Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut Fuqiplotë, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Salavatet dhe selamet ia dërgojmë Muhamedit alejhi selam, familjes së tij të pastër, shokëve të tij besnik dhe gjithë atyre që ecin në rrugën e tij deri në Ditën e Kijametit.
Të nderuar vëllezër besimtarë, me mërzi të madhe e morrëm lajmin për arrestimin dhe ekstradimin e Hoxhë Shukri Aliut, dhe vonimi i reagimit tim në lidhje me këtë nuk ka qenë asnjë shkak tjetër përveç se gjendjes sime shëndetësore, kam qenë këto ditë shumë i sëmurë, lus Allahun të na ketë pastruar prej mëkateve, AMIN.
Dhe, jo se ku me ditë çka është një reagim i imi në lidhje me arrestimin e Hoxhës krahas asaj se kush është në të vërtetë Hoxha, dhe çfarë pune ka bërë për rrugën e Vërtetë dhe Akiden (Besimin) e Ehli Sunnetit në trojat tona.
Allahu i Lartësuar e ka krijuar këtë botë dhe e ka bërë vendbanim të përkohshëm, e nuk e ka bërë vendbanim të përhershëm, dhe në këtë jetë ka lloj lloj sprove, provimi, belaje, musibeti dhe fitneh, e të gjitha këto i ka bërë Allahu i Lartësuar për një urtësi-hikmet të madhë, e që na ka treguar Allahu në Kur’anin Fisnik, ku i Lartësuari thotë:
“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.”
Pra, nga ky ajet Kur’anor kuptojmë se krijimi i vetë jetës dhe poashtu edhe i vetë vdekjes nuk është tjetër përveç se të na teston Allahu se cili prej nesh është më vepërmiri. Kjo botë është botë e obligimeve dhe veprimit e jo e begative dhe e shpresës, edhe pas kësaj janë bërë të pakujdesshëm-gafila shumë hoxhallarë e njerëz ndaj këtij realiteti të vërtetë.
E kur sprovat dhe belatë e godasin robin e Allahut e kjo botë nuk mund të jetë pa sprova, i sheh të dobët karshi këtyre sprovave ata që i ka goditur dhe të tjerët që e shohin të sprovuarin që është sprovuar, e thonë: ja çka e gjeti këtë, a ju kemi thënë të qëndroni larg tij, a ju kemi thënë të mos shkoni pas tij se ka 100 sprova, qëndroni me neve në rehati këndej. Të tillët besimtarë nuk i kanë punët mirë me besimin në kadanë dhe kaderin e Allahut që ështe baze prej bazave të imanit, dhe askujt nuk i ndodhë e as që e godet diçka përveç se me caktimin-kaderin e Allahut, dhe nëse i shikojmë krijesat në përgjithësi, do të bindemi se të gjitha këto krijesa kanë hise-pjesë në vështirësit e dhimbjet e kësaj bote.
Siç thotë edhe Abdullah ibn Mes’udi: Për çdo gëzim ka hidhërim, e nuk është mbushë asnjë shtëpi me gëzim përveç se është mbushur me hidhërim. Të gjithë e dimë, e kemi dëgjuar, e kemi përmend madje edhe ndokuj ia kemi mësuar, se Pejgamberët e Allahut nuk lanë trashëgimi dinarë e dirhem, apo me fjalë tjera malle, por trashëgimi e kanë lanë diturinë-ilmin, dhe thash se këtë e dimë të gjithë, por edhe nëse e dimë e kemi harruar se përveç diturisë-ilmit, trashëgimi e Pejgamberëve ështe edhe sprova-belaja.
Hapeni Kur’anin dhe lexoni historitë e Pejgamberëve, prej Ademit alejhi selam e deri tek Pejgamberi ynë i fundit Muhamedi alejhi salatu ue selam, dhe shiqone se kush ka pas më shumë sprova se ata. Janë sprovu me sprovat më të mëdha, më të ndryshme të të gjitha llojeve që ekzistojnë në këtë botë, dhe kështu do të sprovohen edhe pasuesit e tyre. A nuk ka thënë Pejgamberi yneë alejhi salatu ue selam kur është pyet se cilët njerëz do të sprovohen më së shumti, ai ka thënë: “Njerëzit që më së shumti do të sprovohen janë Pejgamberët e Allahut, pastaj ata që janë të ngjajshëm me ta, pastaj ata që janë të ngjashjëm me ta....”
