Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Friday, January 11, 2013

Ajo shoqërohet me njerëz të mirë dhe shkon në ligjërata fetare...

Që ta mbajë statusin e saj të lartë, femra muslimane zgjedhë mikesha të mira dhe të devotshme që do t'i jenë shoqe të vërteta, që do ta këshillojnë me sinqeritet dhe të cilat nuk do ta tradhëtojnë as me fjalë, as me vepra.
Shoqet e mira kanë ndikim të madh për mbajtjen e muslimanes në rrugën e drejtë, duke i ndihmuar asaj që të zhvillojë shprehi të mira dhe të përmirësojë cilësitë e saj.
Shoku i mirë, në të shumtën e rasteve e shprehë (reflekton) qëndrimin dhe sjelljen e personit me të cilin rri:

''Më trego çfare shokësh ke, të të tregojë si je.''1

Shoqërimi me persona të sjellshëm është tregues i qëllimeve t'ua të caktuara dhe fisnike: ''Duke u shoqëruar me njerëzit e sjellshëm, bëhesh edhe t'i një prej tyre, prandaj nuk duhet të shoqërohesh me asnjë tjetër përveç se me ta.''2

Është shumë e rëndësishme të zgjedhësh shokë të mirë dhe t'u ikësh të këqijëve: ''Nëse shoqërohesh me njerëzit, merre për mik atë më të mirin, mos e merr atë më të keqin që të mos bëhesh edhe t'i si ai.''3

Femra muslimane gjithmonë tenton të marrë pjesë në mbledhjet ku diskutohet për Islamin, për madhështinë e mësimeve të tij, që flasin për individin, familjen dhe shoqërinë dhe në të cilat të pranishmit mendojnë për fuqinë e Allahut të Plotëfuqishëm, mirësitë e shumta të Tij, ku njerëzit e këshillojnë njëri-tjetrin për t'i plotësuar urdhërat e Tij, për t'u ruajtur nga ndalesat e Tij dhe të kërkojnë strehim tek Ai.
Në mbledhje të tilla zbuten zemrat, pastrohen shpirtërat, ndërsa qenia e personit përmbushet me lumturi për shkak të besimit. Abdullah Ibn Revaha, radiallahu anhu, e ka pasur zakon, që sa herë të takonte dikë nga sahabët t'u thoshte: ''Ejani, ejani që për një moment ta adhurojmë Zotin tonë.''

Kur Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka ndëgjuar për këtë, ka thënë: ''Allahu e mëshiroftë Abdullah Ibn Revahanë, sepse ai i do mbledhjet (tubimet) ku adhurohet Allahu, në të cilat mbledhje mburren melekët (engjëjt).''4

Halifi i drejtë Omer El-Faruku, radiallahu anhu, e kishte zakon që të çlodhej nga obligimet e tij të shumta dhe nga barra e pozitës së tij si udhëheqës (si mbret) në atë mënyrë që i kapte për dore një ose dy vetë dhe thoshte: ''Ejani ta madhërojmë fenë tonë!'', pastaj e përmendte Allahun.5

Edhe Omeri, radiallahu anhu, i cili ishte i drejtë dhe bënte aq shumë ibadet (adhurim), kishte nevojë ta pastrojë shpirtin e tij kohë pas kohe. Ai i linte të gjitha brengat e tij të kësaj jete për një kohë të shkurtër, që të mund ta freskonte shpirtin e tij dhe ta pastronte zemrën.
Ngjashëm me këtë, Muadh Ibn Xhebeli, radiallahu anhu, shpesh u thoshte shokëve të tij kur ishin duke shëtitur: ''Le të ulemi dhe të besojmë (të bëjmë adhurim) për një orë.''6

Muslimani është përgjegjës për forcimin e shpirtit të tij dhe për pastrimin e zemrës së tij. Gjithmonë duhet të tentojë të arrijë shkallë më të larta dhe të ruhet nga rrëshqitjet:

''Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtetë, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtypë atë (me punë të këqija), do të dështojë.''7

Kështu nga një femër muslimane kërkohet që t'i zgjedhë me kujdes shoqet e saj dhe të marrë pjesë në mbledhjet dhe ligjëratat e dobishme për të, që të mund të lëvizë në një rreth, i cili do ta rrisë besimin dhe devotshmërinë e saj.

''Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë e Tij, dhe mos i shmangë sytë e t'u prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vetë, pse puna e tij ka mbaruar.''8

Autor: Dr. Muhamed Ali El Hashimi
Marrë nga: ''Muslimanja ideale - Personaliteti i vërtetë i gruas muslimane i përkufizuar sipas Kur'anit dhe Sunnetit.''

Përgaditi: Ehlul Hadith - Ehlul Hadith | Facebook