Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, January 13, 2013

Kur Sprovohesh E Kur Jo, Kur Sëmuresh E Kur Jo, Kur Frikësohesh E Kur Jo! ‏ السلام عليكم و رحمة الله و بركات Transmetohet se Wuhejb b.El-Ward – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Me të vërtetë, kur Allahu i Madhëruar dëshiron ta nderojë e shpërblejë një rob të Tij (për shkak të ndershmërisë e drejtësisë së robit), Ai e sprovon atë me zvogëlim të furnizimit për jetesë, sëmundje në trupin e tij dhe jetë me frikë (të cilat që të gjitha e pastrojnë atë nga mëkatet). Deri sa një ditë vdekja vjen te ky person dhe nëse ky njeri ende ka mëkate, vdekja i bëhet e rëndë këtij, për të bërë që ky ta takojë Allahun pa ndonjë mëkat." "Dhe kur njeriu ka pak vlerë te Allahu (për shkak të mosbindjes së tij), Ai e bën trupin e tij të shëndetshëm, ia rrit furnizimin për jetesë, dhe e bën atë të ndihet i sigurt (shpërblimet për ndonjë vepër të mirë të tij fiken). Deri sa një ditë vdekja vjen te ky person, dhe ky ende ka disa vepra të mira, përvoja e vdekjes i lehtësohet atij për shkak të tyre, dhe ai e takon Allahun me asgjë!!!" E Pëlqej x 3 Të ndihmosh të tjerët është diçka e bukur. Të lutesh është diçka dhe më e bukur. Por ka diçka që është edhe më e bukur nga të dyja: zemra e pastër dhe qëllimi i mirë. UmmMuadh, 25 Tetor 2011 #1 Qyteti Islam Show User Details weAlejkumSelam weRahmetullah -Subhan'allah ky hadith është shumë interesant dhe ngacmues për nefsin, Njerzit deshirojm qetësi dhe rehati, jetë pa vuajtje dhe merzi. -Megjithate elhamdulilah dikujt Allahu ja jep te mira e kesaj bote dhe te mirat e ahireitit, dmth ja largon vuajtjet dhe veshtirësit e kesaj bote dhe te asaj tjetres. Ndersa ne e lusum Allahun që t'na forcon gjat sprovave nga do që na vijn ato. - Të mos mendoj dikush se ata beimtar te pasur te shendetshem apo ne pozita janë njerëz me vlerë të pakët, sepse ka prej tre qe janë shumë të mirë e po ashtu ka nga ata qe janë të spovuar, te varfër apo pa pozita, por prap nu janë në rrugë të drejtë. Te Allahu mbeshtetemi për të gjitha gjendjet dhe lusim Allahun me na e lehtesu jeten ne kete botë, dhanjen e shpirtit dhe hymjen në xhennet. Amin