Radio Deshmia Radio Islame Radio pendimi kurani shqip

♥ Selam Alejkum DEGJONI RADIO DESHMIN ♥

Post Comment

Wednesday, February 27, 2013

5 Kohet e Namazit

Namazi sabahut #1

Namazi i drekes

Namazi ikindis

Namazi Akshamit

Namazi i Jacis




Ne po e shpërndajm fenë e All-llahu ! E pse nuk e shperndane ju në profilin tuaj !!!?



Monday, February 25, 2013

Realiteti i dorëheqjes së Papës ? Që nga momenti kur Papa Benedikti XVI-të paralajmëroi dorëheqjen, për -siç është deklaruar vet ai- shkak të pamundësisë për të realizuar premtimet e bëra për ta çuar Kishën Katolike përpara dhe për shkak të shëndetit të tij, komentet dhe analizat nga analistë dhe individë të ndryshëm për të vërtetën që fshihet prapa vendimit të Papës nuk kanë munguar. Disa kanë thënë se kjo reflekton sinqeritetin e Papës, duke nxjerr mesazhe për kinse aktin moral të dorëheqjes në rast të pamundësisë për të kryer me nder detyrën, derisa të tjerë konsideruan se dorëheqja vjen pas presionit për aktet e turpshme të pedofilisë së priftërinjve dhe skandaleve tjera brenda Kishës. Pra, për shkak të dobësisë së tij për të menaxhuar Kishën. Vendimi i Papës është për të provokuar reagime dhe komente për faktin se, si akt, ndodh shumë rrallë brenda Kishës, është i pari pas plot gjashtë shekujsh, dhe po kështu, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet Kisha, e që ka të bëjë me ndryshime të qëndrimeve doktrinare, si përkrahja e martesave të së njëjtës gjini, etj. Pra, a është dorëhequr Papa për shkaqe personale apo për shkaqe tjera? Personalisht, nuk kam besuar dhe nuk besoj se dorëheqja e tij është akt moral apo se vjen si pasojë e shëndetit të lig, sidomos kur kihet parasysh se Kisha edhe më parë është ballafaquar me udhëheqës të sëmurë, por që nuk kanë dhënë dorëheqje. Dorëheqja, nuk është e pranuar si akt në Kishë edhe për faktin se Papa vlerësohet për njeri të shenjtë dhe se nuk gabon. Por, si doli që ky Papa të jep dorëheqje? A është ky “mëkatari” i parë? A është ky thyesi i rregullit kishtar? A po fillon një traditë të papranuar për Kishën? Pastaj a dha Papa dorëheqje duke qenë si i shenjtë dhe i pagabuar, apo më parë iu zhvesh shenjtëria e më pas dha dorëheqje?! Papa, siç është vlerësuar nga shumëkush që nga publikimi i vendimit të tij për dorëheqje, e deri tani kur gazeta “Repubblica” publikon edhe fakte të reja, është dyshuar shumë të ketë dhënë dorëheqje për arsye personale. Gazeta në fjalë ka zbuluar dimensionet e skandaleve në moral dhe korrupsionit në Vatikan. Ajo përmend raportet me nga 300 faqe që i janë dorëzuar Papës për parregullsitë në Vatikan. Sipas gazetës, pasi i ka lexuar raportet, Papa ka vendosur të tërhiqet. Repubblica më tutje shkruan se kardinalët kanë zbuluar edhe rrjet sekret të homoseksualëve në Vatikan. Por, këto nuk janë arsyet e vetme. Ka edhe shkaqe tjera. Një burim nga Lindja e Mesme citon një njohës dhe ekspert i feve qiellore Isam Mudir, i cili jep një shpjegim tejet interesant. Sipas tij, arsyeja pse Papa ka vendosur të dorëhiqet ka të bëjë me vjedhjen e një dokumenti nga Vatikani, respektivisht të një Bible të vjetër në të cilin shënon qartë emri i Muhamedit si profet pas Isaut – Jezusit, gjë të cilën e mohojnë të krishterët. Shkak tjetër, të nënvizuar nga burimi në fjalë, është edhe pranimi i Islamit nga shumë kardinalë dhe priftërinj, brenda dhe jashtë Vatikanit, e që kanë shqetësuar Kishën tejmase. Në fakt, Vatikani është përpjekur t’i mbajë si raste të izoluara, por e vërteta ka dalë në shesh. Një nga këta kardinalë, për ta praktikuar fenë e re, Islamin, është detyruar të ikë në Afrikën e Jugut, e ka prej tyre që vazhdojnë të qëndrojnë në Vatikan ndërsa e mbajnë të fshehur besimin e tyre islam. Vatikani është munduar një kohë të gjatë t’i fsheh këto ngjarje nga publiku, sikur që është munduar t’i fsheh skandalet seksuale në kisha, por jo kot thotë populli “kungulli nuk rri gjithnjë mbi ujë.” Të gjitha këto ndodhi e kanë shqetësuar shumë kreun e Kishës Katolike dhe me pamundësi për ta gjetur atë dokument tepër sekret se kush e ka marrë dhe se ku është tani, gjithashtu me pamundësi për t’i zbuluar ata kardinalë që kanë pranuar Islamin dhe për t’i ndalë nga ai konvertim, Papa ka vendosur që vet të tërhiqet. Ai ka edhe arsye tjera sigurisht, e ndër to edhe fakti se Kisha Katolike është në krizë jo të vogël për shumë shkaqe e arsye, e ndër to edhe rënia e numrit të katolikëve dhe rritja e numrit të muslimanëve, në veçanti në Evropë. Përderisa në një kohë feja katolike ka qenë feja më e famshme dhe më e madhe në botë, sot shumicën e kishave i gjejmë të zbrazta, bile disa nga to edhe janë mbyllur fare. Unë e lus Allahun që Papës t’ia zbut zemrën sikurse atyre kardinalëve e priftërinjve të theksuar më parë, e ta pranon Islamin, fenë e Isaut-Jezusit, fenë e Musaut, fenë e Ibrahimit, të Muhamedit dhe të gjithë pejgamberëve të Zotit, të pranojë se Muhamedi është profeti i fundit i cekur shumë qartë dhe mirë në të gjitha librat e shenjta, gjë të cilën e di mirë Papa dhe bashkëpunëtorët e tij. Këtë gjë e ka konfirmuar Kur’ani: “Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.” (Bekare: 146) E thërrasim Papën në Islam, ngase kështu do ta fitonte Muhamedin dhe nuk do ta humbte Isanë, alejhima selam! Allahun e Madhëruar e lus për falje dhe sukses!