Pra sprovat janë pjesë e jetës së Pejgamberëve alejhi mus-selam ashtu siç ishte dija pjesë e jetës së tyre. Andaj me mendu dikush për një hoxhë apo një vëlla që ka sprova dhe sprovohet në rrugën e Allahut dhe të davetit islam se: Sa keq i ndodhi, mirë e ka, çka e ka lyp dhe ka gjetë e gjera tjera të kota, dije se i tilli s’ka lexuar e as nuk ka mësuar se Pejgamberët e Allahut kanë pas më së shumti sprova dhe jo vetëm kaq, por nga ana tjetër nuk e dinë ky vëllau se nuk mjafton për njerëzit me thënë veç kemi besuar e pa u vu besimi i tyre në sprovë. Lexoje çfarë thotë Allahu i Lartësuar në Suren Ankebut:
"Elif, Lam, Mim. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët".
"A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm."
Turpi më i madhë çka mundet me u pa ndonjëherë është kur policia e murxhiave “musliman” e dorëzon një musliman, jo veç një musliman por edhe atë hoxhë-prijës i muslimanëve në duar të e qafirave-jobesimtarëve sllavë që lëre se janë qafira-jobesimtarë e kjo mjafton, e për obligim e kanë muslimanët me pas të burgosur te qafirat-jobesimtarët me i liru prej burgjeve të tyre, ngase jo me i dorëzuar e me i burgos me dorën e vet në burgjet e qafirave-jobesimtarëve por këta të maqedonisë as si shtet s’i njeh askush në ballkan, përveç tagutave që janë udhëheqësa legjitim të murxhiave dhe hoxhallarëve të pushtetit, s’i njeh askush as si komb e as si shtet, e të tillëve që janë qafira-jobesimtarë dhe për shumë shtete as si shtet nuk llogariten me iu dorëzu një musliman, e aq më shumë një hoxhë, kjo është një marri që e përfshin çdo shqipëtar në përgjithësi, e në veçanti policinë e murxhiave.
A kemi thënë edhe më herët të nderuar vëllezër se murxhiat me lejimin e futjes në polici kanë dështuar me këtë fetua të prishur, dhe ja edhe kjo ngjarje veç se po e vërteton atë që e kemi thënë, a kemi thënë se këta po e lejojnë se gjoja ata që janë brenda e vinë me uniforma nëpër xhamia me u fal, na ndihmojnë në rastet tona kur kemi problem me shtetin, e ndihma e tyre u pa si në aksionin monstrum kundër nënave dhe motrave tona dhe muslimanëve në përgjithësi, ashtu edhe me Hoxhën tonë Shukriun u pa se sa na ndihmuan policia që me fetuat e murxhiave janë vesh edhe shumë xhemate të xhamisë, sa e ndihmuan Hoxhën dhe nuk e lanë m’u ekstradu në dorën e hienave maqedon.
Apo ndoshta lind pyetja mos ndonjëri prej këtyre policëve ka dashtë me i ndihmu Hoxhës por së pari ka kërku fetua siç ka kërku për me hy në polici, e ai që i ka dhënë fetua me u vesh si polic kur ka kuptu se është fjala për Hoxhën në fjalë, ka thënë se “xhihad” është me dorëzu te sllavët, se menhexhi i tyre duke u bazu në fetuatë e dijetarëve të mbretit ështe se: është “xhihad” me e luftu, me e lajmru e me e burgosur çdo hoxhë që thërret në të vërtetën, Allahu mustean.
Për çfarë u burgos Mulla Shukri Aliu? Ajo çka u dëgjua prej lavirës dhe bijës së lavirës Jankullovskës se ekstradimi i Hoxhës u bë gjoja për dhunë që ka ushtruar Hoxha. Po ju pyes, çka mendoni, a është kjo e vërtetë çka e tha Jankullovska se kjo është arsyeja për ekstradimin e Hoxhës.
Jo o vëllezër jo, kjo nuk është aspak shkak dhe arsye për burgosjen e Hoxhës. Hoxhë Shukriu është prej hoxhallarëve të rrallë që prej fillimit, që sa vite në davet nuk u luhat kurrë e as që u mashtrua me të mirat e kësaj bote, dhe nuk iu frikësua në rrugën e Allahut asnjë kërcënimi të kërcënuesve. Hoxha njëherit ishte edhe njeri i parimeve dhe burrërisë, që për hirë të Allahut nuk lëshonte pe kurrnjëher pa marrë parasysh pasojat, madje edhe burgu e vërtetoi këtë.
