Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Friday, December 28, 2012

Arsyetimet me të cilat mundohen të shfajësohen felëshuesit dhe të tjerët, gjëra të cilat nuk janë prej pengesave të tekfirit


Pasi që i din kushtet dhe pengesat e tekfirit, ka mbetur të dishë një rregullë të rëndësishme të sheriatit në këtë kapitull e cila thotë: ”Për të qenë të pranuara pengesat, kushtet, dhe shkaqet duhet të bazohen ato në dëshmi të qarta të sheriatit.”
Kështu, pengesat, kushtet dhe shkaqet e Tekfirit, të gjitha këto janë të kushtëzuara me rregullat juridike të sheriatit islam e cila këtë e ka përcaktuar sheriati, e cila nuk mund të del jashtë kufijve të tij. Dhe çdo gjë që nuk është e kësaj natyre - nuk do të pranohet.
Pra, nëse dikush e konsideron diçka si shkak, kusht, apo pengesë të tekfirit, ai duhet ta argumentojë këtë me prova të qarta të sheriatit, përndryshe kjo nuk do të pranohet prej tij, sepse është nga gjërat e ndaluara, të pohohet diçka për të cilën Allahu subhanehu we teala nuk ka shpallur asgjë për këtë.
Kush vepron një gjë të tillë ai hyn nën kuptimin e përgjithshëm të ajetit: ”A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?” Esh-shura, 21.
Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut…” Tewbe, 31
Pra, duhet me qenë shumë i kujdesshëm. Madje edhe shumica e dijetarëve të usulit e ndalojnë kijasin kur është fjala për pengesat, kushtet dhe shkaqet. Shumë prej tyre sot i kanë shkelur rregullat e Sheriatit tek shartet dhe pengesat e tekfirit, duke i zëvendësuar ato me arsyetime të bidatxhive (risimtarëve) që dëshirojnë t'i justifikojnë pabesimtarët dhe felëshuesit, me justifikime që as vetë murtedëve nuk do t'u kishte ra ndërmend, justifikime për të cilat Allahu subhanehu we teala nuk ka shpallur asgjë, dhe Ai vetë i Lartësuari subhanehu we teala e ka mohuar këtë në librin e tij ose në gjuhën e Profetit të Tij, salallahu alejhi ue selem.
Këto arsyetime të rreme janë si vijonë:
1. Frika nga kërcënimi i ndërprerjes ose shkarkimit prej një pozite të caktuar ose heqjen e disa kënaqësive të kësaj bote. Të gjitha këto nuk janë prej pengesave (dhe ndalesave sh. P.) të tekfirit, as justifikim për atë i cili ka mohuar Zotin e gjithë botërave, as shfajsim për atë i cili ju ndihmon pabesimtarëve në luftë kundër muslimanëve, e as arsyetim për atë i cili ju ndihmon ligjeve të mushrikëve, por e gjithë kjo është prej zbukurimeve të shejtanit të cilëve miqtë e vetë vetëm humbjen ua kanë shtuar dhe të cilët janë bërë shoqërues në kufr me të, për atë frika nga kërcënimi në këtë mënyrë nuk ka asgjë të bëjë me dhunë - ikrah.
I Lartësuari, thotë: "Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së)All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut." Ankebut,10.
Dhe gjithashtu thotë: "O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe". Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre.
Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar."
"O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë(popull) dhe ata e duan Atë (Zotin)(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi." Maide, 51-54.
Në këto ajete është një dëshmi e qartë për braktisjen e atyre që kanë frikë nga pabesimtarët të cilët i ka shtyrë ata për t'u ndihmuar pabesimtarëve kundër besimtarëve, dhe është dëshmi e qartë se të gjitha veprat e tyre janë të anuluara, dhe nuk arrihet kjo përveç se me kufr. All-llahu nuk i justifikon ata që kanë rënë në mosbesim (duke i ndihmuar mushrikëve ose ligjeve të pabesimtarëve) nga shkaku i frikës, e as frika në këtë mënyrë nuk e bëri pengesë tekfirin, e as që ka kjo ndonjë gjë të bëjë me shtrëngim (apo dhunë), siç e mendojnë këtë shumë njerëz që janë injorantë.
Thotë shejh Hamed bin Atik duke folur në rastet e caktuara kur njerëzit në dukje pajtohen me jobesimtarët dhe aty përmend që me ta (jobesimtarët), pajtohen në mënyrë të rreme në mosbesim (për të bërë vepra të kufrit apo të thotë fjalë të kufrit), dhe në veti e fsheh mospajtimin e tij me ta, edhe në ato raste ku nuk kanë fuqi mbi të, mirpo, për të vepruar ashtu e ka shtyrë frika për pozitë dhe udhëheqje, frika për pasuri, lakmia për këtë botë, nga frika e varfërisë dhe humbjen e pasurisë. I tilli në këtë rastë – është murted (renegat), femohues, i dalur prej Islamit dhe asgjë nuk do ti bënë dobi fshehtësia e urrejtjes së tij ndaj tyre.
Allahu thotë në lidhje me njerëz të tillë: "Këtë (dënim të madh) e kanë ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e All-llahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë." Nahl,107.