Wednesday, February 20, 2013

Shukri Alija kërkon lirinë, mediat anti-shqiptare ende e akuzojnë


Njeriu më i përfolur kohën e fundit nga mediat pro-qeveritare anti-shqiptare ishte Shukri ALIJA, i cili atëherë kur u ekstradua, mediat, ende pa e shpallur gjykata si fajtorë, ata e shpallën si “truri” i operacionit të ashtu quajtur Monstrum, në të cilin humbën jetën 5 qytetarë maqedonas.
Edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme thanë se ai nuk ka lidhje me operacionin e vrasjes së qytetarëve, mediat anti shqiptare, ende e thonë të kundërtën. Kështu, Televizioni nacional “Kanal”, pa fare turp gënjen se Shukri Alija nga ana e MPB-së ka qenë i akuzuar si iniciator i protestave.
Sot, më 20.02.2012, para gjykatës, Shukri Alija kërkoi lirimin e tij dhe edhe njëherë deklaroi se është i pafajshëm.
“Ditën e parë kur u ekstradua nga Kosova kishte spekulime të tilla, mirëpo edhe MBP-ja u largua vetë nga këto trillime”, tha sot avokati i Shukri Alijës.
Përndryshe, Shukri Alija njihet tek qytetarët si “fajtorë pa asnjë fajësi”, sepse mediat dhe qeveria që moti vrapojnë pas tij dhe e akuzojnë për shumë vepra, mirëpo pa asnjë dëshmi të saktë dhe të vërtetë. Gjatë intervistës në emisionin KOD, në kanalin nacional “Kanal5”, Alija u prezantua si fajtorë për bombardimin e dy stacioneve, rrahjen e imamëve dhe vepra të tjera, por për asnjërën, MPB-ja ende nuk ka asnjë dëshmi të plotë.
Shukri Alija ka qenë pjesëmarrës në UÇK-në e Kosovës dhe Maqedonisë dhe njihet si një ndër komandantët më të mirë të betejave. Qytetarët çdoherë e parashtrojnë pyetjen se mos vallë kjo është arsyeja pse ai edhe akuzohet dhe burgoset.
“Ne, Shukri Alijën e njohim si njeri të urtë, policia moti vrapon pas tij, por nuk ka gjetur asgjë që do ta mundësonte burgosjen e tij, nëse vrapojnë pas tij për shkak pjesëmarrjes së tij në Kondovë, nuk është normale që vetëm ai të burgoset, e të tjerët të jenë të lirë”, thotë një qytetarë i Shkupit.
Shukri Alija pranë gjykatës kërkoi lirinë sa më të shpejtë, sepse sipas tij, nuk ka asnjë dëshmi për akuzat që ia bëjnë. / ilirida.net

Tuesday, February 19, 2013

POROSIA E PRINDIT PËR BIRIN E POSAMARTUAR


biri im, dije se lumturia e shtëpisë tënde do të varet nga dhjetë cilësi që duhet t'ia japish gruas tënde. Prandaj mësoi nga unë dhe përkujdesu për to:
E para dhe e dyta: Biri im dije se gratë dojnë që t'ua shprehish dashurinë që e ndjen ndaj tyre dhe mos u bën koprrac ndaj gruas tënde, po shprehja dashurinë që e ndjen ndaj saj. Nëse nuk ia shpreh ndjenjat e tua, dije se mes teje dhe saj do të vendossh pengesë apo perde e cila do të ndikon që të ftohen raportet dhe të zvogëlohet dashuria mes jush.
E treta: Gratë e urrejnë burrin e ashpër e të egër dhe e keqpërdorin të butin e të dobëtin, për këtë arsye çdo cilësie përshtatja vendin e saj të duhur. Kjo sjell dashuri dhe mbjell rehati shpirtërore.
E katërtë: Gratë e dojnë nga burrat e tyre atë që e dojnë burrat nga gratë e tyre, sa i përket fjalëve të mira, pamjes së bukur dhe pastërtisë së rrobave dhe parfumit të mirë. Ti vepro në të gjitha rastet ashtu. Nëse dëshiron t'i afrohesh gruas tënde dhe djersët të rrjedhin nëpër trup dhe rrobave tua u vjen era e keqe, largohu nga ajo. Nëse i afrohesh në këtë gjendje dije se zemra e saj do të tërhiqet dhe refuzon  edhe nëse ajo të nënshtrohet. Në këtë rast do të nënshtrohet trupi i saj dhe do të ik nga ti zemra e saj.
E pestë: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe ajo në të ndjehet se ka hipur mbi fronin e saj dhe se është zonjusha e saj. Mjer për ty nëse ti e shkatërron atë mbretëri ku ajo jeton. Mjer për ty nëse tenton ta largosh nga froni i saj. Nëse ti e vepron këtë gjë dije se je futur në konflikt me të dhe dije se nuk ka armiqësi më të rreptë për një mbretëri se sa kur ndokush tenton t'ia merr fronin edhe nëse atij i duket ndryshe. 
E gjashtë: Gruaja donë ta përfiton burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj. Mjer për ty nëse e vendos veten me familjen e saj në një vagë, ose ti ose familja e saj.
E shtatë: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Kjo është fshehtësia e bukurisë së saj dhe fshehtësia se pse ajo është tërheqëse. Kjo nuk është mangësi në të. Ajo nëse gabon tento t'ia mbulosh atë të metë dhe t'ia falish atë gabim dhe je i durueshëm me të. Nëse tenton ta drejtosh bririn e lakuar do të thyhet, kurse thyerja e tij është divorci. Kjo nuk do të thotë se nëse ajo gabon të lihet ashtu, po që se e lejon të vazhdon ashtu atëherë ajo më shumë do të rebelohet kundër teje dhe nuk do të respekton dhe nuk do të sillet butë me ty. Prandaj gjithmonë je në mes.
E tetë: Gratë nga natyrshmëria e tyre janë mohuese të begative dhe të mirave që ua bëjnë burrat atyre. Nëse tanë jetën sillesh me to mirë e pastaj vetëm se njëherë e dëmton do të thotë: Nga ti nuk kam parë asnjë të mirë. Mos e lejo veten të biesh kurban i kësaj sjelljeje apo morali e ta urresh atë dhe të ikësh nga ajo. Ti nëse e urren këtë cilësi apo moral të keq të saj padyshim se te ajo të pëlqejnë cilësi tjera të mira që ajo i ka dhe i posedon.
E nëntë: Dije se gruaja kalon nëpër disa periudha të dobësisë trupore dhe të lodhjes shpirtërore, derisa Allahu në këtë periudhë nuk e ka ngarkuar me disa detyrime fetare. Nga ajo nuk kërkohet namazi assesi gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë dhe poashtu agjërimi edhe pse agjërimi pasi që ta kalon këtë periudhë kërkohet të zëvendësohet. Në këtë periudhë qëndro pran saj dhe bëhu i sjellshëm me të. Ashtu siç Allahu ia lehtësoi disa detyrime edhe ti bëhu i sjellshëm dhe mos kërko nga ajo shumë, zvogëloi kërkesat dhe urdhrat e tua.
E dhjetë: Dije se gruaja te ti është amanet, për këtë arsye mëshiroje dhe falja të metat dhe gabimet dhe ajo do të bëhet kënaqësia jote në dynja dhe ahiret.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU 

