Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Monday, December 31, 2012

Kur vdiq femiu i tij i vogel , e mori babai i tij qe ta dergoi ne varrin e tij.







Ndegjoni Luani therret Allah !

Kur vdiq femiu i tij i vogel , e mori babai i tij qe ta dergoi ne varrin e tij. U nisën me veturë drejt varrezave, babai e mbante fëmiun e tij në prehër dhe e shikonte vazhdimisht. Gjatë rrugës rrezet e forta të diellit mbulonin fytyrën e fëmiut të vogël.Atëherë babai beri një gjest shumë interesant!. Duke harruar qe fëmija i tij ishte i vdekur e hoqi setrën dhe më të i bënte hije atij që mos ta lëndonin rrezet e diellit! Ja Allaaah Shpertheva ne vaj kur e pash mëshiren e prindit dhe i kuptova fjalët e Allahut xh,sh të cilat nuk pushoja se lexuari në ato momente ” “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (el Isra 24) . “Nena dhe baba po munden të kujdesën për 10 fëmijë mirëpo shumë herë 10 femijë nuk po arrijnë të kujdesën për nënën dhe babain e tyre?!” | S h p e n d a j e |

A eshte mekat me festu Vitin e Ri !? !~ SHPERNDAJE ~!

!~ SHPERNDAJE ~!  VIDEON   ?
 ====>  http://www.youtube.com/watch?v=COQpGxISXUI <====





Sulm me raketa mbi zyrën e Asadit !



Forcat kryengritëse të Ushtrisë së Lirë të Sirisë kanë kryer një sulm me raketa ndaj Pallatit popullor në rrafshlartën mbi Damask, objektin ku është e vendosur zyra e presidentit Asad.

Pas sulmit, në afërsi të pallatit u mblodh një numër i madh i pjesëtarëve të ushtrisë besnike ndaj Asadit.

Ende nuk dihet se a e kanë goditur raketat pallatin, derisa në internet është paraqitur videoincizimi që tregon sulmin mbi pallatin presidencial, njofton agjencia turke e lajmeve Anadollya.

Njësia ushtarake “Forcat e Damaskut”, që ka sulmuar zyrën e presidentit është e njohur si njësi që vepron në kuadër të forcave kryengritëse.

Ndikimi i babait në zhvillimin e shëndosh të fëmiut


Çka duhet të bëjë babai, për një zhvillim të shëndosh të fëmiut? Nuk ka kohë më shumë se sa të punoj në punën e tij? Atëherë ja 4 këshilla për baballarët që dëshirojnë të ndihmojnë në zhvillimin normal të fëmiut të tyre, njëkohësishtë pa i marrë shumë kohë!

1. Merrni pjesë edhe ju në kujdesin ndaj fëmiut tuaj
Sipas shumë hulumtuesve shkencore, prezencën e babait femiu e vëren edhe sa është në barkun e nënës. Poashtu pas ardhjes në këtë botë, ndjen prezencën e babait të vet, sidomos në rastet kur nëna lind me prerje sezariane, ai që do e kap i pari fëmiun është babai. Kështu afërsia bëhet më e madhe kur babai vazhdon duke e mbajtur në krah, duke biseduar duke e ushqyer, duke e pastruar,etj. Ky kujdes nga ana e babait do të ndikoj pozitivishtë në zhvillimin e shëndosh të tij njëkohësishtë babai do të jetë më i çliruar nga streset e ditës pra do të jetë më i qetë shpirtërishtë dhe më i lumturë!. Vijon neser !...

VITI I RI NUK ESHTE FESTE E MUSLIMANEVE

Dr. Musa MusaiNë festat që muslimanët nuk duhet të festojnë dhe që fatkeqësisht shumë muslimanë e festojfesta e Vitit të Ri e cila në asnjë tregues nuk përfaqëson fenë islame. Flitet se kjo fesestohet në tërë botën, në një kohë që ajo festohet me pompozitet festohet vetëm nga popujtterë.Viti i Ri ka të bëjë direkt me kulturën dhe traditën e krishterë, ku përfshihen katolikë dodoksë.Secili popull ka festat e ti Staffi Kurani Shqip.

Saturday, December 29, 2012

Njeriu që humbi në një ishull !?

I vetmi mbijetues nga fundosja e një anije, kishte përfunduaro në një ishull të vogël dhe të pabanuar.

Ai i lutej Allahut subhanehu ue teala, nga ashku i zemrës që ta shpëtonte dhe i pashpresë, çdo ditë e shikonte horizontin për ndihmë, por si dukej ishte ngatërruar në një vend të harruar...
Duke qenë në këtë gjendje të katandisur, filloi të ndërtonte një kasolle prej thuprash, që të mbrohej nga shiu dhe t'i fuste plaçkat e pakta që i kishin ngelur.

