Lutjet për kapërcimin e frikës, druajtjes dhe pagjumësisë
Imam Tirmidhi në Xhamiun e vet ka shënuar se njëherë Halidi i ishte ankuar të Dërguarit të All-llahut ,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., për pagjumësi dhe ankthe. I Dërguari i All-llahut , sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i kishte thënë:“Kur shkon për të fjetur, thuaj:

‘O All-llah, Ti je Zot i shtatë qiejve dhe i asaj që ato përfshijnë,i dy tokëve dhe jetëve që i mbajnë ato, i Zotëriut të shejtanëve dhe i atyre që ata i mashtrojnë. Zot, bëhu mbrojtësi dhe fqinji im. Më ruaj nga çfarëdo e keqe që mund të më shkaktojnë krijesat e tua në mënyrë që asnjëra prej tyre mos të mundet të më sulmojë kur jam duke pushuar ose të ma prishë jetën time private. Vërtet, fqinjët e Tu janë të fuqishëm dhe të sigurt kur Ti i mbron. Kujtimi Yt është i thellë. Vërtet, vetëm Ti je All-llah.
Në të njëjtën përmbledhje thuhet se ‘Amir bin Shu’ajbi kishte mësuar nga gjyshi i vet se i Dërguari i All-llahut , sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e kishte zakon t’iu mësonte një lutje për mposhtjen e frikës. Kjo lutje ka këtë tekst:
“Kërkoj mbështetje në përsosurinë e fjalëve të përsosura të All-llahut nga zemrimi i Tij, nga dënimi i Tij, nga çfarëdo e keqe që mund të më vijë nga krijesat e Tij dhe nga provokimi i shejtanit, dhe kërkoj mbrojtjen e Tij nga afrimi i tyre pranë meje”