Heavy-metali i krishtere, per torturim te te burgosurve


Se tortura nuk duhet gjithmonë të nënkuptojë shkaktimin e dhimbjes fizike, tregon fakti se ushtria amerikane për tortura përdorë muzikën e grupit heavy metal të krishterë, Demon Hunter.
Ushtria nisi përdorimin e muzikës së tyre, pasi grupi Metallica kërkoi që gjatë torturimit të të burgosurve të mos përdoret më muzika e tyre.
Forcat speciale amerikane që janë përfshirë në vrasjen e Osama bin Ladenit, për revistën Esquire kanë thënë se para përdorimit të muzikës së Demon Hunter, për marrjen e informatave kanë përdorur muzikën e Metallicas.
"Kur nisi lufta në Irak e përdornim Metallican për marrje më të lehtë të informatave nga të burgosurit”, tha një zëdhënës i njësiteve speciale. "Bendi Demon Hunter na i dërgoi CD-të e tyre. Ata thanë se mbështesin atë që bëjmë dhe se këndojnë për këtë.
"Një pjesë e imja ishte krenare që ata zgjodhën Metallican, ndërsa pjesa tjetër ishte e trishtuar. Ne jemi kundër dhunës. Ne nuk kemi të bëjnë asgjë me këtë dhe nuk duam të përzihemi në politikë. Politika dhe muzika nuk përzihen", tha James Hetfield, lider i Metallicas.
Telegrafi ka raportuar më parë për një dokumentar të televizionit “Al Jazeera”, që tregon se si përmes torturimit me muzikë, merren informatat nga të burgosurit në bazën amerikane Guantanamo në Kubë.
Dokumentari i titulluar “Këngët e luftës” tregonte se si punëtorët e burgut i detyrojnë talebanët dhe anëtarët e rrjetit Al Qaeda ta dëgjojnë pandërprerë versionin e modifikuar të temës së serialit të njohur për fëmijë, “Rruga Sesam”, në mënyrë që ata të tradhtojnë bashkëpunëtorët e tyre.
Të burgosurit kalojnë orë e madje ditë me kufje në veshë, nga të cilat arrin muzika e zëshme, e cila përsëritet pandërprerë.
Christopher Cerf, i cili e kompozuar temën e këtij seriali, kishte thënë për “Al Jazeera” se është i shokuar nga fakti se muzika e tij që i dedikohet edukimit të fëmijëve, tashti përdoret si mjet torture.
Atij i dukej interesant fakti se si në Guantanamo “muzikën e kanë zvetënuar për t’i shërbyer së keqes”.
Dokumentari shfaq një dokument të CIA-s i cili titullohet: "Udhëzues për metodat e hetimit”, në të cilat përshkruhet se sa gjatë duhet të lëshohet muzika.
Për torturë, siç shkruan në dokument, pos “Rrugës Sesam” përdoren edhe këngët e Britney Spears, Bruce Springsteen, Eminem, "Metallica", "AC / DC", "Nine Inch Nails"etj.
Këngët e përdorura për torturë, sipas dokumentarit, janë:
"Baby One More Time" - Britney Spears
"Killing In The Name" - Rage Against The Machine
"Don't Gimme No Lip" - Pearl Jam
"Somewhat Damaged" - Nine Inch Nails
"Enter Sandman" - Metallica
"Bodies" - Drowning Pool
"Shoot to Thrill" - AC/DC
"Hell's Bells" - AC/DC
"I Love You" - Barney & Friends
"Born in the USA" - Bruce Springsteen
"Babylon" - David Gray
"White America" - Eminem
Tema nga seriali “Rruga Sesam”.
/Telegrafi/

Monday, February 18, 2013

Rënja nga pushteti i shtatë kryetarëve të vendeve arabe është prej shenjave të mëdha të Kijameti''


Pyetja:
E kam lexuar në internet një temë për shenjat e mëdha të Kijametit dhe dëshiroj t'ua tregoj hadithin që të më tregoni vërtetësinë e tij.
Në hadith përmenden dhjetë shenjat e mëdha të Kijametit:

1 - Rënja nga pushteti i shtatë kryetarëve të vendeve arabe
2 - Ardhja e Imam Mehdiut
3 - Dalja e Dexhxhallit
4 - Zbritja e Isës alejhi selam
5 - Dalja e Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve
6 - Lindja e diellit nga perendimi
7 - Mbyllja e derës së pendimit
8 - Dalja e kafshës e cila do t'i vulos bësimtarët
9 - Shfaqja e mjegullës për dyzet ditë, nga e cila do të vdes çdo besimtar
10- Dalja e një zjarri të madh shaktërrues.
Presim përgjigje në menyrë që të mos përhapen hadithet e paskata e që nuk janë transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi we selem?!
Përgjigjja:
Falënderimi i takon vetëm Allahut subhanehu we te'Ala, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin salAllahu alejhi we selem, mbi familjen e tij, mbi shkoët e tij dhe mbi gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari vëlla Allahu të shpërbleftë me të gjitha të mirat për kujdesin tënd që ke ndaj kuptimit të vërtetës dhe xhelozisë ndaj sunnetit të Pejgamberit salAllahu alejhi we selem.
Shenjat e mëdha të Kijametit janë çështje të mëdha dhe janë argument se është afruar Kijameti, ato vijnë njëra pas tjetrës: P.sh. nëse është shfaqur një shenjë, tjetra vjen menjëherë pas saj. Shenjat e Kijametit janë dhjetë: Dalja e Dexhxhallit, zbritja e Isës alejhi selam, Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët, tri shafitjet e tokës (një në lindje, një në perendim dhe tjetra në xhezirën arabe), Tymi, Lindja e diellit nga perendimi, kafsha që del nga toka, dhe shfaqja e zjarrit i cili do t'i tubojë njerëzit.
Është transmetuar në 'Sahih' nga Hudhejfe bin Esed el-Gafarij, se ka thënë: „Doli një ditë Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ndërsa ne ishim duke biseduar dhe tha: Ç’farë po bisedoni?“ Thamë: „Po bisedojmë për Kijametin“ Tha (Pejgamberi salAllahu alejhi we selem): „Kijameti nuk do të ndodhë, derisa të shfaqen dhjetë shenja para tij“ dhe i përmendi: „Tymi, Dexhxhalli, lindja e diellit nga perendimi, kafsha, zbritja e Isës alejhi selam, Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët , tri shafime në tokë dhe zjarri, i cili do të dalë në Jemen dhe do t'i tubojë të gjithë njerëzit.
Kurse në një transmetim tjetër: ”Zjarri do të shfaqet nga Adni”, kurse sipas Ebu Davudit ”Zjarri do të shfaqet në Jemen nga thellësia e Adnit dhe do t'i tubojë njerëzit”.
Ka thënë Imam Neveviu në 'Sherh Muslim': Zjarri do të shfaqet nga thellësia e Adnit kurse Jemeni do të jetë vendëtubimi i njerzëve, sikurse është sqaruar në hadith, kurse sa i përket fjalës së Pejgamberit salAllahu alejhi we selem “Nuk do të ndodhë Kijameti, derisa të shfaqet zjarri në Tokën e Hixhazit, i cili është sikur qafa e deves në shikim”
Për këtë Kadi el-Ijaad ka thënë: „Ka mundësi që të jenë dy zjarre, të cilat do t'i tubojnë njerëzit, mundet që fillimi i tij të jetë në Jemen dhe përfundimi në tokën e Hixhazit.“ Kjo është fjala e Kadi el-Ijaad, kurse në hadith nuk përmendet që vendtubimi të jetë Hixhazi.
Këto ishin disa nga hadithet që janë transmetuar rreth shenjave të mëdha të Kijametit, nëse dëshiron të mësosh më tepër rreth tyre, atëherë të këshilloj që të lexosh 'Kutubu Es-Sunen' apo ndonjë libër tjetër siç është 'Nihajetu fi el-Fiten vel melahim' të Ibni Kethirit apo 'Kijametu es-Sugra', librin 'Eshratu es-Sea' të Jusuf el-Vebil etj.
Ndërsa hadithi i cili u përmend në pyetje, ky hadith nuk gjindet në librat e sunnetit dhe as koleksionet e Islamit, poashtu hadithi rreth rënjes se kryetarëve të vendeve arabe nuk është i vërtetë dhe nuk është transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi we selem.
Gjithashtu nuk lejohet të transmetohen hadithe të cilat janë lexuar nëpër internet derisa ta dish sa është i vërtetë ai hadith apo sa i dobët.
Nëse e tregon apo shpërndan një hadith të vërtetë atëherë ke bërë një punë të mirë, e nëse e shpërndan një hadith, i cili nuk është transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi we selem, kjo nuk lejohet ngase Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë “Kush transmeton ndonjë hadith duke e ditur se nuk është i vërtetë, atëherë edhe ai është prej gënjeshtarëve!“ (Transmeton Muslimi)
Poashtu ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi we selem: ”I mjafton robit vetëm ky mëkat, transmetimi i gjithëqkaje që ndëgjon” (Transmeton Muslimi).