Një ditë doli të kërkonte ushqim dhe kur u kthye e gjeti kasollen e vogël në zjarrë, ndërsa shtëllungat e tymit çoheshin në qiell.

Kishte ndodhur më e keqja; gjithçka ishte humbur.
Ai ishte hutuar në fatkeqësi dhe zemërim.

''O Allah, si munde të ma bësh këtë!'', rënkonte ai.
Sidoqoftë, të nesërmen në mëngjes, atë e zgjoi zëri i një anijeje që i ofrohej ishullit.

Ishte kjo anija e shpëtimit...
''Si e dinit që unë isha këtu?'' - pyeti njeriu duke lëshuar lotët e gëzimit.
''E pamë sinjalin e tymit'', - u përgjigjën ata.

Është lehtë të dekurajohesh kur gjërat shkojnë kah e keqja.
Por nuk duhet t'i humbim shpresat, sepse Allahu subhanehu ue teala, është duke punuar në shpëtimin e jetëve tona, bile edhe në mes të dhimbjeve dhe vuajtjeve.
Mbani mend, herën tjetër kur kasollja të ju digjet deri në themel, ndoshta është vetëm një sinjal tymi që e thërret mëshirën e Allahut, subhanehu ue teala.

''Allahumme la sehle il-la ma xhealtehu, sehlen ve Ente texh'alul hazne idha shi'te sehlen.'' (O Zoti im, s'ka asgjë të lehtë përveç asaj që Ti e ke bërë të lehtë dhe Ti e bën të rëndën të lehtë, nëse dëshiron).'' (Transmetojnë Ibën Hibani, Ibën Sunij. Imam Ibën Haxheri dhe Shejh AbdulKadër Arnauti kanë thënë se hadithi është sahih).

Përgaditi dhe përshtati: Ehlul Hadith





Friday, December 28, 2012

7 ilahi te reja 2012/2013 (+VIDEO)


...Ju deshiroi degjim te kenshem...





















Dashurija Ndaj All-llahut (VIDEO)


Dashuira ndaj All-llahu eshte diqka e madhe !



























10 Veprat Kryesore qe te nxerrin nga feja ! +(VIDEO)- Shperndaje -




















Tradhtaret e Gazes !?






Nje Tregim shum i interesant per dijetarin e madh ! Albanin. (VIDEO)






Tregimi i nje personi qe u kitnapua nga muxhahejdinet e pastaj u Liriua !?






Nëse jeni pa xhum dhe dëshironi të flini qetë dhe të Nesermen te zgjoheni i Qllodhur Thuaj: 33 Herë Subahanallah 33 Herë Elhamdulilah Dhe 34 Herë All-llahu Ekber (Hadith) Porosi Nga i derguari All-llahut.. S.A.W.S

Vlera e namazit te Nates (VIDEO)


Vlera e namazit te Nates VIDEO








Gjynahet tua !?


Mos lejo që gjynahet tuatë ti rëndojnë duart tua
e të mos je në gjendje ti ngritësh ato
e ti lutesh Krijuesit tënd

A nuk turperohesh !?

NËNA JOTE ËSHTË MË E SHTRENJT SE 10 CENT
A nuk turpërphesh që nënës tënde t’i dhurosh lule të 10 centëve një ditë në vit e 364 ditë të tjera ta bëshë për të qarë ?
Ky është turp që karshi nënës mund ta bëjë vetëm një i paedukuar.
Nënës nuk mund t’i dalësh hakut edhe sikur tërë jetën ta bartje në shpinë. Ajo është dera jote e Xhenetit, dhe vetëm nëse e liron nga robëria e armikut do t’i dilje hakut.
Andaj mësoi këto realitete e mos u mashtro nga shejtani duke menduar se vetëm me një filiz luleje bëre gjithçka karshi saj.
Kjo festë ka prejardhje jo-Islame dhe si e tilë le të mbetet për ta. Neve nuk mashtrojmë nënat tona një ditë por i gëzojmë ato përditë.
Allah më fal mua Nënën dhe Babain tim dhe të gjithë prindërit e muslimanëve që dëshmuan për Ty se je Hyjnia i Vetëm ! Amin
Shkroi: Hoxhe Lulzim Susuri

