Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, January 13, 2013

Frika ndaj Allahut dhe morali i mirë Hadith Nga Abdurrahman Ruka Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Prej Ebu Dherrit Xhundub ibnu Xhunades dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibnu Xhebelit, Allahu qoftë I kënaqur prej tyre, është transmetuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kije frikë Allahun kudo që të jesh, pasoje të keqen me të mirë që ta fshijë atë dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.” Transmetuesi i hadithit 1. Ai është sahabi i madh Ebu Dherr el Gifari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, prej sahabëve të devotshëm dhe muhaxhirëve. E pranoi Islamin që herët. Emigroi vonë, ndaj dhe nuk mori pjesë në Bedër. Ngjarjet dhe virtytet e tij janë të shumta. Vdiq në vitin 32 h në hilafetin e Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. 2. Ai është sahabi i madh Muadh ibnu Xhebel el Ensari el Hazrexhi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. E pranoi Islamin kur ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Mori pjesë në bedër dhe betejat e tjera më pas. Njihte mirë ligjet dhe Kuranin. Ka qenë përgjegjës për Shamin në hilafetin e Umerit. Vdiq atje në vitin 18 h. Kuptimi i përgjithshëm Ky hadith është prej porosive profetike me të cilat i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut) këshillonte sahabët për të ecur në to dhe që muslimanët të ndiqnin gjurmët e tyre në çdo kohë e vend, në mënyrë që të gëzohen në dynja dhe ahiret. Kur Ebu Derri u bë musliman në Mekë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e urdhëroi të shkonte te fisi i tij duke shpresuar që Allahu do të bënte dobi me të. Po kur pa dëshirën e tij për të qëndruar me të në Mekë dhe mësoi se ai nuk kishte mundësi, i tha: “Kije frikë Allahun kudo që të jesh, sepse ajo është më parësore për ty se sa qëndrimi.” Ky është urdhër për çdo mysliman. Por ka mundësi që të jetë dhe fjalë që i drejtohet Muadhit në mënyrë që të përmbushë urdhrat e Allahut dhe t’i largohet ndalesave të Tij, sepse Ai e shikon dhe e di se ç’bën në çdo vend. Gjithashtu e këshillon që të sillet me njerëzit ashtu siç dëshiron që njerëzit të sillen me të, qoftë kjo shmangie e dëmit, dhënie e këshillës apo qeshje e fytyrës, në mënyrë që zemrat të bashkohen dhe dashuria të përsoset. Dobitë e hadithit Uerdhëmimi për frikë dhe devotshmëri ndaj Allahut, fshehtazi dhe haptazi dhe kudo. Nëse një vepër e keqe ndiqet nga kërkimi i faljes tek Allahu dhe nga veprimi i nj ëtë mire, ateherë ajo shlyhet. Urdhërimi për shoqërimin me njerëzit në mënyrë të mirë dhe shmangia e dëmit prej tyre. Morali i mirë është prej përsosjes së devotshmërisë me Allahun.