Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Monday, December 24, 2012

E Kam nje gru te agjes shtatzen ajo i ka pas 3 abertime edhe 3 operacione.


Es selam alejkum hogj i nderum e kemi nje rast shum delikat ne familje e kam nje gru te agjes shtatzen ajo i ka pas 3 abertime edhe 3 operacione ne femijet e mehershem por edhe tani eshte shtatzen por problem eshte qe mjeku i ka thon qe nese e mban kete femij ka mundesi me met ne kolic invalide na duhet nje keshill a me mbajt femin apo duhet me hek qka duhet me bo sipas sheriatit islam es selam alejkum All-llahu ju rruajt ty dhe gjith motrat dhe vllezerit musliman


                            -:Përgjigje:-
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Aborti është i ndaluar pa marrë parasysh se a është para 40 ditëve apo pas 40 ditëve. Allahu xh.sh ka thënë: "Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur të gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit..." (5: 32)

"Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh." (17: 31)

Pra, është mëkat i madh të merret jeta e fëmijës, siç vepronin disa njerëz në të kaluarën ose siç mund të veprojnë disa edhe sot në disa shoqëri. Jeta e atij që s'ka lindur ende nuk lejohet të merret për ndonjë arsye përveçse në disa situata të rralla kur ka rrezik të madh nëse vazhdon të mbahet në mitër dhe që mund të shkaktojë vdekjen e nënës. Ndërsa të abortohet fëmija për qejf, është haram i madh për të cilën njeriu e meriton dënimin.

Ky ishte nje elaborim i pergjithshem rreth abortit dhe tregum qe eshte i ndaluar e sa i perket rastit te kesaj motres qe ka pyet pas te gjitha atyre aborteve dhe atyre operimeve qe i ka pas gjat lindjes dhe me gjith dinagnozat qe ja kan dhane mjekt se ka mundesi me mbete ne kolice une e kisha keshillu motren qe mos te abortoj te i mbeshtetet Allahun ne shtatzanin e saj dhe ta lus Allahun qe te kete nje shtatzani te mbar dhe te ja lehtesoj lindjen se vallahi eshte e ndaluar me abortu perderi sa nuk ka as nje simptom qe egziston rreziku i vdekjes se nenes perveq atyre supozimeve te mjekve qe i ka cek e qe nuk ju besohet cdo qe qka thon mjekt per arsyje se te ardhmen e din vetem Allahu pra mbeshtetju Allahu dhe mos bon krim ndaj femijes tend qe e ke ne bark dhe mbeshtetju Allahut ne shtatzanin dhe lindjen tende se me emrin e Allahu cdo gje ka me shku ne rregull Allahun e din ma se miri selamu alejkum.