Semundja e zemres


Një ditë një njeri kishte takuar dijetarin e njohur Sufjan eth-Thevrin dhe i kishte thënë: “Jam duke vuajtur nga sëmundja e zemrës, andaj të lutem më jep ndonjë ilaç.” Atëherë Sufjani i tha: “Merri rrënjët e sinqeritetit, disa fletë të durimit, lëngun e modestisë dhe vendosi në enën e devotshmërisë. Pastaj, shtoji asaj ujin e frikërespektit ndaj Zotit dhe vendosi mbi zjarrin e pikëllimit për mëkat
et e bëra. Në fund, kulloji ato në kullorën e murakabes (ndjenjën se Allahu të përcjellë kudo që të jesh) dhe në fund merri me dorën e vërtetësisë dhe pijë nga gota e istigfarit (kërkimit të faljes). Shpërlaje zemrën me vetëpërmbajtje nga gjërat e ndaluara e të dyshimta dhe largohu nga lakmia e pangopësia. Me lejen e Zotit, në këtë mënyrë zemra jote do të shërohet!”

Bukuria !?


Bukuria nuk është fjalë…e as formë…e as lëvizje me elegancë. Në kontekstin e të gjitha këtyre, bukuri janë ndjenjat e vërteta e të sinqerta. Bukuria në marrëdhënie me njerëzoren dhe atë që ajo ka, është një marrëdhënie vetë e bukur ! Unë nuk mund t’a ndjej bukurinë e një femre që mashtron, sado e mahnitshme dhe e zgjuar qoftë ! Se ndjenjat e mia ndaj gënjeshtrës m’a bëjnë të bukurën për mua të duket shtresë dhjami !
Dr.Mustafa Mahmud

Elhamdulilah që All-llahu më ka nderuar (Histori prekëse)


