Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Tuesday, January 8, 2013

Dënimi i Allahut mbi Ata-Ato që i ekspozoin pjesët e Turpshme të Trupit"


1. Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) në "Sahihun" e tij transmeton se një burrë e pyeti të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “O i Dërguari i Allahut, cili është gjynahu më i madh tek Allahu? Tha: "T’i shoqërosh shok Allahut, ndërsa Ai është që të ka krijuar." Tha (burri): “Po pastaj cili?” Tha (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Të vrasësh fëmijën tënd prej frikës se mos po ushqehet me ty (nga frika se mos po varfërohesh)." Tha (burri): “Po pastaj cili?” Tha (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Të bësh kurvëri me bashkëshorten e fqinjit tënd."[E transmeton Buhariu me nr [6861], Muslimi [86], Ebu Daudi [2310], En Nesai [vëll.VII, f.89-90], Et Tirmidhi [3183] dhe El Bejhaki [vëll. VIII, f. 18].]
Në aprovim të kësaj zbriti Fjala e Allahut të Lartësur:
"Edhe ata që përveç Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto ai e gjen ndëshkimin." [El Furkan: 68]

2. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk është besimtarë laviri gjatë kohës kur bën zina (imoralitet) dhe ai që pi alkool kur e pi atë e as që është besimtarë vjedhësi gjatë kohës kur vjedh."[E transmeton Buhariu në "Sahihun" e tij me nr [5578], Muslimi [57], Ibën Maxhe [3936], Ahmedi [8982]. Shiko rrugët e këtij hadithi në librin "Ta'dhimu kadri es salati" i autorit Ibën Nasër el Merruzi [vëll. I, f. 487].]

3. Nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk është besimtarë laviri gjatë kohës kur bën zina (imoralitet) dhe vjedhësi gjatë kohës kur vjedh e as që është besimtarë ai që pi alkool kur e pi atë dhe nuk është besimtarë vrasësi gjatë kryerjes së krimit[E transmeton Buhariu me nr [6809] dhe El Begaui në librin "Sherhu es sunneh" [vëll.I, f. 91].]
Ikrime ka thënë: "I thashë Ibën Abasit: “Si ikën besimi prej tij?” Tha: “Kështu, dhe i ndërthuri gishtat e duarve të tij pastaj i shkëputi ato.” Pastaj tha: “Nëse ai pendohet i kthehet besimi përsëri, dhe i ndërthuri edhe një herë gishtat e duarve."











4. Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Birit të Ademit i është përcaktuar në mënyrë të padiskutueshme hisa (pjesa) e tij prej kurvërisë (zinasë). Kurvëria e syve është shikimi (i femrave të ndaluara), kurvëria e veshëve është dëgjimi, kurvëria e gjuhës është të folurit, kurvëria e dorës është prekja, kurvëria e këmbës është ecja (për kryerjen e harramit), zemra dëshiron dhe përfytyron,ndërsa organi seksual i vërteton ose i përgënjeshtron ato." [E transmeton Muslimi në "Sahihun" e tij me nr [2657], Buhariu me nr [6243] (teksti i Muslimit është më i plotë se ai i transmetuar nga Buhariu), Ebu Daudi [2152], Ahmedi [7701], dhe El Begaui në librin "Sherhu es sunneh" [vëll. I, f. 136-137], me nr [75].]
Ibën Betal ka thënë: "Janë quajtur kurvëri shikimi dhe dëgjimi, sepse ato bëhen shkak për çuarjen tek kurvëria e vërtetë. Për këtë arsye i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)thotë: "…ndërsa organi seksual i vërteton ose i përgënjeshtron ato." [Shiko "El Fet'h" në hadithin me nr [6243].]
5. Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Me të vërtetë prej shenjave të ditës së kiametit është ngritja e diturisë, shtimi i injorancës, pirja e alkoolit dhe shfaqja e imoralitetit."[E transmeton Buhariu në "Sahihun" e tij me nr [80] dhe Muslimi me nr [2671].]
6. Gjithashtu nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Do t’ju tregoj një hadith të cilin nuk keni për ta dëgjuar nga dikush tjetër përveç meje. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: "Prej shenjave të Ditës së Kiametit është pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës dhe shfaqja e imoralitetit. Do të shtohen gratë (femrat) dhe do të pakësohen burrat, sa që pesëdhjetë gra do t’i korrespodojnë një burri të vetëm."[E transmeton Buhariu në "Sahihun" e tij me nr [81].]