Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, January 13, 2013

Enderr E Habitshme E Muhammedit (alejhi Salatu Ve Selam)

Transmetohet nga Seid ibn Musej-jibit nga AbduRrahman ibn Semurah ibn Xhundub i icli thotë:" Doli një ditë prej ditëve Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) e ne ishim te kopshti i "suf-fes" në Medinë. U ngrit në këmbë e tha: " Me të vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.



1) Pashë një person nga Umeti im që ju prezantua atij Meleku i Vdekjes për t'ia marrur shpirtin .Por i erdhi në ndihmë atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij.



2) Pashë një person nga Umeti im që ishte përfshirë nga dënimi i varrit..E i vjen në ndihmë atij abdesi që ai kishte marrur dhe e shpëtojnë atë nga ai dënim.



3) Pashë një person nga Umeti im që e friksonin atë Shejtanët.E i vjen në ndihmë atij përmendja e Allahut dhe ja largon Shejtanët prej tij.



4) Pashë një person nga Umeti im që e friksonin atë Melaiket e Dënimit .E i vjen në ndihmë atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre.



5) Pashë një person nga Umeti im që etja e kishte përvëluar..Sa herë që bënte t'iu afronte ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij e pengohej.E i vjen në ndihmë atij agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostisin me ujë sa që ai e shlyen etjen që e kishte kapluar.....



6) Pashë një person nga Umeti im, e pashë Pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise), sa bënte ky njeri t'iu afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre u pengohej.E i vjen në ndihmë atij guslli i marrur nga xhunubllëku e marrin për dore dhe e ulin pran meje, mexhlisit tim....



7) Pashë një person nga Umeti im që përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e djathta e tij ishte errësirë ,nga e majta e tij ishte errësirë ,sipër tij errësirë ,e poshtë tij errësirë.E ai rrinte i shashtrisur (nuk dinte të lëvizte) nga te ikte.E i vjen në ndihmë atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer..dhe e nxjerrin atë prej errësirës në dritë.



8) Pashë një person nga Umeti im që me duart e tij ruhej nga flakët te zjarrit dhe prushit të tij...E i vjen në ndihmë atij Sadekaja e dhënë e bëhet penges midis tij e zjarrit dhe bëhet mbules mbi kokën e tij.



9) Pashë një person nga Umeti im që i fliste Besmitareve e ato nuk i flisnin atij..E i vjen në ndihmë atij lidhja e farefisit e i thotë besimtareve:" O besimtare, ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta..E i flasin atij Besimtarët dhe e takojnë e ai i takon ato...



10) Pashë një person nga Ymeti im që e friksonin atë Zebanijet (melaiket e zjarrit) E i vjen në ndihmë atij urdhërimi për mirë e ndalimi nga e keqja qq ai kishte bërë në dunja dhe e vendosin tek Melaiket e mëshirës.



11) Pashë një person nga Umeti im të gjunjëzuar ,,Midisi tij e Zotit kishte penges...E i vjnë në ndihmë atij Morali i mirë dhe e merr për dore dhe e fut në audiencen e Allahut.



12) Pashë një person nga Umeti im që i'u dha libri nga e majta e tij...E i vjen në ndihmë atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr librin dhe e vendos nga ana e djathtë e tij...



13) Pashë një person nga Umeti im që ju pakësua peshorja e punëve të mira ..E i vijnë në ndihmë atij fëmijtë (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (sic duhet) dhe ja rëndojnë peshoren e tij.....



14) Pashë një person nga Umeti im që qëndronte në këmbë buzë zjarrit të xhehenemit...E i vjen në ndihmë atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së tij)..dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në parajsë.........



15) Pashë një person nga Umeti im të hidhet në Zjarr..E i vjen në ndihmë atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë nga Zjarri...........



16) Pashë një person nga Umeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit..e dridhej si gjethet e palmës nga stuhija e fortë..E i vjen në ndihmë atij Mendimi i mirë që ai ka pas për Allahun dhe ja qetësojnë dridhjet ..e ai vazhdon në qetësi rrugën për në xhennet.....



17) Pashë një person nga Umeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit...nga një herë ecte në këmbë nga një herë binte nga një herë ecte këmba dorazi e nga një herë kacavirrej....E i vjen në ndihmë atij Salavatet që ai ka rënë mbi mua....dhe e qojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë...........



18) Pashë një person nga Umeti im që arrin deri tek portat e xhenetit ..e dyert e saj i mbyllen pa e lënë atë të futet në xhenet....E i vjen në ndihmë atij Dëshmija "La ilahe il-la Allah" S'ka Zot tjetër përvec Allahut. dhe ja hapin dyert dhe ai futet ne xhenet....."