Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Friday, December 28, 2012

Semundja e zemres


Një ditë një njeri kishte takuar dijetarin e njohur Sufjan eth-Thevrin dhe i kishte thënë: “Jam duke vuajtur nga sëmundja e zemrës, andaj të lutem më jep ndonjë ilaç.” Atëherë Sufjani i tha: “Merri rrënjët e sinqeritetit, disa fletë të durimit, lëngun e modestisë dhe vendosi në enën e devotshmërisë. Pastaj, shtoji asaj ujin e frikërespektit ndaj Zotit dhe vendosi mbi zjarrin e pikëllimit për mëkat
et e bëra. Në fund, kulloji ato në kullorën e murakabes (ndjenjën se Allahu të përcjellë kudo që të jesh) dhe në fund merri me dorën e vërtetësisë dhe pijë nga gota e istigfarit (kërkimit të faljes). Shpërlaje zemrën me vetëpërmbajtje nga gjërat e ndaluara e të dyshimta dhe largohu nga lakmia e pangopësia. Me lejen e Zotit, në këtë mënyrë zemra jote do të shërohet!”