Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Saturday, December 29, 2012

Njeriu që humbi në një ishull !?

I vetmi mbijetues nga fundosja e një anije, kishte përfunduaro në një ishull të vogël dhe të pabanuar.

Ai i lutej Allahut subhanehu ue teala, nga ashku i zemrës që ta shpëtonte dhe i pashpresë, çdo ditë e shikonte horizontin për ndihmë, por si dukej ishte ngatërruar në një vend të harruar...
Duke qenë në këtë gjendje të katandisur, filloi të ndërtonte një kasolle prej thuprash, që të mbrohej nga shiu dhe t'i fuste plaçkat e pakta që i kishin ngelur.

Një ditë doli të kërkonte ushqim dhe kur u kthye e gjeti kasollen e vogël në zjarrë, ndërsa shtëllungat e tymit çoheshin në qiell.

Kishte ndodhur më e keqja; gjithçka ishte humbur.
Ai ishte hutuar në fatkeqësi dhe zemërim.

''O Allah, si munde të ma bësh këtë!'', rënkonte ai.
Sidoqoftë, të nesërmen në mëngjes, atë e zgjoi zëri i një anijeje që i ofrohej ishullit.

Ishte kjo anija e shpëtimit...
''Si e dinit që unë isha këtu?'' - pyeti njeriu duke lëshuar lotët e gëzimit.
''E pamë sinjalin e tymit'', - u përgjigjën ata.

Është lehtë të dekurajohesh kur gjërat shkojnë kah e keqja.
Por nuk duhet t'i humbim shpresat, sepse Allahu subhanehu ue teala, është duke punuar në shpëtimin e jetëve tona, bile edhe në mes të dhimbjeve dhe vuajtjeve.
Mbani mend, herën tjetër kur kasollja të ju digjet deri në themel, ndoshta është vetëm një sinjal tymi që e thërret mëshirën e Allahut, subhanehu ue teala.

''Allahumme la sehle il-la ma xhealtehu, sehlen ve Ente texh'alul hazne idha shi'te sehlen.'' (O Zoti im, s'ka asgjë të lehtë përveç asaj që Ti e ke bërë të lehtë dhe Ti e bën të rëndën të lehtë, nëse dëshiron).'' (Transmetojnë Ibën Hibani, Ibën Sunij. Imam Ibën Haxheri dhe Shejh AbdulKadër Arnauti kanë thënë se hadithi është sahih).

Përgaditi dhe përshtati: Ehlul Hadith