VIDEO => Prifti Rus E ardhmja i prket Muslimanve <= (SHPERNDANE)




Wednesday, February 13, 2013

''Festimi i Shën Valentinit'' Allahu ka zgjedhur për ne Islamin si fe dhe Ai nuk do të pranojë fe tjetër nga ndonjë, ashtu siç thotë Ai: “Dhe kushdo që kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve.” Ali Imran, 85. Profeti (sallahu alejhi ue selem) na ka thënë se grupe njerëzish prej umetit të tij do të ndjekin kundërshtarët e Allahut në disa prej ritualeve dhe traditave të tyre. Në hadithin e Ebu Seid el Hudri ai thotë: “Me siguri që ju do t’i ndiqni ata që ishin para jush hap pas hapi. Edhe nëse ata hyjne në vrimën e hardhucës, ju do t’i ndiqni.” Ne thamë: “O i dërguari i Allahut, (me këtë nënkupton) çifutët dhe të kruishterët?” Ai tha: “E kush tjetër?” Atë që tha profeti (alejhi selam) është bërë realitet dhe është përhapur në sot në shumë vende muslimane. Shumica e muslimanëve ndjekin kundërshtarët e Allahut në traditat e tyre, në mënyrën e sjelljes dhe i imitojnë ata në rituale dhe festimin e festave të tyre. Çështja u përkeqësua edhe me keq me hapjen e komunikimit masiv midis popujve me anë të të cilit ritualet dhe traditat e jomuslimanëve u transmetuan në audio, video, satelit dhe internet në vendet muslimane. Shumë muslimanë u mashtruan nga këto joshje. Nuk mjaftoi me kaq, por gjatë viteve të fundit një fenomen i ri u përhap në rininë muslimane, e cila nuk është shenjë e mirë. Kjo është manifestuar me imitimin e të krishterëve në festimin e Shën Valentinit. Kjo gjë i ka bërë dijetarët të shpjegojnë rregullat e sheriatit, që muslimanët të kenë një kuptim të qartë rreth kësaj çëshjeje, e cila minon besimin me të cilin Allahu i ka begatuar ata. Historia e festës së dashurisë Festa e dashurisë ishte një prej festave të paganëve romakë, kur paganizmi ishte besimi i tyre, XVII shekuj më parë. Sipas konceptit të tyre, kjo ishte një shprehje e “dashurisë shpirtërore”. Ishin mite këto të shoqëruara me festën pagane të romakëve, të cilët ia insistuan trashëgimtarëve të tyre të krishterë. Midis miteve me të famshme ishte besimi romak që Romuli, themeluesi i Romës, i cili, sipas legjendës, u ushqye me gjirin e ujkonjës, prej së cilës mori forcën dhe zgjuarsinë. Romakët festonin këtë ngjarje çdo vit në mes të shkurtit me një festë të madhe. Një nga ritualet e kësaj feste ishte sakrifikimi i një qeni dhe një dhie. Dy të rinj të fuqishëm lyenin trupin e tyre me gjakun e qenit dhe të dhisë, pastaj lanin gjakun me qumësht. Pas kësaj, zhvillohej një paradë e madhe me në krye këta dy të rinj. Dy të rinjtë do të ndanin lëkurën me të cilën do të godisnin çdokënd që kalonte përmes rrugës. Gratë romake e mirëprisnin këtë goditje, sepse besonin se kjo do të ndalonte shterpësinë tek ta. Lidhja e Shën Valentinit më këtë festë Shën Valentini është një emër që iu dha dy “martirëve” të lashtë në një kishë të krishterë. Thuhet se ishin dy ose njëri që vdiq në Romë, si rezultat i persekutimit nga udhëheqësi gotik Klaudius, në vitin 296. Në vitin 350 një kishë u ndërtua në Romë në vendin ku ai vdiq, si përkujtim për të. Kur krishterimi u përhap në Romë ata filluan të festonin festën e dashurisë, të përmendur më lart, duke ndryshuar konceptin pagan të “dashurisë shpirtërore” në një koncept tjetër të quajtur “martirët e dashurisë”, të përfaqësuar nga Shën Valentini, që solli dashurinë dhe paqen, për shkak të së cilave u martirizua, gjithmonë sipas gojëdhënave. Gjithashtu, kjo u quajt “festa e dashurisë” dhe Shën Valentini u konsiderua si shenjt i dashurisë. Një nga besimet e gabuara lidhur me këtë festë, ishte se emri i vajzave që kishin arritur moshën e martesës do të shkruheshin me rrota të vogla letre dhe i vendosnin ato në një pjatë mbi tavolinë. Të rinjtë që dëshironin të martoheshin do të thirreshin dhe secili prej tyre do të merrte një copë letre. Ai do ta vendoste veten në shërbim të asaj vajze, emrin e së cilës kishte tërhequr, për një vit dhe kështu ata mund të njihnin njeri-tjetrin dhe pastaj martoheshin, ose përsërisnin të njejtin proces në të njëjtën ditë në festën e vitit tjetër. Në lidhje me origjinën e kësaj feste, kur romakët u bënë të krishterë, thuhet se perandori romak, Klaudius II, dha urdhër në shekullin e III-të që ushtarët nuk do të martoheshin, sepse martesa do t’i shkëpuste ata nga lufta. Ky urdhër u kundërshtua nga Shën Valentin, i cili filloi të lejonte fshehurazi martesën për ushtarët. Kur perandori e zbuloi këtë, e hodhi në gjyq dhe e dënoi me ekzekutim. Në burg Shën Valentini ra në dashuri me vajzën e gjykatësit. Ky ishte një sekret, sepse ligjet e krishtere nuk lejonin priftin apo murgun të martohej apo të binte në dashuri. Ai ende vlerësohet nga të krishterët, për shkak të vendosmërisë në krishterim. Perandori ofroi ta falin atë, në qoftë se ai braktiste krishterimin dhe adhuronte zotat romakë, pastaj do të bëhej bashkëpunëtori i tij më i ngushtë dhe do ta bënte dhëndër, por Valetini e refuzoi këtë ofertë dhe preferoi krishterimin dhe kështu ai u ekzekutua më 14 shkurt të vitit 270. Kjo ditë mori emrin e tij. Papa përcaktoi ditën e vdekjes së Shën Valentinit, më 14 shkurt, si festën e dashurisë. Por, kush është papa? Ai është një “kryepeshkop i kishës universale, pasardhës i Shën Pjetrit”. Shikoni se si ky “kryepeshkop” e përcakton lejimin e kësaj feste e cila ishte diçka e re në besimin e tyre. Kjo na kujton atë që thotë Allahu: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) përveç për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë!” Teube, 31. Transmetohet se Adij ibn Hatim ka thënë se ka shkuar tek profeti (alejhi selam) me një rreth floriri në qafë. Profeti (alejhi selam) tha: “O Adij, hidhe atë objekt adhurimi” dhe në çast profeti (alejhi selam) këndoi nga surja Teube: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota përveç Allahut…” Profeti tha: “Ata nuk i adhurojnë ata, por kur lejojnë diçka (që ata e kanë të ndaluar) ata e pranojnë si të lejuar dhe kur ndalojnë diçka (që ata e kanë të lejuar) e pranojnë si të ndaluar.” Trasmetoi Tirmidhiu, hadithi është hasen. Simbolet e kësaj feste 1. Shprehja e kënaqësisë dhe e lumturisë me këtë rast, ashtu si dhe në festa të tjera të mëdha. 2. Shkëmbimi i trëndafilave të kuq që janë simbol i dashurisë, “dashuria shpirtërore” e paganëve, ose “dashuria” e të krishterëve. 3. Dërgimi i kartolinave të urimit. Në disa nga këto kartolina pikturohen pikturat e “Kupid”, të cilët shfaqen si fëmijë me dy pendë që mbajnë një shigjetë dhe një hark. Ky ishte “zot i dashurisë” për romakët paganë. Kjo konsiderohet si shoqërim dhe barazim i Allahut me trillimet e tyre. 4. Shkëmbimi i fjalëve të dashurisë në kartolinat dhe mesazhet e tyre. Disa nga kartolinat përmbajnë imazhe komike dhe fjalë qesharake dhe shpesh përmbajnë frazën: “qofsh Valentini im”. Kjo paraqet konceptin e krishterë të kësaj feste. 5. Në shumë vende perëndimore, festat bëhen gjatë ditës dhe darkë, ku meshkuj e femra kërcejnë. Shumë prej tyre dërgojnë dhurata bashkëshorteve të tyre, shoqeve, ose atyre që dashurojnë, si p.sh.: trëndafila, çokollata etj. Çdokush që shikon atë që përmendëm më lartë rreth miteve që rrethonin festat pagane, do të kuptojë qartë: Së pari, origjina e saj është në besimin pagan të romakëve, ku ishte shprehje e dashurisë shpirtërore e objekteve të adhurimit, të cilat i adhuronin në vend të Allahut. Kushdo që feston këtë, feston një rast shirku. Allahu thotë: “Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: ‘Allah është ai, Mesihu, biri i Merjemes’. E vetë Mesihu, (Isai), tha: ‘O beni israilë, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” Së dyti, zhvillimi i kësaj feste te romakët lidhej me mitet dhe legjendat, të cilat asnjë mendje e shëndoshë nuk mund t’i pranojë, ashtu siç nuk i besojnë muslimanët që besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. A mund ta besojë një mendje e shëndoshë se një ujkonjë ka ushqyer me gji themeluesin e qytetit të Romës dhe që i ka dhënë atij forcë dhe zgjuarsi? Për më tepër këto mite bien në kundërshtim me akiden e muslimanit, sepse i vetmi që jep fuqi dhe zgjuarsi është Krijuesi i Plotfuqishëm. Ajo që përmban miti është që objektet e adhurimit i mbronin ato nga e keqja dhe i mbanin ujqërit larg nga grumbullimet e tyre. Së treti, midis ritualeve të shëmtuara romake në këtë ditë është sakrifikimi i qenit dhe i dhisë, lyerja me gjak e dy të rinjve dhe larja e tij me qumësht, etj. Kjo është diçka që do të shkaktonte kthesë të menjëhershme të çdokujt me logjikë të shëndoshë, për të cilët kjo është e papranueshme. Së katërti, lidhja midis Shën Valentinit dhe kësaj feste, ka qenë në pikëpyetje nga shumë burime dhe nuk ka pasur një përfundim. Do të ishte më mirë për të krishterët ta kundërshtonin këtë festë pagane, në të cilën i imitojnë. Po muslimanët, të cilët janë urdhëruar të jenë ndryshe nga të krishterët dhe paganët? Së pesti, kjo festë është dënuar nga kleri kristian në Itali, në intitucionin e katolicizmit, sepse ajo përhap sjellje të keqe dhe efekte kundërshtuese në mendjet e të rinjve. Kështu që, është më mirë për muslimanët ta kundërshtojnë atë, të paralajmërojnë të tjerët kundër saj dhe të përmbushin detyrat e tyre, duke u bashkuar me atë që është e mirë dhe duke u ndaluar nga ajo që është e keqe. Përktheu: Erion Sula