Allahu na informon se në mosbesim nuk i ka çuar injoranca, e as urrejtja ndaj të vërtetës, e as dashuria ndaj gënjeshtrës, por ata i ka shtyrë dashuria e kësaj bote dhe dhënia përparësi ndaj kësaj bote mbi fenë. Pastaj Shejh Hamed thotë: "Në këtë na tregon fjala e Sheikhul-Islam Muhmmed bin Abdul-Wehhabit, rahimehullah. Sa i përket asaj të cilët shumë njerëz e konsiderojnë këtë si justifikim, ajo është në fakt një devijim dhe zbukurim i shejtanit. Prandaj, kur miqët e shejtanit i frikësojnë dhe i frymëzojnë me frikë e cila nuk ka bazë, e konsinderojnë se u është lejuar ta shfaqin miratimin me mushrikët dhe t'ju binden atyre ...
Dhe pastaj përmend fjalën e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes rahimehullah, kur flet për cilësin e detyrimit në të folurit e fjalës së kufrit, ku ai thotë se ajo nuk mund të arrihet, përveç se me goditje, abuzim apo vrasje, dhe jo thjesht vetëm me fjalë apo me kërcënim duke u nda nga familja, gruaja, pasuria, etj."
Transmeton es-sujuti në parathënien e "Tarihul-Khulafa" nga Kadi Ijad që thotë: "Është pyetur Ebu Muhammed al-Kajravani al-Kejzani, dijetar nga shkolla juridike malikite, për njeriun të cilët ubejdijët (beni ubejde), sundimtarët e misrit duke e detyruar atë që t’ju përgjigjet davetit të tyre ose të vritet? Ai u përgjigj: "Le të zgjedh vrasjen."
Në fillim të ardhjes së tyre nuk ka qenë e njohur thelbi i davetit të tyre. Por më vonë, kur ajo u bë e njohur, ikja është bërë obligim kështu që askush nuk mund të ketë justifikim për frikën e qëndrimit të tij në mesin e tyre, sepse qëndrimi në ato vende në të cilat kërkohet nga njerëzit që ti lënë ato, sipas rregullave të sheriatit nuk është e lejuar, dhe ata juristët të cilët mbetën në mes tyre, duke treguar mospajtimin e tyre me ta, e bënë këtë që kufijtë e muslimanëve të mos mbeten të pambrojtura, dhe muslimanët për shkak kësaj të mos sprovohen në fe."
Në këtë na udhëzojnë fjalët e Allahut të lartësuar: "Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?(e të praktikonit lirisht fenë e Zotit)." Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!" Nisa, 97
Ky ajet është shpallur në lidhje me individët të cilët kanë pranuar Islamin, por ata ishin neglizhent ndaj hixhretit duke qëndruar me murtedat tjerë në Mekë, që nuk dëshironin të largohen nga gratë e tyre, pasuria dhe vetëlindja. Kur ka ndodhur beteja e Bedrit idhujtarët i kanë marrë në betejë për të luftuar në radhët e tyre, edhe kur as-habët kanë gjuajtur me shigjeta dhe i kanë qëlluar disa prej tyre, më pas kanë thënë i kemi goditur vëllezërit tanë. Dhe për këtë shkak janë shpallur këto ajete të sures En-Nisa. Allahu nuk i ka justifikuar nga fakti se ata ishin të dobët dhe të shtypur, as nuk i ka justifikuar me atë që kanë qenë të detyruar të dalin me mushrikët në luftë, nga shkaku që kanë qenë të pakujdesshëm ndaj hixhretit dhe daljes nga Mekeja, atëherë kur kanë pas mundësi.
Mund të justifikohen vetëm nga ata të cilët kanë qenë në të vërtetë të shtypur dhe nuk kanë pasur mundësi për të emigruar për shkak të robërisë së tyre, dobësisë së vërtetë apo për shkak mosnjohjes së rrugës, siç janë gratë, fëmijët dhe të tjerët si këta. E gjithë kjo tregon se ai që e rrit numrin (e ushtrisë, sh.p.) së kafirave dhe mushrikëve dhe shfaqë marrëveshje me ta dhe ju ndihmon atyre kundër muslimanëve – nuk do të justifikohet me frikësim ndaj pasurisë, shtëpisë apo disa kënaqësive të tjera të kësaj bote, në të cilën thërret. E si është pra, gjendja me atë që personalisht demonstronë duke e ndihmuar shirkun dhe i mbron edhe i strehon ligjet e kafirave, në mënyrë vullnetare duke iu ndihmuar atyre dhe jobesimtarëve kundër robërve të sinqertë të Allahut dhe më pas përpiqet ti justifikojë këto, apo justifikime të ngjajshme mu si këto? Nuk ka dyshim se gjendja e tyre është edhe më e keqe.