Tregon Ebu Ibrahimi dhe thotë:
“Isha një ditë duke udhëtuar nëpër shkretëtirë dhe papritmas humba rrugën për ku isha nisur. U ndala tek një tendë e vjetër, shikova mbrenda saj dhe pashë aty një njeri, ishte i ulur në tokë.
Sapo iu afrova me qetësi pashë se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte të dy duart e këputura.
Ç’është më e çuditëshmja se ai ishte edhe i verbër dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askënd që të kujdesej për të.
Dëgjova prej tij disa fjalë, që shpesh i përseriste: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madhe mbi shumë krijesa të Tija.
Duke e përseritur këtë disa herë, ma tërhoqi vëmendjen dhe më shtyri të interesohem për te. Dy duart e këputura dhe dy sytë e tij të verbër dhe nuk posedonte kurrfarë fuqie për kujdesjen e vetës. Shikova përreth tij dhe kerkoja se mos po shoh dikë prej të afërmëve të tij që kujdeset për te, mirëpo, për fat të keq, nuk pashë askend. Vazhdova t’i afrohem deri sa ndjeu levizjet i mija dhe filloi të pyeste:
- Kush është? Kush është?
- I thashë: Esselamu alejkum! Jam një njeri që kam humbur rrugën dhe u ndala tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar në këtë vend? – Fillova unë me pytje: Ku e ke familjën apo të afërmit?
- M’u përgjigj: Unë jam një plak i sëmuar, që me kanë lënë njerëzit dhe me kanë vdekur shumica prej të afërmëve.
- I thashë: Dëgjova nga ju disa fjalë, që me çuditën: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa tjera të Tija, me trego se çka të ka nderuar All-llahu ty kurse unë të shohe të verbër me dy duart e këputura, i varfer dhe askend perreth teje që interesohet për ty?!
- Më tha: Të tregoj, por me një kusht! Kam një nevojë të ma kryesh.
- I thashë: Me gjithë dëshirë inshallah, vetëm me trego!
- Më tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqësi të ndryshme, mirëpo, prap Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa të tjera. A nuk me ka dhënë All-llahu mendjen, që të logjikoj me te?!
I thashë: Po, si jo!
- Ma ktheu: Sa e sa njerëzve u mungon kjo begati, janë budalla, të çmendur, që nuk posedojnë mendje?!
- Shumë ka. – ja ktheva.
- Pastaj tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të tjera dhe me ka nderuar.
- Vazhdoi përseri: A nuk me ka dhënë All-llahu të dëgjuarit, me të cilin dëgjoj ezanin për namaz, dëgjoj me te fjalët dhe atë që kam përreth?!
- I thashë: Po, si jo!
- Ma ktheu: Sa prej njerëzëve janë të shurdhët dhe nuk mund të dëgjojnë?! Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar mbi shumë krijesa.
A nuk më ka dhënë All-llahu gjuhën, me të cilën e përmendi Atë dhe mirrem vesh me njerëzit?! Sa e sa njerëz memece ka sot që nuk flasin?!
I thashë: Po, vërtetë shumë ka.
- Tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të Tija.
A nuk me ka udhëzuar All-llahu në Islam dhe adhuroj vetëm All-llahun Një, të Vetmin, që nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij?! Unë tek Ai llogaris shpërblimin duke bërë durim në sprovat e Tija.
Sa ka prej njerzëve, që janë adhurues të idhujve dhe kryqëve dhe janë të kënaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kanë humbur në këtë botë dhe në botën tjetër. Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që më ka nderuar mbi shumë krijesa të Tija. Kështu vazhdoi plaku duke i numëruar begatitë e All-llahut, kurse mua me shtohej çudia prej imanit të tij të fort dhe bindjes së tij të madhe, që plaku edhe në gjendjen e tij të mjerueshme ishte i kënaqur me ato begati që ia kishte dhënë All-llahu.
Thashë me vete: Sa prej të sëmurëve janë, që ndoshta nuk janë goditur as sa një e katërta e kësaj që është goditur ky plak, apo ndoshta janë sprovuar vetëm me humbje të shikimit apo të dëgjimit, apo kanë ndonjë sëmundje të lehte e që mund të llogariten të shendoshë në krahasim më atë që e ka goditur këtë plak. Saqë i dëgjon duke u ankuar dhe duke qajtur me zë të lartë, duke renkuar nga semundja. E atyre vetëm iu shtohet dobësia dhe iu pakësohet bindja në shpërblimin e All-llahut.
U thellova në mendime të thella derisa m’i ndërpreu mendimet fjala e plakut duke më thënë:
- A ta them kërkesen time që pata? A ma kryen atë?
- I thashë: Po, inshallah! Cila është kërkesa yte?
E uli kokën dhe lotët i rrodhën nga sytë e tij të verbër. Pastaj ngriti koken e tha:
- Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveç një djalit katërmbedhjetëvjeçar. Ai është që me ushqen, me veshën, me shtrinë për të fjetur dhe me ngrite për çdo nëvojë. Mirëpo, ka dalë që dje të me kërkojë ushqim dhe nuk është kthyer më dhe nuk e di a është gjallë dhe kthehet apo është i vdekur dhe është harruar. Unë, sikurse po e sheh, jam plak i lodhur, i verbër, ku ta kërkoj unë i shkreti?!
E pyeta për pamjen e tij dhe cilësitë e tija në mënyrë që ta njoh nëse e takoj.
Dola që ta kërkoj djalin, po ku ta kërkoj kurse rruga për mua ishte e panjohur dhe nuk dija nga ta kërkoja, unë vetë kisha humbur rrugën.
Vazhdova rrugën duke ecur nëpër shkretëtirë, kërkoja andej këtej ndonjë njeri të pyes për djalin, por s’ka gjë. Rastësisht e ktheva kokën dhe pashë andej tëndes së plakut një kodër të vogël, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin mbledhur rreth diçkaje. Thashë me vete: Këto nuk mblidhen përveç se rreth ndonjë ngrodhësire ose ushqimi. U ngrita në koder dhe u afrova tek këto shpezë. Kur arrita afër tyre filluan të shpërndahen dhe në vendin ku ishin mbledhur sorrat çka të shoh?! Një djale i ri i vdekur, trupi i tij i këputur sikur ta kishte sulmuar ndonjë ujk dhe ka ngrenë një pjesë të tij dhe ka lënë pjesën tjetër për shpezë.
Nuk me brengosi djali aq shumë sa me erdhi keq dhe u pikëllova për plakun. Zbrita nga kodra duke ecur ne drejtim të tendës duke qenë në mes pikëllimit dhe hutise. Duke menduar se a të shkoj dhe ta lë plakun në vetmi apo të kthehem tek ai dhe ta lajmëroj për djalin. U drejtova kah tënda dhe po dëgjoj plakun duke bërë tesbihë dhe duke përmendur All-llahun. Isha i hutuar çka t’i them, si t’ia filloj…? Me erdhi në mendje ngjarja e të dërguarit të All-llahut, Ejubit alejhi selam.
Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lënë. I dhashë selam. I mjeri, ishte mërzitur shumë për djalin. Sa më ndjeu më pyeti: ku është djali?
I thashë: Përgjigju ti njëhere! Cili prej ju të dyve është me i dashur tek All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam?
Tha: Ejubi, alejhi selam është me i dashur tek All-llahu.
I thashë: Cili është sprovuar më shumë, ti apo Ejubi, alejhi selam?
Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.
Atëherë i tashë: Llogarite djalin tënd tek All-llahu se të ka vdekur…!
E gjeta atë të vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqërit mbi trupin e tij. Rënkoi plaku i mjerë, pastaj rënkoj përseri duke marrë frymë thellë dhe duke përseritur fjalën: LA ILAHE IL-LALL-LLAH…
Mora ta qetësojë duke ia kujtuar durimin, mirëpo atij iu shtuan vuajtjet dhe rënkimet derisa dhe nisa t’ia përkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq në duart e mia.
E mbulova me jorganin që e kishte përfundi dhe dola të kerkoje ndonjë njeri që të më ndihmojë t’ia pregadis xhenazën. Pas pak pashë tre vetë të hipur mbi kafshet e tyre. Dukeshin të ishin udhetarë.
I thirra dhe m’u përgjigjen. Kur u afruan u thashë:
- Këtu është një njëri musliman i vdekur dhe nuk ka askë që interesohet dhe mirret me të, a keni mundësi që të më ndihmoni për ta larë, ta mbështjellim në qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan.
Hyrën në tendë që ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin për ta varrosur. Sapo zbuluan fytyrën e tij bertitën: Ebu kulabe… Ebu kulabe…! Pastaj e mora veshë se Ebu kulabe kishte qenë një prej dijetarëve të njohur, qe e kishte humbë pleqëria dhe sëmundjet e shumta pozitën e tij dhe e kishin lenë njerëzit pas dore. Iu kishin mbledhur shumë sprova dhe fatëkeqësi deri sa ishte vetmuar prej njerzëve në një tendë të vjetër në hapësiren e shkretëtirës.
Ia pregatitëm xhenazën dhe e varrosëm.
Udhëtova bashkë me këta tre veta dhe më ndihmuan që ta gjejë rrugën për në qytet.
Në këtë natë e pashë ne ëndërr Ebu Kulaben me pamjen me të bukur, kishte të veshur rroba të bardha dhe ishte plotësuar pamja e tij, pa të meta trupore. E pashë duke ecur në një vend të gjelbëruar.
E pyeta: O Ebu Kulabe, çka të ka bërë ty të jesh në këtë vend kaq të bukur dhe i shëndoshë fizikisht?
U përgjigjë: Posa më ka futur All-llahu në xhenet dëgjova një zë duke me thënë fjalën e All-llahut:
سَلاَمٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ
“(u thonë) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend.” [Err-rrad, 24]
Shoqata Realiteti