Qelsi i Qabes !


Saturday, February 9, 2013

Masakra e Srebrenicës Ndryshe i njohur si "GENOCIDI I SREBRENICËS" 11.07.2011 si çdo herë bota i mbyll sytë atëherë kur mbyten dhe masakrohen muslimanët. Të pamoralshmit,të prishurit,të flliqurit,të pa ndërgjegjshmit,të pa fetë,zullumqarët,bishat,jo-njerëzit,i mbytën 10.000 musliman në Srebrenicë ku shumica e tyre ishin bura,fëmijë dhe gra. Ata i mashtruan kinse po i transferojnë në vend të sigurtë ,dhe papritmas i dërguan në vende të fshehta dhe i masakruan të gjithë pa pik mëshire. Asnjë nga organizatat BOTËRORE(UN,NATO edhe tjerat organizata Joqeveritare QAFIRE) nuk ndërhyri këtu për të ndihmuar por vetëm ndihmuan për ti gjetur të vdekurit,si çdo herë ata ndërhyjnë pasi që të vriten me mijë musliman. Gjithsej në luftën e bosnjës janë vrarë mbi 150.000 musliman. O Allah na mbroj nga këto bisha të egra që herëve tjera të jemi më të përgaditur dhe mos të lejojmë që kjo të përsëritet.Amin O Allah kurse kta zullumqare denoj ashtu siç e meritojnë.Amin


Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë... Një mësues i tha një nxënësit të tij dembel: ''Nëse më sjellë një grusht me dhe të Xhennetit, t'i do të bëhesh një nxënës i suksesshëm.'' Ditën e nesërme, djaloshi i vogël erdhi me një grusht dhe, dhe ia dha atë mësuesit të tij. Mësuesi u nervozua me të, dhe i tha: ''A po tallesh me mua! Prej ku e morre këtë dhe?'' Nxënësi u përgjigjë me lotë në sy: ''Ky dhe ishte nën këmbët e nënës sime. A nuk na mësonit ju se Xhenneti gjendet nën këmbët e nënave?!'' Mësuesi posa ndëgjoi këto fjalë u pikëllua dhe filloi të qajë. Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i kishte thënë Xhahimes, radiallahu anhu: ''Qëndro pranë nënës tënde, se me të vërtetë Xhenneti është nën këmbët e saja.''1 Në një transmetim tjetër, qëndron se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i ka thënë: ''Kryejë nevojat e tyre (prindërve), se me të vërtetë Xhenneti është nën këmbët e tyre.''2 Të ua dijmë vlerën prindërve tanë sa janë gjallë, ngase do të vjen dita kur ata nuk do të jenë më në mesin tonë, dhe të mundohemi t'i rrespektojmë dhe kryejmë nevojat e tyre, ngase rrespektimi i tyre është shkak për hyrje në Xhennet. Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi 1. Transmeton Ahmedi. Shejh Albani, rahmetullahi alejhi, ka thënë se hadithi është hasen. 2. Transmeton Taberaniu. Shejh Albani, rahmetullahi alejhi, ka thënë se hadithi është sahih.


