Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Sunday, January 13, 2013

Ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve. · Bëre që fëmija yt ta donë Kuranin. · Mësoja suret të cilat janë më të lehta dhe më të shkurta · Atë që ia mëson shpjegoja komentin dhe kuptimin e sajë (kjo nuk të merr kohë më shumë se 5-10 minuta). · Lësho që të dëgjohet Kurani kur fëmija është foshnjë, është e vërtetuar se foshnja e vogël ndikohet nga ajo që e rrethon atë, kështu që foshnja i deponon këto njohuri edhe pse ai nuk mundet ti përdorë gjatë periudhës së vegjëlisë ai do të mundet pas viteve të ardhshme, për këtë arsye dëgjimi i Kuranit nga foshnja prej 5-10 minuta (5 minuta le të bëhen në mëngjes dhe 5 minuta në mbrëmje), kjo ia ndihmon foshnjës që kur të rritet ta mëson shumë lehtë Kuranin. · Dhuroja një Mus`haf (Kuran) të veçantë dhe të mëson vetëm prej tij. · Bëre ditën e hatmes (mbarimit të leximit) të Kuranit ditë gëzimi. Kjo e bën që fëmija të lidhet me Kuranin dhe ta dëshiron atë dhe është nxitëse për mësimin dhe leximin e Kuranit. · Fëmija i cili i ka 5 vite e më shumë bëri gara në leximin dhe mësimin e Kuranit. Kjo garë le të bëhet në mes tij dhe vëllezërve ose në mes fëmijës dhe babait. I bën pyetje aq sa ai ka mësuar dhe mundet ti kupton ai. · Bëje që fëmija të lidhet me mjetet e informimit në të cilat gjendet Kurani. P.sh: Blejë një kasetë, cd, radio që ai të mundet ta dëgjon Kuranin. · Nxite atë që të marr pjesë në gara si p.sh: Shtëpi, xhami, mektebe, në shkollë, fshatë, qytet etj. · Regjistroja zërin e tij duke lexuar Kuran: Kjo metodë e bën që ta nxitësh për imitimin e ndonjë lexuesi të mirë të Kuranit. · Jepi përparësi në daljen imam dhe faljen e ndonjë namazi me zë. · Zgjedhja shoqërinë e dijetarëve dhe njerëzve të dijes. Allahu na beftë nga ata që e mësojnë Kuranin dhe ua mësojnë të tjerëve. Pergatiti: -Ebu Merjem-





                            6 Miljon Krishter pranojn islamin !