: Balena kur e ka gëlltitur Junusin. 16- Ata që kanë gënjyer dhe kanë hyrë në Xhennet: Janë vëllezërit e Jusufit. 17- Ajo që e ka krijuar Allahu, dhe e ka mohuar: Zëri i gomarit, “me të vërtetë zëri më i pakëndshëm është zëri i gomarit.” (Lukman) 18- Ata që i ka krijuar Allahu pa babë dhe nënë janë: Ademi , melaiket dhe dashi i kurbanit. 19- Krijesa nga zjarri: Është djalli, ai që është shkatërruar me zjarr është Ebu Xhehli, ndërsa atë që (Allahu) e ka ruajtur nga zjarri është Ibrahimi. 20- Ajo që është krijuar nga guri janë Deveja e Salihut. Ata që u dënuan me gurë janë poseduesit e Elefantit (As’habul Fil). Ndërsa ata që u ruajtën në gurë janë banorët e shpellës (as’habul-kehf). 21- Ajo që e ka krijuar Allahu dhe e ka llogaritur madhështore është: Dredhia e grave. 22- E, pema është: Dymbedhjetë muajte e vitit, degët janë ditët e muajit, pesë frytet janë pesë namazet ditore. 3 me hije janë sabahu, akshami dhe jacia, e dy me diell janë dreka dhe ikindia.  Kështu u përgjigj muslimani. Prifti dhe të pranishmit u çuditën.  Por, Prifti u befasua prej një pyetje të vetme nga djaloshi musliman, e ajo është: Kush është çelësi i Xhennetit? Prifti nuk mundi të përgjigjet, por u detyrua të përgjigjet pas një insistimi nga të pranishmit.  Derguar nga : Arjan Kapitaj