Thursday, February 7, 2013

Lajmet e fundit: Hamdi Sopën e therri për vdekje vajza e vet narkomane !!!?


Prishtinë – Hamdi Sopa ishte përpjekur të mbrohej sa kishte pasur fuqi. Kishte arritur që të kapte tehun e thikës me dorë. Një e prerë e thellë në shuplakë të dorës i ishte shkaktuar si pasojë e tërheqjes së thikës nga sulmuesja, që dyshohet se është njëra prej vajzave të tij, e cila është arrestuar të hënën pasdite së bashku me të ëmën dhe motrën.
Zyrtari për informim i Qeverisë së Kosovës, i cili vdiq të martën e kaluar, është konstatuar nga raporti i autopsisë së nuk është vetëvrarë, por është vrarë me thikë. E dyshuar për këtë është njëra prej vajzave, derisa bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër dyshohen se kanë ndihmuar në fshehjen e krimit.
Burime nga hetuesia i kanë thënë “Kohës Ditore” se raporti i autopsisë ka konstatuar se Sopa ka vdekur në banesë, derisa trupi i tij është hedhur nga kati i nëntë. Sipas hetimeve të deritashme të ndjerit paraprakisht iu kishte ndërruar fanella e brendshme, e cila ishte e prerë me thikë për t’iu veshur një tjetër dhe pastaj ishte hedhur trupi nga ballkoni.
“Në banesë ka pasur gjak nga banja, ku dyshohet se është sulmuar, nëpër korridor e deri në ballkon. Policia gjatë kërkimeve ka gjetur fanellën e përgjakur dhe të prerë së bashku me thikën nën makinën e larjes së rrobave në banjë. Kjo tregon se pas krimit të dyshuarat janë munduar të fshehin gjurmët.
Burimi ka thënë se deri tash nuk është zbuluar ndonjë motiv i qëndrueshëm, sepse të tria kanë mohuar krimin.
Nuk është përjashtuar ndonjë konflikt në mes të ndjerit dhe njërës prej vajzave, e cila besohet se ishte përdoruese e drogës për shkak të refuzimit për t’i dhënë para.
Të hënën Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Blerim Isufaj, ka arrestuar dy vajzat dhe bashkëshorten e të ndjerit, të cilave u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Banesa e tyre në lagjen “Aktash”, është bastisur sërish në kërkim të provave që do të mund të ndihmonin gjetjen e motivit të kësaj vrasjeje me armë të ftohtë, ani se trupi i tij është hedhur në hapësirë publike të banuar, kjo është bërë për ta fshehur krimin që ka ndodhur.

Një Histori Emocionuese" E la qenin ne shtepi me qellim qe ti ruaj femijen e vogel dhe shkoi per gjueti. Kur u kthye e gjeti qenin duke lehur para shtepise dhe dhembet e tij ishin te gjakosur. Mendoi, ashtu si te gjithe ne do mendonim,qe qeni ka ngrene foshnjen !!! I inatosur e qellon qenin me pushke dhe e vret, hyri me te shpejte ne shtepi qe te shohi gjendjen e foshnjes se tij. Por papritmas ai sheh ne shtepi nje ujke te pergjakur te ngordhur ndersa foshnjen nuk e kishte prekur asgje e keqe. Paramendoni ndjenjat e ketij personi per gjynahun qe beri dhe per deshperimin qe e shoqeroi gjithe jeten e tij. Mendoni sa njerez jane vrare padrejtesisht. SA njerez jane ndare me njeri tjetrin per shkak te keqkuptimit. Sa njerez jane ndare me njeri tjetrin per shkak te nje gabimi. OOO Vellezer Mos shikoni vetem se me syte tuaj por shikoni dhe me mendjet tuaja. Informohuni mire dhe mos gjykoni me shikimin e pare. Informohuni mire para se te bini ne ndonje gabim qe do deshperoheni per te gjithe jeten tuaj. ***S H P Ë R N D A J E***


Wednesday, February 6, 2013

E shikoni këtë bukuroshe e cila në çdo ditë çdo orë dhe çdo minutë i thotë nënës së saj NËNË të lutem, të lutëm ma kthe shikimin sikur më herret, NËNË çfarë ka ndodhur tan kohën është NAT, NËNË përse unë nuk po mundi të shikoj asgjë. Nëna e vajzës thotë: Shkak për verbërimin e vajzës sime ishte një granatë e cila ra shumë afër shtëpisë tonë. Lusim All-llahut që sa më shpejtë të ja kthen shikimin.

 nënës së saj NËNË të lutem, të lutëm ma kthe shikimin sikur më herret, NËNË çfarë ka ndodhur tan kohën është NAT, NËNË përse unë nuk po mundi të shikoj asgjë. Nëna e vajzës thotë: Shkak për verbërimin e vajzës sime ishte një granatë e cila ra shumë afër shtëpisë tonë.  Lusim All-llahut që sa më shpejtë të ja kthen shikimin.

Monday, February 4, 2013

SubhanaAllah sa interesante dhe domethenese. I kërkoi shokut disa të holla borxh por çfare ndodhi në fakt, Tregon një vëlla musliman: E mora në telefon një vella dhe i kërkova disa të holla borxh (300 gini-valute egjiptiane), kisha shumë nevojë dhe ishte shumë urgjente. Vëllau ma ktheu: më prit nja gjysëm ore dhe do të jap përgjigje. Pas gjysëm ore e thërras në celular, ja, vëllau kishte fikur celularin e tij, e provoj pas një ore, përsëri mbyllur edhe pas dy orësh përsëri mbyllur. Ia shkrova një sms duke i thënë; “Nuk më duhen paratë tua, skam nevojë tani, vetëm hape telefonin, mos e mbaj mbyllur shkaku im.” Pas një çerek ore, e provova përsëri, e kishte hapur telefonin dhe mu përgjigj: Ku je, të takohemi…ndërkohe me tha, prit pak se më erdhi një sms, ta lexoje pastaj takohemi,. I kishte lexuar fjalët që ia shkrova….m’u pergjigj me një zë shumë të butë: “Vëlla, më fal por kur më kërkove të holla borxh, unë nuk kisha asnjë grosh në xhep, shkova e shita celularin tim të ri dhe bleva një tjetër shumë të vjeter dhe paratë e mbetura i bëra gati për TY i dashur vëlla..prandaj ku je, më trego të vij t’i sjellë paratë. Sa shok i mir. Mos paragjyko pa e ditur hallin e tjetrit….