ASNJEHER mos harro duaje tjetrin me shume se veten


ASNJEHER mos harro duaje tjetrin me shume se veten …
Nje prind e dergon femjien e tij ne spital, ate dite femiu i tij kishte per te bere nje operacion.
Por Mjeku pak vonohet , dhe prindi nervozohet .
Kur vie Mjeku prindi e pyet: ” Pse u vonove , qfar do te beje ti po ta kishe femijen ne rrezik dhe te vonohej mjeku ?”.
Mjeku i thote: ” Do i lutesha ZOTIT qe te vinte mjeku dhe femija im te ishte me mire” ! .
Mandej mjeku e fute djalin ne operacion , operacioni kalon me sukses dhe femija ishte tani ne gjendje stabile .
Kurse kur mjeku del nga salla e operacionit , e njofton prindin qe femija eshte ne gjendja te mire,
dhe me butesi i thote prindit qe nese ka ndonje kerkese tjeter ti drejtohet infermeres dhe ajo ajo do ti ndihmoj .
Kur shkon prindi te infermerja , i thote qka eshte ai mjek kaq arrogant dhe i papergjegjshem.
Thote Infermierja : ”Ai erdhi ta bej femijen tend operacion , nga vorrimi i djalit te tij, pra perkujto…!!
Prindi mbeti i shtangur dhe i dolen lotet e befasise…
Mjeku edhe pse kishte nevoje per pushim, edhe pse ishte i pikelluar, ai i dha perparesi nevojave dhe ndjenjave te femiut te semure dhe prindit te brengosur.
Allahu i Madhëruar i ka lavdëruar në Kur’an, duke thënë: “Ata u japin përparësi të tjerëve para vetes edhe nëse është diçka personale.”
Në një hadith tjetër ai thotë: “Atij që i largon muslimanit një brengë, Allahu ia largon brengën Ditën e Kijametit; Atij që i mbulon muslimanit një të metë, Allahu do t’ia mbulojë Ditën e Kijametit.”
Pershtati: Mjekesia Islame

Shikoni se si All-llahu i denon Jo'Besimtaret me nje aheng !































Një buqetë me lutje të zgjedhura Nga Kurani...


