Shikoni se si krishteret pranojn islamin para shtepis se bardh !
A duhet që personi i cili e pranon islamin, ta ndërrojë edhe emrin e tij të mëparshëm si psh: Xhorxh, Xhuzejf etj..?
Përgjigje : Nuk e ka obligim që ta ndërrojë emrin, përveç nëse e ka emrin që adhurohet pos Allahut [Subhanehu ve Teala] si psh: ABDUNEBIJ, apo ABDUREDUL etj., por është mirë për të që ta ndërrojë emrin e tij të mëparshëm me një emër sipas islamit, kjo është më e mirë për të, por obligim nuk e ka, apo nëse emri i tij është ABDULMESIIH apo të ngjashme me këtë emër prej emrave që adhurohen pos Allahut [Subhanehu ve Teala], këta emra patjetër duhet të ndërrohen për arsye se ky emër është adhurim jo në Allahun [Subhanehu ve Teala] dhe ky është mendimi i dijetarëve, sikur që na është transmetuar nga Muhamed bin el-hazëm ( Allahu e mëshiroftë). Allahu e din më së miri.
U përgjigj: Ibni Baz (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu nga Arabishtja: ef. Zekerija QAZIMI