PLAKA MUSLIMANE DHE ATEISTI Një grua e moshuar jetonte vetëm, nuk kishte të afërm dhe ishte e varfër. Përreth saj nuk kishte askënd t’i ndihmonte përveç një fqinji i cili nuk besonte në Zot. Kur ajo dilte në oborrin e saj shpesh lutej me zë: "Allahu Ekber! O Allah! Unë besoj në Ty, të lutem më ndihmo!" Ndërsa ateisti kur e dëgjonte e nxirrte kokën nga dritarja dhe bërtiste: "Nuk ka Zot! Zoti nuk ekziston! " Një ditë, ajo doli përsëri në oborr dhe duke u lutur tha zëshëm: "O Allah, unë e di, se këtë javë Ti do të më furnizosh me ushqim të mjaftueshëm! " Ditën tjetër kur ajo doli jashtë gjeti katër çanta të mëdha të mbushura me gjëra ushqimore në pragun e shtëpisë. I mori ato, i futi brenda dhe doli përsëri dhe tha: "Të falënderoj o Allah! Isha e bindur se Ti ma plotëson lutjen time!’’ Atëherë ateisti i cili tërë kohën kishte qenë i fshehur tek një shkurre kërceu jashtë dhe i tha: "Ahaaa! Allahu nuk t’a solli ushqimin aty! Unë kam qenë ai! Pra, kjo dëshmon se nuk ka Zot!" Gruaja e vjetër duke e shikuar ateistin buzëqeshi dhe tha: ’’O Allah të dua shumë! Ti jo vetëm se më dhurove ushqime por madje e paske detyruar shejtanin t’i paguajë ato!’’ / E MARRË NGA PROFILI I NJË VËLLAU /


Sunday, February 3, 2013

Në Osllare të Bujanocit dëmtohen varrezat e shqiptarëve

Në fshatin Osllare, komuna e Bujanocit, mbrëmë në varrezat shqiptare të familjeve Selmani, Rashiti dhe Shabani janë dëmtuar disa nga gurët e përmendores, njofton policia e Vranjës.

"Në këtë moment kemi vetëm të dhënat se janë dëmtuar disa përmendore në fshatin Osllare. Më shumë të dhëna do të kemi më vonë, duke pasur faktin se organet e hetuesisë dhe policia gjenden në teren" ka thënë zëdhënësi i policisë së Vranjës Dragan Stamenkoviq.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Osllare Naser Bajrami ka thënë se asnjëherë nuk mbahet në mend se jo vetëm në Osllare po edhe në Bujanoc të ndodh një gjë e tillë, pasi tek shqiptarët varrezat janë të shenja dhe askush nuk i prek.

"Janë dëmtuar 10 varreza të familjeve Selmani, Rashiti dhe Shabani. Në këtë vend të gjithë jemi habitur me këtë ngjarje. Ne në bashkësinë lokale e denojmë rëndë kët akt barbar dhe ftojmë organet kompetente që sa më të parë të zbuloj ata që kanë kryer këtë vepër dhe ti denoj sa më rëndë" ka thënë Bajrami për presheva.com.

Fshati Osllare gjendet rreth 5 kilometra në jugperëndim të Bujanocit.

Sç ka thënë kryetari i Bashkësisë lokale, në këtë fshat jetojnë 1300 banorë, prej tyre 900 shqiptarë dhe 400 serb. 

Mblidhet shuma e kërkuar për Naronin e vogël

Prishtinë, 02 shkurt 2013
Për një javë janë mbledhur 150 mijë euro. Krejt kjo fal solidaritetit dhe mbështetjes së jashtëzakonshme për t’i dal në ndihmë Naronit, vogëlushit 5 muajsh i cili kishte nevojë për t’u operuar jashtë vendit, ngase vuan nga një sëmundje në mëlçi.Këto para tashmë janë mbledhur dhe mjaftojnë për të kryer operacionin dhe për mbuluar shpenzimet e hospitalizimit.Me gjithë vështirësitë e mëdha ekonomike, qytetarë të shumtë, biznese dhe organizata të ndryshme nga Kosova dhe diaspora nuk kanë kursyer për të mbështetur Naronin që të vazhdoj buzëqeshjen. Ekipi i mjekëve në Gjermani ka nisur përgatitjet dhe operacioni pritet të bëhet gjatë javëve në vijim.Koordinatori i iniciativës, Zgjim Sojeva ka pohuar për Kosovapress, se në ditët në vijim do të bëjmë publike gjendjen përfundimtare të llogarisë bankare, si dhe dëshminë e transferimit të mjeteve drejtpërdrejt në spitalin gjerman.“Gjithashtu, ju sigurojmë që çdo cent i mbledhur për Naronin, që tejkalon shumën e shpenzimeve për operacionin e tij, do të dedikohet për ndonjë rast tjetër të ngjashëm ose do t’i jepet si donacion jetimores së qytetit. Edhe për këtë do sigurohemi që të bëjmë publik transaksionin bankar”, ka thënë Sojeva.Miqtë e familjes së Naronit të cilët kanë marrë iniciativën që të angazhohen me aq sa kanë mundësi për të kërkuar ndihmë që të sigurojnë mjete e nevojshme, dhe shprehin besimin se ky rast por edhe shumë fëmijëve të tjerë, të shërbej si thirrje për të nisur një peticion qytetar drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të rritet presioni për krijimin e Sistemit të Sigurimeve Shëndetësore, si zgjidhje e qëndrueshme e këtij problemi.Naroni i vogël është i ekzaminuar se ka ngushtimin e kanaleve biliare, kështu që bila toksike, e cila prodhohet në mëlçi nuk mund të rrjedhë dhe dëmton mëlçinë. Diagnoza tregon për “cirozë të mëlçisë”.Dëmtimi i mëlçisë tashmë ka filluar dhe është i pandalshëm dhe kërcënues për jetën e tij. Atij duhet t’i bëhet transplanti i mëlçisë, procedurë kjo që duhet të bëhet brenda vitit të parë të lindjes për të qenë i suksesshëm. Tashmë doktorët kanë filluar përgatitjet për operimin e tij. /Kosovapress/

Qumështi i nënës është një përzierje e pakrahasueshme që shërben si burim ushqimor i shkëlqyeshëm për foshnjen e porsalindur dhe rrit rezistencën ndaj sëmundjeve. As ushqimi artificial për fëmijë i prodhuar nga teknologjia e ditëve tona nuk mund ta zëvendësojë këtë burim ushqimi të mrekullueshëm. Çdo ditë zbulohen dobi të reja që përmban qumështi i nënës për fëmijën. Një prej argumenteve që shkenca ka zbuluar rreth qumështit të nënës është se pirja e tij gjatë dy viteve të para të jetës ka dobi mjaft të madhe. 19 Në Kuran jepet një lajm mjaft i rëndësishëm 14 shekuj më parë në lidhje me këtë fakt të zbuluar nga shkenca vetëm kohët e fundit: ”Nënat duhet t’i ushqejnë foshnjat e tyre për dy vjet me radhë…” (El-Bekare 233) ”Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit, sepse nëna e vet e mbajti në barkun e saj, me vështirësi pas vështirësie dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Ji mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, sepse tek Unë është kthimi juaj.” (Lukman 14) ADM A-B


NJOFTIM I rëndësishëm për vajzat.. LEXOJENI patjetër!!! Lrgoni që tani fotografitë tuaja prej rrjeteve sociale! Ky është një mesazh i konfirmuar, një grup i ri i biznesit online nga Shrilanka u shet foto të edituara (ndryshuara) të femrave webfaqeve pornografike, duke i shkarkuar fotot prej Facebooku-ut dhe rrjeteve të tjera sociale. Disanjerë grafik profesional të paguar mirë janë të angazhuar që të editojnë foto të femrave dhe t’i bejne ato aq origjinale, sikurse te ishin 100% reale. Ata fitojnë $10 për çdo fotografi. Kohëve të fundit, ka pasur shumë shkurorëzime dhe anulime të fejesave për shkak të këtyre fotografive të gjetura në internet. Mos i shkakto vetes probleme duke shkarkuar fotografitë tuaja dhe pastaj të shihni veten në montazhe të femrave të zhveshura në internet dhe mos e shkatërro të ardhmen tënde për shkak të dëshirës për ’’ t’u argëtuar’’ në Facebook!!! SH P E R N D A J E!!


