Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Saturday, December 22, 2012

I ka krijuar Allahu pa babë dhe nënë !?


Allahu të gjitha krijesat i ka krijuar nga babai dhe nëna, por disa i ka veçuar ashtu që të jenë argument për njerëzit; ata/o janë:
1- Ademin (alejhi selam) që Allahu e ka krijuar nga dheu.
Allahu thotë: “Vërtetë çështja e Isaut (të lindur pa babë) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi nga dheu, e pastaj atij i tha “Bëhu” e ai u bë.” (Ali Imran, 59)
2- Nëna jonë Hava, e cila u krijua nga briri i Ademit.
Allahu thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra.” (Nisa, 1)
3- Dashi i sakrificës, për Ismailin (alejhi selam) që Allahu e zbriti nga qielli.
Allahu thotë: “Dhe e këmbyem me një kurban të madh.” (Saffat, 107)
4- Gjarpri i Musait (alejhi selam), ajo u bë nga shkopi i tij.
Allahu thotë: “Ai e hodhi atë por ai (shkopi, u bë) gjarpër që zvarritej.” (Taha, 20) 
5- Deveja e Salihut që doli nga shkëmbi.
Allahu thotë: “Ai tha:
“Ja , kjo është deveja, kjo do të pije ujë në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër.” (Shuara, 155)

Përshtati: Valdet Kamberi