Hoxhën u munduan partiashët me e bërë për vete dhe hyzmetqarë të tyre siç i bënë shumë të tjerë që ishin para Hoxhës, e Hoxha duke ua ditë dredhitë e tyre dhe fëlliqësirat e tyre, Hoxha asnjëherë nuk u bë me ata bashkë dhe kjo i pengoi armiqëve të Islamit dhe të Hoxhës. E ata hoxhallarë që e patën nisë në fillim mirë dhe si duhet, por nuk vazhduan deri në fund këtë rrugë, ata nuk ndjeken prej tagutave dhe policisë së tyre se në një mënyrë apo tjetër këta janë bërë hizmetqarë-shërbyes të tyre. Ka pas të atillë që i kritikonin sa ishin në shkolla ata që kanë lëshu pe dhe janë përzier me tagutat e partiashët, e kur u kthyen më vonë vet u bënë si ta, madje edhe më të zi se ata.
Këtyre hoxhallarëve u themi, a e dini cila polici e ekstradoj Hoxhën në dorën e shkaut, ajo është policia e iftarave të juve dhe e akikave tuaja që nuk kalon ramazan pa u ftu kjo polici dhe me u rrespektu, e me u veçu dhe ulë në krye të vendit, e me ju zgërdhi hoxhallarët e me ju palu para tyre duke ju bërë lajka, kjo është policia që e ekstradoj Hoxhën nëse s’e keni ditë, dine dhe prap ftoni në iftare e hani e pini bashkë me ata, e hoxha le t’a vuan ramazanin në burgje, e le të bënë iftar me bukën thatë në qeli. O vëllezër, çka është me hoxhallarët e sodit, a nuk e kanë lexuar siren-biografinë e Selefit, çfarë mundi kanë dhënë në mbrojtjen e akides, apo vetëm e kanë lexuar, por veten nuk e llogarisin si Ehli Sunnet për atë nuk dojnë rrugën e tyre me e trasue.
Sa e sa sprovën e kanë pas në mbrojtjen e këtij dini, sa e sa qytekun e kanë hangër për këtë akide, sa e sa burgun e kanë mbajtë me vjet për këtë besim, sa e sa veta kanë vdekur në burgje të zullumqarëve për këtë iman edhe kurrnjëher nuk janë zmbrapsë prej kësaj rruge dhe si kanë thyer parimet e veta.
E hoxhallarët që ia bëjnë qefin tagutave për pak kënaqësi të kësaj bote, ju themi hoxhallarë të mbretërve e të pushtetit ka pas çdoherë edhe ata hoxhallarë të shumtë, a thua vallë kush i përmend sot ata, e ata që dhanë mund në mbrojtje të kësaj akide dhe kaluan lloj lloj sprove apo ata që ishin me zullumqarët në pushtet e ishin shkas fetuat e tyre që këta m’u torturue, cilët përmneden dhe lavdërohen sot.
Kush e bëri Ahmed ibn Hambelin imam të Ehli Sunnetit dhe Xhematit afërsia me pushtetin apo burgu. Prej kujt mësojnë sot, prej ibn Tejmijjes apo atyre që jepnin fetua me u burgos ibn Tejmija. Prej kujt morën famë këta, prej satelitave e tv-së apo prej qëndrimit në hakë-të vërtetën dhe sabrit në sprova.
O ju hoxhallarë që u lodhët duke vrapue pas famës e pas tv-së edhe prap s’po ju njohin përveç se një pakice, merrni mësime prej Hoxhës Shukri, se ai kurrë se ka dashtë famën, kurrë nuk e ka dashtë njoftësinë, e me këtë sprovë gjithë shiptaria në tërë botën e njeh këtë Ahmed ibn Hambel të shqiptarëve, edhe pse policia e iftarëve tuaja për 2 muaj e mbajti larg mediave, me qëndrim në hakë një sprovë, të njeh dunjaja, ligj i Allahut në tokë.
Madje ka edhe prej hoxhallarëve të atillë që janë afru me palën tjetër vetëm se kanë dëshirë të dalin në tv e m’u njoftë, me bë famë e emër, e ka prej atyre që veq s’mundet se me pas mundësi veq vet ishte tregu se është hoxhë e tjerë hoxhallarë nuk ka. Dikush çuditet se si ka mundësi policia shqipfolëse me dorëzue një shqipëtar te policia sllave. Nuk është për m’u çudit o vëllezër, kjo është shumë e thjeshtë me u kuptu, e para se kufri dallon prej nacionalitetit.