2. Justifikimi i murtedëve dhe mbështetësit e tyre me dobësinë dhe shtypjen e tyre dhe me thënie se ata nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër kur është fjala për pushtet. Dhe nëse kjo shtypje, në aspektin e tyre në të vërtetë ekziston, a do të thotë kjo se është e lejuar ta ndihmosh shirkun, kufrin dhe pasuesit të tyre kundër muslimanëve edhe pse askush nuk është i detyruar në të, ose të pranojnë vendet e punës së tyre në të cilën ka shirk dhe kufr? Përkundrazi, të njëjtit luftojnë për ato vende të punës, janë të etur për to dhe janë të gatshëm ta japin kokën për ti konfiskuar ato vende. I kërkojnë ato përmes atyre që kanë njoftësi, ndërmjetësues, etj ...
Madje më e çuditëshme se kjo është ajo që kam dëgjuar nga njëri prej atyre që, All-llahu ia ka vurë një perde mbi sytë e tyre dhe i ka verbëruar nga drita e shpalljes që përpiqen të arsyetojnë pushtetin (QEVERIN), që e hodhën poshtë gjykimin me ligjin e Allahut dhe e zëvendësuan atë me gjykimin sipas ligjeve të kafirave, duke gjykuar dhe duke i mbrojtur ata - se ata janë të shtypur nga Amerika dhe ata nuk mund të gjykojnë me sheriat për shkak të kësaj qështje!!!
Pastaj i pyeta ata kush i ka detyruar ata të qëndrojnë në pushtet dhe të mbajnë frontin e tyre me dhëmballë, me gishta, me duar dhe me këmbë. Si p.sh. kur shumica e tyre janë kapur për froni me tanke dhe me të gjitha mjetet e tjera për vrasje dhe intriga të ndryshme?
Ka nga ata që e kanë vrarë babanë e tij për të ardhur në pushtet, ka edhe nga ata që e kanë dëbuar atë, dhe ka nga ata që kanë zhdukur tërë fshatrat dhe qytetet nga faqja e dheut vetëm për shkakë pushtetit dhe më pas na vijnë këta njerëz të verbër dhe thonë: "Këta janë të shtypur nga Amerika." Ma mirë le ti thërrasin gjërat me emrat e tyre të vërteta, dhe le të thonë:"Ata janë poltron (burracak) të tyre, vëllezërit dhe të dashurit e tyre." Në çdo rast personit të shtypur dhe të dobët nuk u është lejuar për të bërë veprën e kufrit apo të thotë fjalën e kufrit. Personit të shtypur i ofrohet lehtësimi vetëm në lidhje me jo-besimtarët (el-mudarah) dhe (et-tukijjeh), dmth. ta lë ndalimin e të keqës me dorë dhe me gjuhë, me të cilën duhet ti urrej dhe me zemër ta mohoj devijimin e tyre.
Gjithashtu lejohet fshehja e armiqësisë ndaj tyre duke qëndruar me bazën e armiqësisë në zemër, pa ndjekur ata në mosbesimin e tyre, ose me kënaqësinë e mosbesimit, siç qëndron në hadith: "... Pos ai që është i kënaqur dhe i cili ndjek ata."
All-llahu nuk e ka pranuar justifikimin e të shtypurit të atyre që i ndjekin pabesimtarët në kufr dhe shirk, siç thuhet kjo qartë në Kuran. Allahu thotë: "Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?" Ata që kishin qenë pari thonë: "Ne të gjithë jemi në të!" All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve." Gafir, 47-48
Dhe ata që nuk besuan thanë: "Ne nuk i besojmë këtij Kur'ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!" E sikur t'i shihje zullumqarët kur para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: "Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!"
"E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: "A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!"
E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t'i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan." Sebe, 31-33
Mendoni për diskutimin e tyre, atëhere kur kjo të bëhet vonë dhe në atë se si do të fëshehin pikëllimin dhe pendimin e tyre kur ta shohin vuajtjen e dhimbshme, dhe kur t,ju thonë të mëdhenjve të tyre të cilët i kanë çuar në shkatërrim: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit në All-llahun që t'i bëjmë Atij kufr dhe shirk." Sebe, 33
Kështu pra, dobësia dhe shtypja nuk janë arsyetim kur bëhet fjalë për këto gjëra, por mund të jenë justifikim për kryerjen e disa mëkateve, ose duke i lënë disa obligime, sikurse lënia e hixhretit, ose duke mos i ndihmuar muslimanëve, etj..., nga gjërat që njeriu nuk është në gjendje për të bërë në një gjendje të shtypjes dhe dobësisë, pa kryerjen e dëshirës së tij të bërjes së kufrit të qartë, sepse shtypja nuk është e njëjtë si dhuna, e cila është një penges e tekfirit, sikur një njeri që kryen një punë të kufrit nën trysni dhe që zemra e tij të mbetet e fort në iman.
Për këtë arsye, Allahu i përshkruan besimtarët e shtypur, se ata janë të etur për xhihad dhe që sinqerishtë i luten Allahut të mëshirshëm që ti çlirojë prej vendeve të pabesimtarëve, ata nuk janë të kënaqur me trysnin, e as që e konsinderojnë atë arsyetim për ta shitur fenë në zëvendësim për këtë botë, siç është rasti me ata sot që kanë rënë në fitne, duke u përpjekur për tu justifikuar, Allahu subhanehu we teala thotë: "të paaftit nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!" En-Nisa, 75