3 Deshirat e nje besimtari te paralizuar !

Lutjet nga Kur’ani:
- “Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve”. (El-A’raf: 23)
- “O Zot, më fal mua, prindërit e mi, çdo besimtar që hyn në shtëpinë time dhe çdo besimtar dhe besimtare”. (Nuh: 28)
- “Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur”. (El-Bekare: 127)
- “dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm”. (El-Bekare: 128)
- “O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen”. (Ibrahim: 40)
- “Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë”. (Ibrahim: 41)
- “Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm”. (Esh-Shuara: 83-85)
- “Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti”. (El-Mumtehine: 5)
- “O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë”. (En-Neml: 19)
- “O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët”. (Junus: 85-86)
- “Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar”. (Ali Imran: 147)
- “Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në të gjitha çështjet tona”. (El-kehf: 10)
- “O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri”. (Taha: 114)
- “O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë”. (El-Muminun: 118)
- “Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit”. (El-Bekare: 201)
- “Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi”. (El-Bekare: 285)
- “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh”. (Ali Imran: 8)
- “Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëruar; për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thoshte): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T’u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin”. (Ali Imran: 191-194)
- “Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je Mëshirues më i mirë”. (El-Mu’minun: 109)
- “Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq”. (El-Furkan: 65-66)
- “O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve”. (El-Ahkaf: 15)
- “Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët”. (El-Maide: 83)
- “O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret”. (El-Kasas: 24)
- “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!” 2:201
- “Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!” 7:47
- Zoti ynë, na dhuro durim dhe na bën të vdesim muslimanë!” 7:126
- “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” 18:10
- “Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!” 60:4
- “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 6:162 AMIN!
Lutje nga praktika e Muhammedit alejhi’s selam:
- “Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i sprovës së varfërisë. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së Dexhxhallit. Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshërit, pastroje zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej ndytësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej Perëndimit. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi”.
- “Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimi i varrit”.
- “Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime, askush s’i fal mëkatet përveç Teje, falëm me falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je Falës, Mëshirues”.
- “All-llahu im, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar e unë jem robi Yt; do të jam besnik ndaj marrveshjes dhe premtimit Tënd sa të mundem; jam mirënjohës ndaj dhuntive Tuaja ndaj meje dhe i pranoj gabimet e mia; Më fal se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe kërkoj strehim te Ti prej të keqes që e kam bërë”.
- “All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta; Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi a.s. është i vërtetë. All-llahu im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.
- “All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”.
- “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”.
- “All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë.
- “All-llahu im, m’i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj. All-llahu im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, ato që i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.
- O All-llahu im, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmerinë, faljen dhe mjaftueshmërinë.
- O ndryshues i zemrave, perforcoje zemrën time në fenë Tënde.
- O All-llahu im, Ti që je kthyes i zemrave, zemrat tona kthei në nënshtrimin Tënd.
- O All-llahu im, ma përmireso fenë time e cila është mbrojtje e çështjes sime, ma përmireso dunjanë time në të cilën jetoj dhe ma përmirëso ahiretin tim në të cilin do të kthehem. Ma bën jetën shtesë të çdo të mire dhe ma bën vdekjen rehati nga çdo e keqe.
- O All-llahu im, kërkoj të më mbrosh nga ndërprerja e dhuntisë Tënde, nga largimi i faljes Tënde, nga ardhja e papritur e dënimit Tënd dhe hidhërimit Tënd në çdo gjë.
Lutje tjera të dobishme:
- O Allah na hap dyert e Mëshirës Tënde!
- O Allah na zbut sytë me lotë të besimit!
- O Allah na zbut zemrat tona me ëmbësli të imanit!
- O Allah mi lidh veprat e mira në zinxhirë të pazgjidhur për të cilat do të kapem!
- O Allah, më jep mëshirën dhe faljen Tënde, të kërkoj shpëtim nga çdo mëkat dhe
përfitim nga çdo punë e mirë, të kërkoj xhenetin dhe shpëtimin nga zjarri i xhehnemit! O Allah, na i përmirso rezultatet e të gjitha punëve tona, na ruaj nga poshtërimi në këtë botë dhe nga dënimi i botës tjetër! O Allah na jep frikë ndaj Teje aq sa të na largojë nga kundërshtimi yt, na jep bindje ndaj Teje aq sa të na çojë në xhenetin Tënd, na jep besim tek Ty aq sa të na lehtësojë vështirësitë e kësaj bote! O Allah na gëzo me dëgjimin, shikimin dhe forcën tonë deri sa të jemi gjallë.
- O Allah, na jep një pjesë devotshmërie ndaj Teje që të na shërbejë si digë midis nesh dhe mëkateve tona. Na jep një pjesëz bindjeje ndaj Teje që të na bëjë të hyjmë në Xhennetin Tënd, dhe një pjesëz imani që i bën fatkeqësitë e kësaj bote të na duken të lehta. Na bëj të shijojmë bekimet e dëgjimit, shikimit dhe fuqisë sonë për sa kohë Të na dhurosh jetë…
- All-llahu im, po kthehem dhe pendohem te Ti, me mëshirën, faljen dhe butësinë Tënde mos më refuzo. Më prano, o Ti që e pranon pendimin nga robërit dhe i fal gabimet.
- “All-llahu im, kërkoj prej Teje kërkesën më të mirë, lutjen më të mirë, shpëtimin më të mirë, punën më të mirë, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë, vdekjen më të mirë, më përforco dhe ma rëndo peshojën (e veprave të mira), ma forco imanin, m’i ngrit shkallët në Xhennet, ma prano namazin, m’i fal mëkatet dhe kërkoj prej Teje shkallë të larta në Xhennet. All-llahu im, kërkoj prej Teje çelësat e të mirave dhe fundin e tyre, të gjitha të mirat; fillimin e tyre, të dukshmet dhe të brendshmet, dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj të mirën e asaj që e bëj dhe që e veproj, të mirën e asaj që duket dhe të mirën e asaj që s’duket dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të ma ngresh lart emrin tim, të ma përmirësosh gjendjen, të ma pastrosh zemrën, të ma mbrosh moralin, të ma ndriçosh zemrën, të m’i falish mëkatet dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të më bekosh mua, dëgjimin tim, shikimin, shpirtin, fytyrën, moralin, familjen, jetën, vdekjen, veprat, t’i pranosh të mirat (që i veproj) dhe kërkoj shkallët e larta të Xhennetit. Amin”. (Përmbledhje e lutjeve – ua rekomandoj për Natën e Kadrit)
- O Zot hapi dyert e qiellit dhe mirëpriti lutjet tona!
- O Allah, bëje pjesën më të mirë të jetës sime fundin e saj, punët e mia më të mira punët e fundit dhe ditët e mia më të mira, ditën kur do të takoj Ty! O Allah më jep një jetë të begatë, një vdekje të qetë dhe kthim jo të turpshëm tek Ti! AMIN.
- O All-llah, ma mundëso të vdes me fjalën La ilahe ilAllah, Muhammed resulullah, o All-llah ma mundëso të vdes shehid, o All-llah më bashko me shehidë e Pejgamberë në xhennetet e larta.
- Allahu im na kthe te Ti në mënyrën ma të mirë… me mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve. AMIN
- O Allah, të lutem për të mirat për të cilat të është lutur pejgamberi ynë, Muhammedi alejhi’s selam, ndërsa kërkoj ndihmën Tënde prej të këqijave prej të cilave ka kërkuar ndihmë edhe pejgamberi ynë, Muhammedi alejhi’s selam. Ti ofron ndihmë dhe i plotëson duatë. Nuk ka fuqi as pushtet pos fuqisë dhe pushtetit të Allahut.”
- Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.
- All-llahu im, Ti je Falës, dhe e do faljen, ndaj më fal mua. (Lutja më e shpeshtë në Natën e Kadrit)
Lus All-llahun e Madhërishëm që të na i pranojë adhurimet tona, namazet, lutjet, dhikrin dhe çdo vepër të mirë! AMIN!