Nacionalitetet ndahen me pasaporte sot në kohën tonë, a kufri nuk ndahet, kufri është një, ashtu si ka thënë i dërguari i Allahut alejhi salatu ue selam: “Kufri është një milet-popull.” S’ka dallim nacionaliteti i pasaportës çka i shkruan prej nga vjen dhe për ata qafirat shqipfolësa ia kanë dorëzu qafirave sllave, kjo ke e para, dhe e dyta shqiptarët më së paku prej popujve janë patriota, ata janë patriota vetëm në dy raste, kur pinë çaj edhe kur i binë sharkisë, se me pas qenë patriota si shiten, s’e kishin dorëzu hoxhën te maqedontë që çdo ditë po na rrehin, po na vrasin, po na burgosin e po na shajnë, e patriota janë shkiet edhe pse me mujtë i fshie prej tokës së dheut, janë patriota të këtyre murxhiave dhe policisë së tyre, një pyetje po ua bëj, përtej urës ata shkitë e kosovës llogarite me ikë ndonjë në Sërbi për ndonjë krim të Kosovës, a e kishin ekstradue këndej? Kurrën e kurrës! A dëgjuat ajo: Kurrën e kurrës! E pse, se ata janë qafira po për të vetin patriota.
E thash qysh si titull se burgu nuk është risi për neve, në burg u futën më të mirët e Allahut, si prej profetëve ashtu edhe prej dijetarëve, si Jusufi alejhi selam, Ebu Hanifja, Imam Maliku, Ahmed ibn Hambeli, Ibn Tejmija, Alij el Hudajri, Sulejman el-Ulvani, Muhammed el-Makdesi, Sejjid Kutubi, Shukri Aliu e shumë e shumë të tjerë. Andaj ne po e tregojmë një të vërtetë për ata që e kërkojnë të vërtetën, se këto burgosje nuk janë nënçmim për ne por këto burgosje kanë prodhuar kampionë dhe kanë nxjerrë burra të fortë e më të fortë.
Sikur një njeri që e pyeti Imam Shafiun (Allahu e mëshiroftë), dhe tha: O Ebu Abdullah, cila është më e mirë për një njeri, të jetë i vendosur apo të jetë i sprovuar? Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) tha: Njeriu nuk mundet të jetë i vendosur përderisa nuk sprovohet. Andaj ai që është i sprovuar është edhe i vendosur, ai që nuk është i sprovuar nuk dihet sa është i vendosur.
Në shikim të parë burgu është vend i mërzisë, vuajtjeve, pikëllimit, torturave etj, por për besimtarin burgu është krejt ndryshe, shtrohet pyetja: A thua vallë si ishte burgu për Jusufin alejhi selam, e ne ju tregojmë se “Burgu ishte shkolla nga e cila i Dërguari i Allahut, Jusufi (alejhiselam) ka diplomuar."
Në këtë shkollë ai mësoi shumë, si ta udhëheq ummetin dhe t’i rregullojë punët e tij. Gjithashtu hyrja në burg është një trajnim për vetvetën, një trajnim për qëndrueshmërinë dhe për nivelin e guximit në ballafaqimin e ushtrisë së rreme dhe arrogancës dhe kete e deshmon historia e perjetune prej burrave të akides dhe nuk është vetëm një imagjinatë. Dhe në fund po e permendi thënien e Ibn Tejmijes për mos me zgjat më tepër, se çka thotë për burgun, çka është burgu për besimtarin:
Çfarë mund të më bëjnë mua, armiqtë e mi?!! Unë Xhennetin e kam në zemër, kudo që të shkoj, ai është me mua. Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im, atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!
Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa pasur preokupime!
Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!" (Shejhul Islam Ibn Tejmijje, rahimehullah)
Pra burgu për besimtarin është veçim me Allahun dhe për adhurim ndaj Allahut pa preokupime. Lusim të gjithë ata që nuk pajtohen me Hoxhën në disa çështje të caktuara, që t’i ruajnë gjuhët e tyre e mos të njollosin njerëz kundër të vërtetës si dhe mos t’i gëzohen për shkaqe të mospajtimit të disa çështjeve arrestimit të Hoxhës.
Lusim Allahun e Lartësuar me emrat dhe cilësit e Tij më të bukura që i ka, me ia lehtësu burgun Hoxhë Shukrisë dhe të gjithë të burgosurve musliman kudo që janë, me i liruar sa më shpejtë nga burgu, me ua lehtësu dhimbjet familjes së tyre dhe mërzinë.
Lusim Allahun që me qenë burgu shkollë për Hoxhën ashtu si ishte për Jusufin alejhi selam dhe mësime e kalitje në sprova e bela, ashtu siç ishte për Ahmed ibn Hanbelin dhe veçim në adhurim pa preokupime ashtu siç ishte për Ibn Tejmijen, Allahumme Amin. E për njerëzit e hakut-të vërtetës mbeten ndihmesat për Hoxhën çka i duhet si dhe familjes së tij në çdo moment.