Saturday, February 2, 2013

Disa fjalë rreth hajmalive !



Hajmali quhen ato që varen në qafë, mjete bartëse, shtëpi apo diku tjetër për të sjellë dobi apo shmangur dëm, qofshin ato nga Kurani, nga penjtë, rruazat, guralecët e të tjerë.
Emërtime të tjera të hajmalive:
1. Huruz, ato që ruajnë.
2. Huxhub, ato që mbrojnë.
3. Teaik, ato që varen.
4. Uedeah, ato që sjellin rehati e pushim.
Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Ai i cili e varë një hajmali mos ia plotësoftë Allahu atë për të cilën e ka varur dhe ai që e varë një edeah mos i dhëntë qetësi e rehati!” (Transmeton Ahmedi, Hakimi, i cili e konsideron si të saktë dhe me të pajtohet edhe Dhehebiu)
Shkaqet e ndalimit të tyre
1. Varësia e zemrës me dikë tjetër përveç Allahut.
2. Ato nuk janë as shkaqe islame e as të natyrshme (të dukshme) që ndihmojnë, e bindja se ato janë shkaqe është ligjësim me Allahun dhe kundërshtim në krijimin dhe urdhrin e Tij.
3. Ato i hapin njeriut dyert e besëtytnive dhe e shpien drejt shirkut.
4. Janë shkak i humbjes, pasi ai që lidhet me diçka do t’i mbështetet atij.
A janë hajmalitë prej shirkut të vogël apo të madh?
1. Nëse hajmalia është idhull, lexim (rukje) e idhujtarëve apo kryq, atëherë ky është shirk i madh, pa dyshim.
2. Nëse është prej penjve, rruazave e të ngjashme e mbështetet në to plotësisht dhe bindet se ato ndikojnë të pavarura, ky gjithashtu është shirk i madh.
3. Nëse është prej penjve, rruazave e të ngjashme dhe beson se ato janë vetëm shkaqe e nuk mbështetet në to plotësisht, ky është shirk i vogël.
Dispozita për hajmalitë në të cilat gjenden pjesë nga Kurani apo Suneti
Mendimi më i saktë është se nuk lejohen për shkaqet e mëposhtme:
1. Për t’i mbyllur rrugët që shpien në shirk.
2. Për shkak se ndalesa për hajmalitë është e përgjithshme.

3. Ndoshta kjo shpie në përbuzjen e Kuranit dhe lutjeve pejgamberike. Kjo duket duke i hyrë me to në bano dhe duke ia eksponuar ato ndyrësirave.
4. Është shkak që keqbërësit shkruajnë një ajet, sure apo bismilahin e më poshtë shënojnë simbole djallëzore dhe fjalë ndihmëkërkuese me karakter idhujtar.
5. Ndoshta bëhet shkak që të lihet anash Kurani dhe (duaja) lutjet dhe mjaftohen me atë që është varur.
Shembuj të hajmalive prezente
1. Ajo e cila u varet fëmijëve nga frika prej të marrurit mësysh.
2. Atë që e marrin disa gra dhe e vendosin në dhomat e tyre apo nën jastëkët e tyre për t’u mbrojtur prej të marrurit mësysh, shqetësimit, apo për të sjellë dashurinë e burrit e të ngjashme.
3. Ajo e cila njihet si unaza e fejesës, pasi përveç asaj që ajo është e marrur nga të krishterët ajo gjithashtu mund të jetë prej shtigjeve të shirkut kur besohet se ajo është që bashkon emrat e dy të martuarve.
4. Vizatimet që varen në vetura, rruaza e të ngjashme për të larguar syrin e keq.
5. Ajo e cila njihet te futbollistët, të cilët e vendosin te parakrahu një mbështjellëse të caktuar ose e varin nëpër dritare, duke pretenduar se kjo ua sjell fitoren. Bile, ndoshta ajo që varet përmban ajete nga Kurani dhe ata vendosin nën këpucët e tyre.

Mblidhen 150 mijë euro për shërimin e Naronit

Në një email të dërguar në emailin e redaksisë, nga Zgjim Sojeva - koordinator i iniciativës për ta ndihmuar shërimin e Naron Kçikut - konfirmohet se brenda vetëm shtatë ditëve janë grumbulluar rreth 150.000 euro, të cilat do të jenë të mjaftueshme për të kryer operacionin dhe për mbuluar shpenzimet e hospitalizimit.
“Me gjithë vështirësitë e mëdha ekonomike, qytetarë të shumtë, biznese dhe organizata të ndryshme nga Kosova dhe diaspora nuk kanë kursyer për të mbështetur Naronin që të vazhdojë buzëqeshjen. Ekipi i mjekëve në Gjermani ka nisur përgatitjet dhe operacioni pritet të bëhet gjatë javëve në vijim”, thuhet në letrën e tij.
“Ju sigurojmë që çdo cent i mbledhur për Naronin, që tejkalon shumën e shpenzimeve për operacionin e tij, do të dedikohet për ndonjë rast tjetër të ngjashëm ose do t’i jepet si donacion jetimores së qytetit. Edhe për këtë do sigurohemi që të bëjmë publik transaksionin bankar.
Për fund, ne jemi të vetëdijshëm që në Kosovë ka shumë fëmijë si Naroni që kanë nevojë për ndihmë financiare për t’u mjekuar jashtë vendit. Por, si miq të prindërve të Naronit, kemi ndjerë për obligim që të angazhohemi me forcat tona dhe të kërkojmë ndihmën tuaj për të siguruar mjetet e nevojshme.
Ndoshta rasti i Naronit, por edhe shumë fëmijëve të tjerë duhet të shërbej si thirrje për të nisur një peticion qytetar drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të rritet presioni për krijimin e sistemit të Sigurimeve shëndetësore, si zgjidhje e qëndrueshme e këtij problemi”
Naroni është i lindur më 30 gusht 2012, ndërsa është diagnostikuar me ngushtim të kanaleve biliare. Kësisoj bila toksike, e cila prodhohet në mëlçi, nuk mund të rrjedhë dhe dëmton mëlçinë. Dhe, kur nuk trajtohet rezulton në cirozë të mëlçisë, që është kërcënuese për jetë dhe humbje të funksioneve të mëlçisë.
Ekspertët shëndetësorë në klinikën gjermane të Regensburg janë shprehur të sigurt për shërimin e tij.