Si të lutem që të më fal Allahu fëmijë?


3 Deshirat e nje te paralizuari !

                                           SI TE LUTEM QË TË MË FALË ALLAHU FEMIJE?
Pyetje:
Jam e martuar qe 2 vjet dhe ende nuk kam fëmijë. E fali namazin dhe çdoherë e lus Zotin të më jep fëmijë po ende nuk kam. Desha t’ju pyes se a ka ndonjë lutje-dua të veçantë që mund ta bëj. Shpresoj te Allahu se insha-Allah do të më jep edhe mua fëmijë se Zoti e di më mirë për mua se kur duhet të më jep, nëse më jep. Po çdoherë e qetësoj veten se e...

dhe nëse nuk kam në dynja insha-llah Allahu do të më shpërblej me xhenet e atje të më jep fëmijë.
Përgjigje:
Allahu të furnizoftë motër me fëmijë të hairit, që do t’ua qetësojnë syrin tuaj në dynja dhe në ahiret!
Duhet ta dini se Allahu të gjithë bashkëshortët i klasifikon në njërën prej katër kategorive:
U jep vetëm vajza,
U jem vetëm djem,
U jep nga dy gjinitë dhe
Nuk u jep fare.
Allahu thotë: “I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë. Disave u dhuron të dyja gjinitë: djem e vajza; e, kë të dojë e lë pa fëmijë. Vërtet, Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm.” (Esh-Shura 49 dhe 50)
Sprova me mos-furnizim me fëmijë u ka ndodhur edhe të dërguarve të Allahut, andaj asnjëherë nuk duhet kuptuar atë si diskriminim apo nënçmim prej Allahut, përkundrazi, ajo sprovë mund ta ketë vlerën më të madhe nëse i bëhet sabër se sa vet lindja dhe edukimi i një fëmije në raste të caktuara. Mirëpo, nuk është turp e as mëkat që të kërkohen rrugët e lindjes si dhe lutjet drejtuar Allahut, ashtu siç vepruan edhe të dërguarit e Allahut, Ibrahimi dhe Zekerijau:
“O Zoti im, dhuromë një fëmijë prej të mirëve!” Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë!” (Es-Saffatë, 100 dhe 101)
” Kâf, Hâ, Jâ, Ajn, Sád. Ky është rrëfim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij – Zekerijas. Kur ai e thirri Zotin e vet me lutje të fshehtë (duke thënë): “O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im! Unë u frikësohem (sjelljeve të) të afërmve të mi pas meje, ndërsa bashkëshortja ime është beronjë; andaj, më dhuro nga ana Jote një pasardhës, që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit. O Zoti im, bëje atë të pëlqyeshëm (për Ty)!” “O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë për një djalë që do të quhet Jahja. Askujt nuk ia kemi dhënë këtë emër më parë”. Ai tha: “O Zoti im, si mund të kem unë djalë, kur bashkëshortja ime është beronjë dhe unë kam arritur pleqërinë e thellë?!” I tha: “Ashtu ka thënë Zoti yt. Kjo për mua është lehtë. Unë të kam krijuar edhe ty më parë, ndërkohë që nuk ekzistoje”. (Merjem, 1 – 9)
Motër e nderuar, shihet qartë se në të dy rastet lutja e këtyre të dërguarve për furnizim me fëmijë ka qenë e shoqëruar me lutjen që të jetë prej të mirëve apo prej të pëlqyeshmëve tek Allahu. Këtë brengë duhet ta ketë ai i cili dëshiron të furnizohet me fëmijë, e jo çfarëdo fëmije të jetë. Allahu i ka lavdëruar ata që bëjnë dua për fëmijë të mirë:
“(Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë) edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”. Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe.“ (El-Furkan, 74 dhe 75)
Ju meqë keni dy vite dhe nuk jeni e vonuar, në kuadër të shkaqeve për shtatzëni, drejtoju Allahut me lutje për fëmijë të ndershëm e të pranuar tek Allahu. Por mos harro se në çdo situatë mund t’i takoni ndonjërës prej katër situatave të lartpërmendura, e që secila prej tyre i ka shqetësimet e veta, edhe pse disa numërohen si më të vështira se disa të tjera. E në rast se ju përsëri nuk furnizoheni me fëmijë, kalojeni provimin e sprovës me sabër me notë të lartë dhe përgatitu për ta shijuar shpërblimin e Allahut enkas për durimtarët. Allahu thotë:
“Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”(Bekare, 155 dhe 156)
“Allahu i do të duruarit.“ (Ali Imran, 146)
“Thuaj: “O robër besimtarë (të Allahut), frikësojuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë jetë, do të kenë të mira. Toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”.” (Ez-Zumer, 10)
Allahu e di më së miri!

Përgatiti: Hoxhë Muhamed Dërmaku

A duhet që personi i cili e pranon islamin, ta ndërrojë edhe emrin e tij të mëparshëm si psh: Xhorxh, Xhuzejf etj..?

Shikoni se si krishteret pranojn islamin para shtepis se bardh !

A duhet që personi i cili e pranon islamin, ta ndërrojë edhe emrin e tij të mëparshëm si psh: Xhorxh, Xhuzejf etj..?
 
 
Përgjigje : Nuk e ka obligim që ta ndërrojë emrin, përveç nëse e ka emrin që adhurohet pos Allahut [Subhanehu ve Teala] si psh: ABDUNEBIJ, apo ABDUREDUL etj., por është mirë për të që ta ndërrojë emrin e tij të mëparshëm me një emër sipas islamit, kjo është më e mirë për të, por obligim nuk e ka, apo nëse emri i tij është ABDULMESIIH apo të ngjashme me këtë emër prej emrave që adhurohen pos Allahut [Subhanehu ve Teala], këta emra patjetër duhet të ndërrohen për arsye se ky emër është adhurim jo në Allahun [Subhanehu ve Teala] dhe ky është mendimi i dijetarëve, sikur që na është transmetuar nga Muhamed bin el-hazëm ( Allahu e mëshiroftë). Allahu e din më së miri.
 
U përgjigj: Ibni Baz (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu nga Arabishtja: ef. Zekerija QAZIMI